BOTA

"Merz do pavarësim nga SHBA!" Analiza: Efekti Trump-Putin në politikën e re të jashtme gjermane

M.B. Përditësimi i fundit 14 Prill 2025, 09:54

"Merz do pavarësim nga SHBA!" Analiza: Efekti Trump-Putin në

EUROPA- Situata e vështirë ndërkombëtare dhe politika e tarifave doganore e administratës amerikane të presidentit Donald Trump i vunë së fundmi negociatorët e partive gjermane që duan të krijojnë qeverinë nën presion shtesë për të arritur një marrëveshje. Është një "situatë e rritjes së tensioneve politike globale", tha kancelari i ardhshëm i pritshëm Friedrich Merz i CDU  kur prezantoi marrëveshjen e koalicionit. Merz i vë kërcënimeve dhe pasigurive mesazhin e partnerëve të koalicionit: "Ne duam dhe do të ndihmojmë në formësimin e ndryshimeve në botë për Gjermaninë”. Dhe kreu i SPD,  Lars Klingbeil konfirmoi: "Është një pikë kthese. Ne jetojmë në kohë vërtet historike." Këtu është një pasqyrë e sfidave më të rëndësishme të politikës së jashtme:

Çfarë planifikon të bëjë qeveria e ardhshme federale për sa i përket politikës tregtare?

Tarifat e larta të importit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kundërmasat e vendeve të prekura, shkaktuan javën që kaloi turbulenca tek tregjet aksioneve në mbarë botën dhe frikën e një lufte tregtare globale. Si një vend eksportues, Gjermania është e goditur veçanërisht rëndë nga tarifat, kjo edhe sepse ekonomia gjermane ka qenë në recesion për më shumë se dy vjet.

BE-ja është përgjegjëse për tregtinë transatlantike, Gjermania nuk mund të veprojë e vetme këtu. E vetëdijshme për cenueshmërinë e Gjermanisë, qeveria e ardhshme federale është e përkushtuar të mos lejojë përshkallëzim të mëtejshëm. Në marrëveshjen e koalicionit thuhet: "Në periudhën afatmesme synojmë një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në,  në një afat të shkurtër duam të shmangim një konflikt tregtar dhe jemi të përkushtuar të ulim tarifat e importit në të dy anët e Atlantikut”. Duke pasur parasysh veprimet e fundit të Trump-it, kjo mund të shihet edhe si një qasje mjaft optimiste.

Gjermania dhe marrëdhënia transatlantike

Friedrich Merz është në të vërtetë një transatlantik i bindur. Për dhjetë vjet ai ishte kryetar i Urës së Atlantikut, një organizatë jopartiake e dedikuar për forcimin e marrëdhënieve amerikano-gjermane. Ndonëse nuk ka jetuar kurrë në SHBA, ai thotë se e njeh shumë mirë mënyrën e të menduarit amerikan falë viteve të punës për grupin amerikan të investimeve BlackRock. Por me fillimin e mandatit të dytë të Donald Trump në detyrë, besimi i Merz në një partneritet të ngushtë gjermano-amerikan është tronditur rëndë. "Jam i tronditur nga Donald Trump”, tha ai pasi Trump i dha pjesë të fajit për luftën edhe   Ukrainëa. Merz u shpreh i shokuar, kur Trump dhe zëvendëspresidenti J.D. Vance poshtëruan publikisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Gjermania ka pasur një reputacion të keq te Trump që nga koha e kancelares së CDU, Angela Merkel, edhe për shkak të politikës së hapur të Merkelit për refugjatët, të cilën Presidenti amerikan e urrente. Edhe pse Merz vazhdimisht distancohet politikisht nga Merkel, një takim personal midis Merz dhe Trump nuk do të ishte i lehtë. Deri më tani, asnjë nuk është planifikuar.

Ukraina: A do të ofrojë Gjermania tani raketat Taurus?

Përpjekjet e Donald Trump për të sjellë paqen në Ukrainë i kanë kthyer evropianët thjesht në spektatorë. Ai po negocion drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin. As presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në bisedimet. Nëse arrihet një marrëveshje paqeje që mund të rezultojë në një paqe të diktuar për Ukrainën, gjermanëve dhe evropianëve të tjerë të BE-së ndoshta do t'u lihej vetëm roli i sigurimit të paqes.

Koalicioni i ardhshëm do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. "Ne qëndrojmë në krah të ukrainaseve dhe ukrainasve të guximshëm. Ata mund të mbështeten tek ne," tha Lars Klingbeil i SPD. Për këtë partnerët e koalicionit nuk kanë vendosur ende. Megjithatë, mbetet e paqartë saktësisht se çfarë do të ndodhë me ndihmën ushtarake. Si lider i opozitës, Merz kishte mbrojtur dërgimin e raketave gjermane me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë. Kancelari aktual i SPD-së, Olaf Scholz, gjithmonë e refuzoi këtë sepse kishte frikë se Gjermania do të tërhiqej në luftë me Rusinë.

Mbrojtja: Merz do pavarësim nga SHBA

Për shkak se Merz dyshon nëse SHBA do të respektojë klauzolën e mbrojtjes reciproke, ai tha në natën e zgjedhjeve se evropianët duhet "të arrijnë vërtet pavarësinë nga SHBA" sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërkohë, Merz jo vetëm që ka marrë nga Bundestagu Ok për "çfarëdo që të duhet" për përmirësimin e Bundeswehr-it. Ndërkohë ai synon bashkëpunim më të ngushtë mes evropianëve në politikën e mbrojtjes. Ai dëshiron të bisedojë me fuqitë bërthamore evropiane, Francën dhe Britaninë e Madhe, nëse dhe si mund të përfitojnë Gjermania dhe Evropa nga mbrojtja e tyre bërthamore. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Të dy shtetet nuk kanë gjasa të jenë të gatshëm të ndajnë arsenalet e tyre bërthamore kaq thjesht.

Edhe brenda BE-së ka rezerva për më shumë bashkëpunim ushtarak. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban mban kontakte të mira me Vladimir Putin dhe refuzon mbështetjen për Ukrainën.

Politika gjermane e BE-së: suksesi nuk është gjithmonë i sigurt

Merz kishte akuzuar qeverinë aktuale nën kancelarin e SPD, Olaf Scholz, se ka lënë të dobësohet bashkëpunimi evropian. Mbi të gjitha kanë pësuar marrëdhëniet me partnerët më të afërt Francën dhe Poloninë, sipas tij, dhe Merz dëshiron ta ndryshojë gjendjen. Por kaq e lehtë nuk do të jetë. Presidenti francez Emmanuel Macron është nën presion brenda vendit. Pas vitesh nën qeverinë nacionaliste të krahut të djathtë të PiS, Polonia ka edhe një herë një udhëheqje pro-evropiane nën ish-presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk, megjithatë, aktualisht nuk ka asnjë marrëdhënie të ngushtë as me Parisin dhe as me Varshavën. Momenti i mëparshëm entuziast brenda BE ka kaluar. Populistët e krahut të djathtë janë në rritje pothuajse kudo dhe integrimi evropian nuk është më aq i lehtë.

Reduktim i rreziqeve me Kinën

Si një rrugëdalje nga konflikti tregtar me Trump, disa politikanë në Berlin dhe Bruksel duan të përqendrohen më shumë në tregtinë me Kinën. Por gjërat nuk shkojnë më si më parë, kur eksportuesit gjermanë bënin biznese të shkëlqyera atje. Makinat gjermane, hitet e të eksporteve në Kinë për një kohë të gjatë, tani po mbesin në parkingje. BE-ja, nga ana e saj e mbyll tregun e saj kundër makinave elektrike kineze. Edhe këtu, Gjermania, si një vend i orientuar nga eksporti, duhet të përpiqet të sigurojë që kufizimet e tregut në tregtinë me Kinën të mos shkojnë shumë larg.

Nga ana tjetër, koalicioni i ardhshëm dëshiron të zvogëlojë rreziqet e sigurisë kur merret me fuqinë ekonomike të Kinës. Fjalia në marrëveshjen e koalicionit "Ne duam të parandalojmë në mënyrë efektive investimet e huaja që bien ndesh me interesat tona kombëtare, në infrastrukturën kritike dhe në zonat e rëndësishme strategjike" ndoshta i referohet kryesisht Kinës.

Konflikti në Lindjen e Mesme: Netanyahu i mirëpritur në Gjermani? 

Qeveria gjermane është në një pozitë veçanërisht të vështirë këtu: Si konsekuencë nga historia naziste me vrasjen e miliona hebrenjve, siguria e Izraelit është e një rëndësie të veçantë për çdo qeveri gjermane. Nga ana tjetër, politikanët gjermanë e kanë kritikuar vazhdimisht goditjen e ashpër të Izraelit në Rripin e Gazës si joproporcionale. Hamasi, një grup militant, islamik palestinez klasifikohet nga SHBa, BE, Gjermania dhe vende të tjera si organizatë terroriste.

Qeveria gjermane është gjithashtu në dilemë për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i dyshuar për krime lufte në Rripin e Gazës. Gjermania mbështet gjykatën penale dhe në fakt do të duhej të arrestonte Netanyahun nëse ai do të vizitonte Gjermaninë. Megjithatë, Friedrich Merz ka premtuar se kjo nuk do të ndodhë nën udhëheqjen e tij si kancelar.

Po i thotë Gjermania lamtumirë mbrojtjes së klimës?

Të Gjelbrit kanë siguruar që mbrojtja e klimës në Gjermani të marrë shumë më shumë fonde dhe që neutraliteti i klimës të përfshihet në kushtetutë deri në vitin 2045 - por globalisht situata është ndryshe: Donald Trump jo vetëm që e nxori SHBA nga të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës menjëherë pas marrjes së detyrës, por edhe kompanitë e mëdha amerikane kanë ndjekur shembullin: gjigantët e investimeve si BlackRock dhe J.P. Morgan kanë braktisur projektet miqësore me klimën. Kjo do ta bëjë shumë më të vështirë për Gjermaninë të ecë përpara me mbrojtjen e klimës në nivel ndërkombëtar. Ndërkohë organizatat mjedisore besojnë se vetë qeveria e ardhshme nuk e ka më aq seriozisht këtë. Ata e shohin pasazhin në marrëveshjen e koalicionit, ku thuhet, se neutraliteti i klimës duhet të arrihet "me një qasje që bashkon mbrojtjen e klimës, konkurrencën ekonomike dhe ekuilibrin social" si një dobësim të qëllimeve klimatike./ DW

gjermania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë