Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...

LIBAN- Çmimet e karburantit vazhduan të jenë të qëndrueshme të hënën dhe pritet që të vazhdojnë të bien për tretin muaj me radhë, ndërsa të dhënat për nivelin e prodhimit dhe të kërkesës i tejkaluan shqetësimet se sulmet e Izraelit në Liban dhe në Jemen mund të përshkallëzojnë konfliktin në Lindjen e Mesme.
Çmimet kryesore të referencës të parashikuara për nëntorin ranë me 10 cent, pra në 71.88 dollarë për fuçi dhe rënia pritet të vazhdojë edhe për dhjetorin. Nëse vazhdon rënia e parashikuar, kjo pritet të jetë ulja më e madhe e çmimit që nga nëntori 2022.
Të hënën, tregu u përball me mundësinë që Irani, një vend kryesor i prodhimit të karburantit dhe vend anëtar i OPEC-ut (Organizata e Vendeve Eksportuese të Karburantit), mund të tërhiqet në një përfshirje të drejtpërdrejtë në konfliktin që po zgjerohet në Lindjen e Mesme.
Që nga java e kaluar, Izraeli ka shtuar sulmet, duke vrarë udhëheqës të Hezbollahut dhe të Hamasit në Liban, si dhe duke goditur objektiva të huthive në Jemen. Të treja këto organizata mbështeten nga Irani.
“Mendojmë se disa prej kompanive në treg nuk do të ndikohen aq shumë nga përshkallëzimi, duke qenë se nuk ka patur një ndërprerje madhore fizike dhe Irani nuk ka treguar ndonjë dëshirë për t’u bërë pjesë e këtij konflikti gati njëvjeçar”, tha Helima Croft, nga firma “RBC Capital Markets”.
Çmimet e karburantit nuk reaguan pas njoftimit nga Pekini javën e kaluar të masave stimuluese financiare. Kina ka ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe është ndër vendet kryesore që importojnë karburant.
Kompanitë e tregtimit të karburantit vënë në pikëpyetje nëse masat e Pekinit do të mjaftojnë për të nxitur nivelin e kërkesës, që këtë vit ka qenë më i ulët se ç’pritej.
Të dhënat e së hënës nuk janë inkurajuese për kërkesën që do të ketë në tregun kinez. Aktivitetet prodhuese në Kinë vazhduan të bien për të pestin muaj me radhë dhe sektori i shërbimeve u ngadalësua ndjeshëm në shtator.
Për uljen e çmimit duket se ka ndikuar edhe njoftimi se mund të rifuten në treg eksportet prej gjysmë milionë fuçi nafte të papërpunuar nga Libia, pasi pritet të zgjidhet një mosmarrëveshje me bankën qendrore. U njoftua gjithashtu se Arabia Saudite mund të heqë dorë nga objektivi për të arritur një çmim prej 100 dollarësh për fuçi dhe se organizata OPEC+ do të fillojë nga dhjetori të zbusë uljen vullnetare të sasisë së karburantit që hidhet në treg.
Më vonë të hënën, tregjet do të jenë në pritje edhe të një fjalimi të kryetarit të Rezervës Federale amerikane, Jerome Powell, për të marrë ndonjë sinjal në lidhje me ritmin që do të ndiqet për lehtësimin e politikave monetare./VOA
Foto ilustruese SHBA- Vetëm këtë vit, rreth 8 milionë të rinj mbushin moshën 18 vjeçare, duke fituar të drejt&eum...
SHBA- Dy motra binjake të adoptuara nga familje të ndryshme kur ishin vetëm pesë muajshe, janë ribashkuar së fundmi në SHBA...
Foto ilustruese ITALI- Ndryshimet klimatike kanë detyruar Italinë dhe Zvicrën të rishikojnë kufijt&e...
Ryan Wesley Routh SHBA- Një burrë që, sipas autoriteteve, kaloi 12 orë jashtë fushës së golfit të ish-presidentit a...
GJERMANI- Gjermania evakuoi nga Libani stafin joesencial të ambasadës së saj në Bejrut, varësit e tyre dhe disa qytetarë gjerman...
Foto ilustruese EKUADOR- Shtatë persona janë vrarë në provincën Guayas të Ekuadorit, ku bandat rivale po luftojnë p...
Foto ilustruese SERBI- Partitë opozitare në Serbi do të mbështesnin një politikë “autoktone” të serbëve...
Foto ilustruese RROGOZHINË- Pesë puonjës të Bashkisë Rrogozhinë janë vënë në pranga pasi akuzohen p...
LAS VEGAS- Një statujë denigruese e ish-presidenti amerikan Donald Trump është ngritur në Las Vegas. Statuja 12 metra e lar...
Vance dhe Walz SHBA- Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance do të përballen të martën në debatin e kandidatëve për ...