BOTA

Merz përforcon strategjinë, CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Tetor 2025, 07:26

Merz përforcon strategjinë, CDU i thotë jo çdo afrimi me

Pavarësisht kërkesave rajonale, kancelari Merz përforcon strategjinë: distancë nga AfD dhe më shumë zgjidhje për qytetarët, shkruan Auron Dodi.

Bëhet fjalë kryesisht për disa deklarata publike, të anëtarëve të njohur të CDU-së, parti konservatore e qendrës së djathtë. Dhe të politikanëve rajonalë, që përballen me rezultatet zgjedhore të partisë Alternativa për Gjermaninë, AfD.

Si shembuj: fillimisht ishte ish-Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Peter Tauber, që kërkoi t'i jepet fund politikës së izolimit të AfD-së. Ai kërkoi "reflektim për një politikë të re të vijës së kuqe". Të tjerë politikanë e mbështetën. Ish-kryetari rajonal i CDU-së në landin e Tyringenit, Mike Mohring, i tha revistës Politico se "qytetarët duan që qeveritë të përfaqësojnë shumicën e votuesve". Ai tha se vendimi i papajtueshmërisë me AfD-në ka qenë i mirë "për vetëafirmimin e CDU-së, por larg realitetit, veçanërisht në lindje".

Në nivel rajonal, kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë në Bad Freienwalde, në landin lindor të Brandenburgut, Heidemann deklaroi se nuk mund ta injorojë faktin, se 48% e zgjedhësve, votuan për kandidatin e AfD-së. Për këtë shkak ajo vetë mezi i i fitoi zgjedhjet. Kandidatja e CDU-së u shpreh kundër një bashkëpunimi me AfD-në, por tha se është e nevojshme të kërkohet dialog me AfD-në, në hapësirën parlamentare.

Kryesia e CDU: Afërsia me qytetarët përmes zgjidhjeve, jo afrimit me AfD-në
Por CDU-ja dhe Friedrich Merzi refuzojnë çdo zbutje të vijave të kuqe në lidhje me AfD-në. Në një mbledhje të kryesisë së CDU-së, organit më të lartë, të dielën (19.10.), Merzi e bëri të qartë se bashkëpunim me AfD-në,parti pjesërisht ekstremiste e djathtë, nuk do të ketë. Të hënën (20.10.) ai e quajti AfD-në sërish"kundërshtarin kryesor".

Kryesia e CDU-së vendosi të mos ketë asnjë zbutje të strategjisë së distancimit, asnjë afrim, asnjë bashkëpunim. Asnjë qeveri minoriteti, të toleruar nga AfD-ja në zgjedhjet e ardhshme në lande. Vendimi i papajtueshmërisë me AfD-në dhe me partinë E Majta, i vitit 2018, mbetet në fuqi, pa ndryshim.

Megjithatë, strategjia do të përshtatet. U tha se CDU-ja duhet të paraqesë zgjidhje, të distancohet nga retorika apokaliptike e AfD-së. Dhe të bëhet një "burim inkurajimi". Ky në fakt është një proces.

Me fjalë të tjera: mbledhja e kryesisë së CDU-së, rikujtoi se ruajtja e vlerave demokratike kërkon më shumë sesa thjesht demarkacion - kërkon bindje aktive të qytetarëve.

Qëndrimi i socialdemokratëve , parti e qendrës së majtë ndaj AfD-së dihet se është i prerë. Kryeministri socialdemokrat i landit të Brandenburgut, Dietmar Woidke, përmblodhi kushtet për bashkëpunim me AfD-në. Ai tha se që të bjerë "muri mbrojtës", AfD-ja duhet të flakë jashtë të gjithë ekstremistët, të gjithë neonazistët... dhe të tjerë që e përçmojnë këtë shtet.

Gjërat e ndaluara duken më interesante
AfD po fiton terren në sondazhe. Ajo arrin rreth 25% në rang kombëtar. Dhe është në garë me CDU/CSU, që merr rreth 23%. Kordoni sanitar apo "muri mbrojtës" që nga viti 2018 për mosbashkëpunim me AfD-në, nuk e ka dobësuar atë. Në zgjedhjet komunale në landin e madh, Rini Verior-Vestfalia, AfD-ja i trefishoi votat që kishte.

Në nivel lokal, në Paderborn, p.sh., të qeverisur nga CDU-ja për tetë dekada rresht, kandidatit për kryetar bashkie të CDU-së iu desh të shkonte në balotazh për herë të parë (28.09.), edhe sepse humbi vota ndaj AfD-së. Kandidati i AfD-së mori 15% duke trefishuar rezultatin e vitit 2020.

Një strategji e kandidatit të AfD-së atje ishte paraqitja e AfD-së si CDU-ja tradicionale. Ai u tha medieve se ata që votuan për CDU-në, tani përballen me politikë të gjelbër dhe të kuqe.

Një psikolog i njohur, Stephan Grünewald ka folur për një ndjenjë pafuqie në rritje te shumë njerëz. Ai tha se muri mbrojtës ndaj AfD-së, nga shumë vetë perceptohet si "digë": sipas tij, njerëzit kanë ndjesinë se në anën tjetër të murit mbrojtës (pra atje ku është AfD-ja), ka njerëz që dinë t'ia dalin mbanë më mirë. Diferencimi politik funksionon, kur alternativat përcillen në mënyrë bindëse.

Rreziku më i madh për një demokraci - humbja e besimit të qytetarëve
Një sondazh interesant i fundit, evidenton më tej, një burim prej ku vazhdojnë të ushqehen pikëpamjet anti-establishment: sondazhi i Institutit Forsa (i porositur nga Universiteti Hohenheim i Shtutgartit) tregon se 17% e gjermanëve vazhdojnë të kenë një botëkuptim populist të djathtë. 17% e gjermanëve është e barabartë me 14 milionë vetë.

Një e katërta e të anketuarve të sondazhit reprezentativ besojnë se politika kontrollohet nga "fuqi të fshehta". Dhe më shumë se 20% janë të bindur se media e gënjen „me sistem" popullin.

Njerëzit me botëkuptim populist, sipas politologut Frank Brettschneider, e vlerësojnë "cilësinë e jetës në rajonin e tyre si dukshëm më të keqe. Ata janë më pak optimistë për të ardhmen. Dhe shpesh besojnë se gjërat dikur ishin më mirë".

Padurim për reformat
Kancelari Merz ka forcuar besimin dhe krenarinë për Gjermaninë te shumë njerëz, me rolin e tij aktiv në politikën e jashtme. Por në Gjermani ka ende njerëz skeptikë. Migrimi dhe ekonomia janë temat për të cilën e zgjodhën CDU/CSU. Dhe ekonomia gjermane vazhdon stanjacionin më të gjatë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ka padurim për reformat, që është zotuar të ndërmarrë qeveria. Ekziston edhe një drojë se reformat e domosdoshme për ekonominë gjermane, të cilat janë urgjente edhe për shkak të ndryshimeve gjeopolitike dhe ndikimit të tyre tek një ekonomi e bazuar në eksport, mund të mos realizohen plotësisht, por të cunguara. Me një shumicë prej vetëm 13 vendesh të koalicionit qeveritar në Bundestag (mbi shumicën absolute), çdo debat brenda koalicionit nxit pasiguri: a do të zbatohen plotësisht reformat e premtuara, apo vetëm pjesë të tyre.

Friedrich Merz vetë ka tërhequr vëmendjen te nevoja për kompromis në një koalicion qeveritar me socialdemokratët, SPD. "Nuk jam vetëm në këtë qeveri", tha ai së fundi.

Debati shpesh i gjatë për shkurtimin apo jo të përfitimeve sociale shmang vëmendjen nga masat e nevojshme për ekonominë, ankohen sipërmarrës.

Presidenti i Shoqatës së Prodhuesve të Makinerive, Bertram Kawlath,  e përmblodhi atmosferën në një samit të prodhuesve të makinerive në 16 shtator. „Ne ndodhemi në një pikë kthese. Nëse qendra demokratike nuk ofron rezultate, përfitojnë skajet politike. Hezitimi i politikës për reformat ka një çmim të lartë". Ai tha se numri i falimentimeve dhe humbja e vendeve të punës po rriten. Kawlath-i kërkoi ulje të taksave, më pak burokraci e lehtësim të dhënies së lejeve.

Merzi ka premtuar si përgjigje "një vjeshtë të reformave". Në një mbledhje në fillim të tetorit (09.10.) kabineti qeveritar vendosi lehtësimin e dhënies së lejeve në projektet e infrastrukturës dhe të ndërtimit, themelimin brenda 24 orësh të sipërmarrjeve të reja start-up dhe intensifikimin e administratës digjitale./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë