‘Corriere della Sera’: Protestat shndërrohen në lëvizje kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Ramës
Protestat kundër Edi Ramës kanë vazhduar për 106 ditë me radhë. Ndërkohë protesta e të shtunës shënoi n...
Protestat kundër Edi Ramës kanë vazhduar për 106 ditë me radhë. Ndërkohë protesta e të shtunës shënoi n...
Tensione në protestën që u mbajt mëngjesin e sotëm në disa pika të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, rruga e Durr&e...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha q...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër rregullores së ...
Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2026-2027, ndërsa në ZVA bashkia Vlorë-Himarë do të ulen për herë t&eum...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka dërguar një mesazh urimi për nxënë...
Një grup deputetësh dhe kolegësh nga shumë parti në Britani po kërkojnë një ligj të ri për të adresuar ...
Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën Edit Du...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se do të shqyrtojë kërkesat e familjeve të viktimave të 11 shtatorit pë...
Tirana po përballet ditën e sotme me një trafik të rënduar, i cili përkon edhe me fluksin e makinave në ditën e par&eu...

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë brenda dy javëve kalimin në fazën e dytë të planit të tij të paqes për Gazën, raportoi televizioni izraelit Channel 12, duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë.
Sipas burimit, njoftimi mund të bëhet para Krishtlindjeve, pak përpara takimit të planifikuar midis Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në SHBA.
Sipas raportimit, SHBA dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë po zhvillojnë bisedime me Hamasin për një marrëveshje që do ta detyronte organizatën të heqë dorë nga kontrolli në Gaza dhe të nisë procesin e çmilitarizimit, dy pika kyçe të fazës së dytë, të pazgjidhura që nga armëpushimi i tetorit.
Marrëveshja parashikon që Hamasi të dorëzojë fillimisht armët e rënda, si raketa dhe predha, e më pas të heqë dorë gradualisht edhe nga armët e lehta. Pranimi i këtyre kushteve nga Hamasi do të jetë parakusht për fazën e dytë të planit, e cila përfshin edhe tërheqjen e forcave izraelite nga zona të caktuara përgjatë të ashtuquajturës “Vija e Verdhë”.
Një zyrtar i lartë amerikan tha për Channel 12: “Jemi afër momentit të së vërtetës. Hamasi duhet të vendosë nëse do të heqë dorë nga pushteti dhe të nisë çmilitarizimin në këmbim të tërheqjes së IDF, ose të refuzojë dhe të përballet me pasojat.”
Plani parashikon gjithashtu krijimin e një Këshilli të Paqes të drejtuar nga Donald Trump, i cili do të mbikëqyrë administrimin e Gazës, si dhe formimin e një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi për sigurinë e territorit.
Trump pritet ta drejtojë Këshillin së bashku me rreth dhjetë liderë nga vende arabe dhe perëndimore.
Nën Këshill do të funksionojë një komitet ndërkombëtar i udhëhequr nga ish-kryeministri britanik Tony Blair, si dhe nga këshilltarët e Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të shoqëruar nga figura të tjera globale.
Në nivel operacional, parashikohet krijimi i një komiteti teknokratësh palestinezë me 12–15 anëtarë, të pa lidhur me Hamasin apo Fatahun, të cilët do të merren me administrimin e përditshëm. Disa prej tyre ndodhen aktualisht në Gaza, ndërsa të tjerë pritet të mbërrijnë nga jashtë.
Lëvizja Studentët për Palestinën në Finlandë mbajti demonstrata duke u bërë thirrje universiteteve të ndërpr...
Presidenti çek Petr Pavel njoftoi të enjten në mbrëmje se synon të riemërojë miliarderin miqësor me Trump, Andrej Ba...
Mbi dy të tretat e evropianëve besojnë se vendi i tyre nuk do të jetë në gjendje të mbrohet ushtarakisht kundër një...
Disa fëmijë ukrainas të rrëmbyer nga forcat ruse u transferuan me forcë në Korenë e Veriut, thanë zyrtarët ukrainas...
Teksa SPAK, ka përqëndruar në aplikacionin “SKY” të gjithë punën hetimore në goditjen e elementëve të...
Disa dronë ndoqën avionin që transportonte të hënën presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Dublin, sipas raportimeve t&...
Kur e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn mbërriti në kryeministri në gusht të këtij viti, qeveria ish...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Ankona të Italisë, ku 50-vjeçari shqiptar Nazif Muslija d...
Udhëheqësi i një milicie të mbështetur nga Izraeli në Gaza është vrarë, duke i dhënë një goditje t&e...
I dashuri i një gruaje që vdiq në malin më të lartë të Austrisë po akuzohet për vrasje të paqëllimshme, p...