Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
MEKSIKË- Meksika dorëzoi të enjten figura të njohura të botës së krimit tek autoritetet amerikane, pjesë e një ekstradimi të beftë që përfshiu rreth 30 të dënuar me burg apo të tjerë në paraburgim, të akuzuar për lidhje me kartelet e dhunshme të drogës.
Disa janë drejtues të hershëm bandash, që mbretëruan mbi rrjetet ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe heroinës dekada më parë. Të tjerë, drejtues shumë më të rinj, të angazhuar kohët e fundit në trafikimin e sasive të mëdha të fentanilit vdekjeprurës drejt SHBA-ve.
Autoritetet meksikane konfirmuan se zyrtarët i dorëzuan SHBA-ve 29 figura të njohura të karteleve të drogës. Vendimi vjen pas kërcënimeve të vazhdueshme të Presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj gjitha mallrave meksikane, që siç tha ai sot (e enjte) do të hyjnë në fuqi më 4 mars.
Ky është ekstradimi më i pazakontë dhe më i madh ndër vite ndërmarrë nga Meksika. Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi, në një deklaratë me shkrim, konfirmoi se Shtetet e Bashkuara kishin marrë në dorëzim 29 figura të botës së krimit.
Të paktën dy prej tyre – përfshirë Rafael Caro Quinteron, i cili dyshohet si një nga përgjegjësit për vrasjen e një agjenti amerikan kundër narkotikëve në vitin 1985 – do të dalë të premten para gjykatës federale në Bruklin, sipas një personi në dijeni të çështjes.
Po kështu u dorëzuan emra të tjerë të trafikut të drogës, si Antonio Oseguera Cervantes - vëllai i bosit më të kërkuar të drogës në Meksikë, Nemesio Oseguera Cervantes, i cili drejton kartelin më të fuqishëm 'Jalisco New Generation'.
Autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për çdo informacion që çonte në arrestimin e Nemesios, i njohur si "El Mencho".
Autoritetet amerikane thonë se 'Jalisco New Generation' është një nga dy bandat kryesore meksikane të drogës, së bashku me kartelin famëkeq 'Sinaloa', përgjegjës për futjen e fentanilit në SHBA gjatë viteve të fundit.
Një figurë e rangut të lartë në krahun e kartelit 'Sinaloa' të udhëhequr nga djemtë e Joaquin "El Chapos" Guzman Loera, Jose Angel "El Guerito" Canobbio, ishte gjithashtu në mesin e atyre që u dorëzuan nga autoritetet meksikane.
Ekstradimi masiv shënon një përshkallëzim të ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara. Mes viteve 2019 dhe 2023, Meksika i ka dorëzuar SHBA-ve mesatarisht rreth 65 të dyshuar për krime në vit, sipas të dhënave të siguruara nga një zyrtar amerikan./VOA
Foto ilustruese UASHINGTON – Ndërkohë që shtohet numri i shteteve që miratojnë ligje për krimet kibernetike, analist&eu...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mirëpriti sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin britanik ...
Barack Obama SHBA - Një pretendim po qarkullon sërish në mediat sociale se Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i drejtuar nga ...
SHBA- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ka mbërritur sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Do...
ROMË- Vatikani thotë se Papa Françesku fjeti mirë gjatë natës së kaluar dhe po pushon të enjten, ndërsa vazhdon...
EUROPA- Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 sh...
IZRAEL- Një sulm në një stacion autobusi në Izraelin verior të enjten plagosi shtatë persona, njëri prej tyre në gjend...
RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar të enjten “elitat perëndimore” kundër sabotimit të një riafri...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se tarifat e tij të propozuara ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të hyjnë në fu...
SHBA- Kryeministri britanik Keir Starmer do të takohet me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten për t&eum...