BOTA

"Mikëpritja e ngrohtë ofroi një pamje ndryshe nga diskutimi i ashpër në SHBA"/ VOA: Udhëheqësit evropianë takohen me presidentin Zelenskyy

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 17:27

"Mikëpritja e ngrohtë ofroi një pamje ndryshe nga diskutimi

LONDËR- Udhëheqësit evropianë u takuan në Londër të dielën për të diskutuar luftën Ukrainë-Rusi. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi Presidentit të Ukrainës iu bë pritje e ngrohtë pasi javën e kaluar iu kërkua të largohej nga Shtëpia e Bardhë pas shkëmbimit të ashpër që pati me Presidentin amerikan Donald Trump.

Udhëheqësit botërorë u mblodhën gjatë fundjavës në Londër për një takim të nivelit të lartë për të diskutuar luftën e Ukrainës me Rusinë. Tre vjet pas konfliktit të përgjakshëm, udhëheqësit i thanë Presidentit Volodymyr Zelensky se do të kishte mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Mikëpritja e ngrohtë në Evropë ofroi një pamje ndryshe nga diskutimi i ashpër që zoti Zelensky pati javën e kaluar me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i Ukrainës ishte atje për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, të dy udhëheqësit patën një diskutim të tensionuar para kamerave.

“Ju ose do të nënshkruani marrëveshjen ose ne nuk ju mbështesim më. Nëse ne nuk ju mbështesim, ju nuk do t’ia dilni mirë. Ju nuk i keni kartat e duhura. Sapo ta nënshkruajmë marrëveshjen, ju do të jeni në një pozitë shumë më të mirë. Megjithatë, ju nuk jeni aspak mirënjohës dhe kjo nuk është një gjë e mirë”, tha Presidenti Trump gjatë takimit.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio përsëriti qëndrimin e presidentit të dielën se zoti Zelensky rrezikon nisjen e Luftës së Tretë Botërore duke vazhduar të luftojë. Ai shtoi se përfundimi i kësaj lufte vjen me ndërmjetësim dhe jo në fushën e betejës.

“Nuk ka asnjë gjasë që lufta të marrë fund nëse nuk i detyrojmë palët të ulen në tryezën e bisedimeve. Të gjithë duhet ta kuptojnë se kjo është një luftë që po shkon në një drejtim të keq me vdekje dhe shkatërrim. Lufta gjithashtu ka të gjitha llojet e rrezikut që mund të shpërthejë në një konflikt më të gjerë. Sa më shpejtë njerëzit ta kuptojnë këtë, mendoj se aq më shumë përparim do të jemi në gjendje të bëjmë”, thotë zoti Rubio.

Ndërkaq, ushtarët ukrainas të plagosur rëndë dhe me pjesë të trupit të prera, po kthehen në fushën e betejës. Ata janë pjesë e grupit që sipas Presidentit Zelensky përfshin 380 mijë ukrainas të plagosur në luftë.

Demokratët thonë se kjo është koha e gabuar për të braktisur një aleat.

“Gjatë fundjavës pashë ushtarë ukrainas me gjymtyrë të copëtuara që ndërsa trajtoheshin nga stafi mjekësor rrinin në njërën këmbë për të nderuar himnin e tyre kombëtar. Kjo nuk është koha që të ndërpresim ndihmën për këta ukrainas të guximshëm”, thotë senatorja demokrate Amy Klobuchar.

Ndërsa rritet numri i ukrainasve të lënduar po ashtu shtohen edhe thirrjet për bisedimet për paqe.

“Ne duhet t’i japim paqes një mundësi. Ne duhet të krijojmë kushtet që krijon mjaft trysni mbi Putinin, mbi Rusinë për t’i detyruar që të pranojnë bisedimet. Megjithatë, nëse gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë ne duhet të jemi në anën e Ukrainës”, thotë ambasadori britanik në Uashington, Peter Mandelson.

Për ushtarët ukrainas, disa me lëndime të rënda që ende vazhdojnë të luftojnë, paqja mund të mos arrij me kohë./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë