BOTA

Mickoski prezanton në Kuvend përbërjen e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut

M.B. Përditësimi i fundit 18 Qershor 2024, 19:25
Mickoski prezanton në Kuvend përbërjen e Qeverisë së re
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski

SHKUP- Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të martën e ka dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut listën me përbërjen e Qeverisë së re, e cila pritet të miratohet në seancën që do të mbahet më 22 dhe 23 qershor. Ai tha se Qeveria e re do të ketë si prioritet kryesor sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve, por edhe integrimin evropian të vendit, “veçse jo me iluzione siç bënë të tjerët apo duke i dëmtuar interesat tona kombëtare”.

“Shteti më në fund është liruar nga qeverisja e deritashme dhe do t’u kthehet qytetarëve. Çdonjëri prej nesh duhet të ketë në plan të parë interesat shtetërore e kombëtare, në të kundërtën nuk mund të ketë vend në Qeveri”, u shpreh Mickoski.

Mickoski është mandatuar për kryeministër nga presidentja e shtetit, Gordana Silanovska-Davkova pas fitores së thellë të VMRO DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare, më 8 maj. Qeverinë e re do ta përbëjnë VMRO DPMNE-ja, koalicioni i partive shqiptare VLEN dhe partia ZNAM. Këto parti kanë një shumicë parlamentare prej 78 deputetëve nga 120 sa numëron gjithsej Kuvendi. Për zgjedhjen e Qeverisë së re duhet të votojnë 61 deputetë, ndërsa sipas rregullores së Kuvendit, debati nuk mund të zgjasë më shumë se dy ditë. Qeveria e re do të ketë 24 ministri, apo katër më shumë se përbërja e deritashme, pasi Kuvendi me kërkesë të mandatarit Mickoski, ka miratuar një ligj për riorganizimin e ministrive.

“Qytetarët presin rezultate të shpejta dhe ata këtë e meritojnë. Do të angazhohemi për zhvillimin e vendit. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë e pakompromis. Tolerancë zero për çdonjërin që përfshihet në krim apo skandale korruptive. Planifikojmë t’i pastrojmë të gjitha dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare gjatë shtatë vjetëve të kaluara. Këtë e meritojnë qytetarët dhe personalisht do të angazhohem që të zbardhet gjithçka çfarë ka ndodhur", tha Mickoski.

Duke folur për zhvillimin e vendit, ai premtoi mbështetje për bizneset si dhe të rinjtë në mënyrë që, siç u shpreh, "të ardhmen ta gjejnë në vendin tonë dhe jo jashtë tij”.

Partia e Mickoskit, VMRO DPMNE-ja, do të ketë numrin më të madh të ministrive, të cilat edhe kanë role kyç në Qeverinë e re. Zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit do të jetë Aleksandar Nikolloski. Për ministër të Mbrojtjes është caktuar Vllado Misajllovski, ndërsa ministër i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkoski. Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë do të drejtohet nga Timço Mucunski, ndërsa Ministria e Financave nga Gordana Dimitrieska-Koçoska. Ministria e re e Energjetikës do të drejtohet nga Sanja Bozhinovska, ndërsa e Ministria e Arsimit nga Vesna Janevska. Drejtuesit e këtyre ministrive janë bashkëpunëtorët më të afërt të Hristijan Mickoskit.

“Pres që çdonjëri prej tyre do të japë maksimumin pasi qytetarët presin rezultate. Gjatë përzgjedhjes së kuadrove të Qeverisë së re, jam udhëhequr nga parimet e ndershmërisë dhe përkushtimit. Të jenë njerëz që do t'u japin energji të madhe proceseve dhe do të investojnë plotësisht në realizimin e synimeve ambicioze të vendosura. Nuk e kemi luksin të mos ia dalim”, deklaroi Mickoski gjatë prezantimit të kandidatëve për ministra.

Poste ministrore në Qeverinë e re do të kenë edhe disa parti më të vogla që ishin pjesë e koalicionit parazgjedhor me VMRO DPMNE-në.Kryetari Partisë Demokratike Serbe, Ivan Stoilkoviç, do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër për Marrëdhënie mes Etniteteve. Stoilkoviç konsiderohet një politikan i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili është nën sanksionet e SHBA-së.

Stoilkoviç gjithashtu kultivon marrëdhënie të mira me Rusinë. Ai ishte njëri nga tre deputetët e Kuvendit, të cilët javën e kaluar u paraqitën si mysafirë në pritjen shtetërore me rastin e festës kombëtare - Ditës së Rusisë, të organizuar nga Ambasada ruse në Shkup. Në maj të vitit të kaluar, Stoilkoviq mori pjesë në forumin ndërkombëtar të sigurisë në Moskë.

“Përvoja e çmuar dhe shumë njohuri të reja, ky ishte bilanci i udhëtimit tim në Rusi”, pati komentuar Stoilkoviq në Facebook pas pjesëmarrjes në këtë manifestim.

Koalicioni VLEN që përbëhet nga katër parti shqiptare, në Qeverinë e re do të drejtojë gjashtë ministri ndërsa do të ketë edhe shtatë zëvendësministra. Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë do të jetë Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike. Besar Durmishi dhe Fatmir Limani nga Lëvizja Besa do të drejtojnë Ministritë e Politikës Sociale dhe Ekonomisë. Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, do të jetë ministër i Shëndetësisë, ndërsa Arben Fetai nga kjo parti është caktuar për zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë.

Orhan Murtezani nga partia Alternativa do të drejtojë Ministrinë e re për Eurointegrime. Ky do të jetë mandati i parë i Hristijan Mickoskit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut. VMRO-DPMNE është në opozitë që nga viti 2017, kur pas zgjedhjeve të vitit 2016, ra Qeveria e Nikolla Gruevskit, i cili u arratis në Hungari pas akuzave të ngritura ndaj tij për shpërdorim të detyrës zyrtare. Por, VMRO DPMNE-ja në zgjedhjet e 8 majit fitoi bindshëm duke i shkaktuar LSDM-së disfatën më të thellë që nga formimi i saj në fillim të viteve ‘90.

Në opozitë kalon edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i cili ka qenë pjesë e qeverisë që nga viti 2002. Kjo parti, e cila ka qenë në shënjestër të kritikave të shumta të opinionit më të gjerë për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion, në zgjedhjet parlamentare udhëhoqi atë që njihet si Front Evropian dhe në përbërje të tij kishte edhe katër parti të bashkësive etnike rome, turke dhe boshnjake./ REL

kryetari i vmro-dpmne-së hristijan mickoski

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë