BOTA

"Migracioni dhe ekonomia temat kryesore të fushatës zgjedhore"/ Gjermania në prag të një kthese politike

b.z Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2025, 08:47
"Migracioni dhe ekonomia temat kryesore të fushatës
Foto ilustruese

GJERMANI - Fushata elektorale ishte shkurtër, por e ashpër. Një fjalë u përsërit shpesh: ndryshim kursi. "Provuat tre vjet të bëni politikë të majtë në Gjermani. Nuk mund të vazhdoni më kështu", tha dy javë para zgjedhjeve Friedrich Merz, kandidati për kancelar i partive konservatore CDU/CSU. 

Në Bundestag, ai iu drejtua SPD-së dhe të Gjelbërve, të cilët, së bashku me FDP-në, ishin në koalicionin tripartiak të qendrës së majtë prej vitit 2021. Në nëntor 2024, qeveria u shpërbë pas muajsh të tërë debatesh për mungesën e fondeve në buxhet. Kjo situatë çoi në zgjedhjet e parakohshme, më 23 shkurt. 

SPD-ja përballet me një humbje të rëndë 

Ndërsa të Gjelbërit ruajnë në sondazhe një mbështetje të ngjashme me atë të vitit 2021, SPD-ja dhe FDP-ja kanë pësuar një rënie të ndjeshme. FDP-ja rrezikon të mos e kalojë pragun prej 5%, ndërsa SPD-së i kanoset një disfatë historike. Çdo rezultat nën 20% do të ishte më i keqi për këtë parti në historinë e pasluftës – dhe sondazhet e tregojnë atë shumë larg këtij pragu, aktualisht në 14%. Olaf Scholz do të bëhej kështu kancelari me mandatin më të shkurtër në 50 vitet e fundit dhe i vetmi socialdemokrat që nuk ka arritur të rizgjidhet si kancelar. 

Unioni në krye, AfD në vendin e dytë 

Sipas sondazheve, Friedrich Merz ka shanset më të mira për të fituar kancelarinë. Kryetari i CDU-së udhëheq Unionin e CDU/CSU, i cili, pasi drejtoi vendin për 16 vjet, kaloi në opozitë në vitin 2021 dhe tani kërkon të rikthehet në pushtet. Në vendin e dytë, me rreth 20% të votave, është AfD-ja, një parti pjesërisht ekstremiste e djathtë. Kjo është dyfishi i rezultatit të saj në vitin 2021. 

Si ra SPD-ja dhe u ngrit AfD-ja? 

Kandidati për kancelar i CDU-së, Friedrich Merz, e shpjegon këtë me rënien e ekonomisë. Sipas tij, "ekonomia jonë kombëtare, është tani e fundit në Bashkimin Evropian". 50,000 kompani kanë shpallur falimentim dhe rreth 100 miliardë euro kapital biznesi largohet nga vendi çdo vit. "Ekonomia jonë po tkurret, për të tretin vit radhazi jemi në recesion. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e pasluftës në Gjermani." 

Sipas Merz-it, Scholz dhe ministri i tij i Ekonomisë, Robert Habeck, i cili garon si kandidat për kancelar nga të Gjelbërit, "nuk e kuptojnë më realitetin". "A e dini si më dukeni?" – iu drejtua ai kundërshtarëve të tij. "Si dy drejtorë të punësuar, të cilët e kanë drejtuar një kompani drejt falimentimit dhe tani u thonë pronarëve: Ne duam ta vazhdojmë kështu edhe për katër vjet të tjera." 

Lufta, kriza energjetike, inflacioni 

Ndërsa Merz kritikon qeverinë aktuale gjithnjë e më ashpër, kancelari Scholz kalon gjithnjë e më fort mbrojtje. Ai thotë se nuk është faji i qeverisjes së tij, por agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës që ka shkaktuar krizën energjetike dhe inflacionin. Sipas Scholz-it, vështirësitë ekonomike do të vazhdojnë edhe për shkak të politikave të papritura të presidentit amerikan Donald Trump. "Era fryn kundër nesh. Dhe e vërteta është: kjo situatë nuk do të ndryshojë thelbësisht në vitet e ardhshme." 

AfD e gatshme për koalicion me CDU/CSU

Ekonomia e dobësuar ishte njëra nga temat më të diskutuara gjatë fushatës zgjedhore. Por pas një sulmi vdekjeprurës me thikë nga një azilkërkues i refuuar në Aschaffenburg, çështja e migracionit kaloi në plan të parë. Friedrich Merz kërkoi ashpërsimin e politikës së azilit dhe paralajmëroi se, nëse do të ishte e nevojshme, do ta mbështeste edhe me votat e AfD-së.

Deputetët e AfD-së e pritën me entuziazëm faktin që, në fund të janarit, një mocion i CDU/CSU për rregullore më të ashpra për azilin u pranua për shqyrtim në Bundestag. Si përfundim, mocioni u rrëzua me votat e partive të tjera dhe disa deputetëve të CDU-së, por për partinë e skajit të djathtë, AfD, kjo ishte një fitore. "Këtu dhe tani fillon një epokë e re", tha Bernd Baumann, drejtuesi grupit parlamentar të AfD-së. "Diçka e re po fillon dhe AfD është partia që do ta udhëheqë këtë ndryshim." Ai e deklaroi partinë e tij të gatshme për një koalicion me CDU/CSU. 

Merz përjashton koalicon me AfD-në 

Pas këtij votimi, qindra mijëra qytetarë dolën në protesta kundër rritjes së ndikimit të së djathtës së skajshme në Gjermani. Edhe Scholz e kritikoi këtë bashkëpunim të konservatorëve me AfD-në. "Nuk është e parëndësishme nëse bashkëpunon apo jo me ekstremistët e djathtë. Jo në Gjermani!", tha ai. Ai shtoi se qytetarët nuk mund të kenë besim se Unioni nuk do të bashkëpunojë me AfD-në pas zgjedhjeve. Në debatet e mëpasshme televizive, Friedrich Merz e ka përjashtuar në mënyrë kategorike çdo mundësi bashkëpunimi me AfD-në. Sipas tij, qëllimi i AfD-së është të shkatërrojë CDU/CSU-në dhe një koalicion me AfD-në nuk do të ndodhë kurrë. 

Kush mund të formojë qeverinë e re? 

Por Merz-it nuk do t'i mjaftojnë votat për të qeverisur pa një parti partnere në koalicion. Sa më shumë parti të hyjnë në Bundestag, aq më të ndërlikuara bëhen marrëdhëniet dhe formimi i një qeverie. E majta pritet të arrijë pragun e hyrjes në parlament, ndërsa partia e re BSW dhe FDP-ja janë në rrezik. Nëse FDP-ja hyn në Bundestag, do të nevojitet ndoshta një qeveri tripartiake. Por liberalët e FDP-së kanë thënë se nuk duan të hyjnë sërish në një koalicion me të Gjelbërit, duke lënë si opsion vetëm një aleancë mes CDU/CSU, SPD dhe FDP. Nëse FDP ose BSW nuk hyjnë në parlament, mundësitë e tjera janë një koalicion mes CDU/CSU dhe SPD-së ose mes CDU/CSU dhe të Gjelbërve. 

Fotogaleria: Ngjyrat e koalicioneve të qeverive gjermane
Flamujt dhe semaforët simbolizojnë koalicionet e ndryshme pas zgjedhjeve në Gjermani, një praktikë e zakonshme nën sistemin proporcional të përfaqësimit.

E zeza e konservatorëve e kombinuar me të kuqen tradicionale të së majtës politike është kodi i ngjyrave të një koalicioni mes kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve. Në Gjermani ky quhet "koalicion i madh" (GroKo). Ka qenë në pushtet për herë të parë në vitet 1966-1969, si dhe në vitet 2005-2009 dhe 2013-2021 nën udhëheqjen e kancelares Angela Merkel
ile

Nga viti 2021 deri në 2025, Gjermania u qeveris për herë të parë nga një koalicion i qendrës së majtë nën drejtimin e kancelarit Olaf Scholz (SPD). Quhet semafor (Ampel) për shkak të ngjyrave. e kuqe për SPD, e verdhë për FDP dhe e gjelbër për ekologjistët. E filloi mandatin si një "koalicion i progresit", por për shkak të grindjeve të shumta dështoi pas tre vjetësh

Unioni Kristian-Demokrat (CDU) bashkëqeveris me Të Gjelbrit në disa lande gjermane, duke funksionuar mirë në nivel rajonal. Në Baden-Vyrtemberg, kryeministri i vetëm i Gjelbër, Winfried Kretschmann, formoi në vitin 2016 një qeveri me CDU-në. Ndërsa kryeministri demokristian, Hendrik Wüst, prej vitit 2022 drejton një qeveri të tillë në landin më të populluar të Gjermanisë, Renani Veriore - Vestfali
ër

Një marrëveshje trepalëshe midis CDU-së, Të Gjelbërve dhe liberalëve të FDP-së nuk u realizua në nivel kombëtar në vitin 2017, pasi FDP-ja u tërhoq nga negociatat. Por ky model është testuar në nivel rajonal, si në Schleswig-Holstein, ku qeveria "Xhamajka" e kryeministrit Daniel Günther ishte në pushtet deri në zgjedhjet e vitit 2022, kur ai vendosi të kalojë në një qeveri CDU-Të Gjelbrit.

Landin lindor të Saksonisë e qeveriste një koalicion midis CDU-së, SPD-së dhe të Gjelbërve deri në vitin 2024, nën drejtimin e kryeministrit Michael Kretschmer. Ky koalicion i pazakontë u krijua për të penguar rritjen e ekstremit të djathtë AfD, por në zgjedhjet e fundit, Të Gjelbrit nuk arritën të kalonin pragun prej 5% për t'u rikthyer në parlament.


Në landin lindor Saksoni-Anhalt qeveris që nga viti 2021 një koalicion i tillë, drejtuar nga kryeministri demokristian, Rainer Haseloff. Ky koalicion i papritur ishte e vetmja alternativë e mundshme për të penguar rritjen e partisë ekstremiste të djathtë 

Prej vitit 2018, Unioni Kristian-Social i Bavarisë (CSU) qeveris me Votuesit e Lirë (FW), ngjyra e të cilëve është portokalli. FW është një parti populiste me bazë lokale dhe me prirje nga e djathta ekstreme, e drejtuar nga Hubert Aiwanger. E fortë në zonat rurale të Gjermanisë jugore dhe lindore, FW synon një rol më të madh në nivel kombëtar dhe aktualisht ka tre deputetë në Parlamentin Europian.

AfD-ja nuk ka gjasa të hyjë në ndonjë koalicion, por drejtuesja e saj Alice Weidel deklaroi se qeveria e re do të vijojë politikën e deritanishme dhe se ndryshimi do të ndodhë gjithsesi, por "vetëm do të vonohet". 

Zgjedhjet e 23 shkurtit do të përcaktojnë kursin e ardhshëm politik të Gjermanisë./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë