BOTA

Çmimi "Karl" në Gjermani, kush është Pinchas Goldschmidt?

n.f Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 09:52
Çmimi "Karl" në Gjermani, kush është Pinchas
Pinchas Goldschmidt

GJERMANI- Çmimi i Karlit të Madh i qytetit të Aachenit këtë vit i jepet rabinit Pinchas Goldschdmit për rolin e tij të rëndësishëm në promovimin e dialogut dhe tolerancës në Evropë. Po kush është ky rabin? Çmimi i Karlit të qytetit Aachen është një nga çmimet me prestigjioze të Europës dhe i jepet personaliteteve dhe institucioneve që kanë luajtur rol për forcimin e unitetit në Europë. Që nga viti 1950 me të janë nderuar baballarët themelues të BE, mbretër, kryetarë qeverish, presidentë, papë, opozita në Bjellorusi dhe populli ukrainas. Më 9 Maj 2024 çmimi për herë të parë i jepet një rabini.

Pinchas Goldschmidt është për afër 13 vjet drejtues i Konferencës Europiane të Rabinëve, CER ku bëjnë pjesë 800 klerikë hebrenj. 60 vjeçari është rabini më i njohur i Europës. "Direktorati i Çmimit Karl me këtë çmim do të dërgojë një sinjal, se jeta hebraike është pjesë e vetëkuptueshme e Europës dhe se në Europë nuk ka vend për antisemitizëm", thuhet në njoftimin e dhënies së çmimit.

"Shpërthim i antisemitizmit"

"Në realitet është për fat të keq e kundërta", thotë Goldschmidt për Deutsche Wellen. "Ne përjetojmë që nga 7 tetori një shpërthim të antisemitizmit." Terrori i organizatës islamiste, Hamas kundër Izraelit shkaktoi vrasjen më të madhe masive kundër hebrenjve që nga Holokausti. Rreth 1200 vetë u vranë, rreth 240 vetë u morën pengje. Izraeli ka reaguar që atëherë me një ofensivë të gjerë ushtarake në Gaza.

Që nga kjo kohë urrejtja kundër hebrenjve në botë është rritur. Prindërit hebrenj, thotë Goldschmidt, kanë frikë të dërgojnë fëmijët në shkollë, meshkujt druhen të veshin kipa në rrugë. Jeta hebraike shpesh zhvillohet nën mbrojtje policie.

Antisemitizmi, sipas rabinit, u bë sërish normal. Kjo duhet të ndryshojë. Qeveritë duhet të bëjnë të qartë, se nuk e pranojnë urrejtjen kundër hebrenjve, "as në shkolla, as në rrugë, as në kulturë". Për sa kohë që kjo tolerohet, "ne kemi një problem të madh".  Kur Goldschmidt thotë "ne", ai nuk ka parasysh vetëm hebrenjtë, por të ardhmen e Europës.

Tek historia europiane e familjes Goldschmidt bën pjesë edhe tmerri i Aushvitcit. Pinchas Goldschmidt lindi në vitin 1963 në Zürich. Gjyshërit për shkak të një sëmundjeje të gjyshes ia dolën në kohën e duhur të zhvendoseshin në vitin 1938 nga Vjena në Zürich. Por stërgjyshërit nga ana e nënës vdiqën në Aushvitc, edhe motra e vëllezër të gjyshit, më shumë se 40 të afërm, thotë rabini.

Nga viti 1993 deri në vitin 2022, Goldschmidt ishte kryerabin në Moskë. Pak ditë para fillimit të sulmit rus kundër Ukrainës në shkurt 2022 ai u largua me shpejtësi nga Rusia, sepse Kremlini donte t'i detyronte klerikët fetarë të mbështesnin orientimin politik të tij. Që nga largimi i tij nga Rusia, më shumë se 100.000 hebrenj e kanë braktisur Rusinë, thotë rabini. "Situata politike në Rusi po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ky vend po kthehet në kohën e plotë të izolimit, në kohën e Bashkimit Sovjetik pa komunizëm. Dhe antisemitizmi është sërish pjesë e politikës qeveritare."

Që nga largimi nga Rusia, Goldschdmidt dhe bashkëshortja me shtatë fëmijët e mjaft nipër e mbesa jetojnë në Jeruzalem. Në një vend të ndryshuar që nga 7 tetori 2023. "Unë ika nga një luftë dhe erdha tek tjetra." Lufta, thotë Goldschmidt, është diçka e tmerrshme, më e tmerrshmja që ka shpikur njerëzimi. Por Izraeli, si çdo vend tjetër, ka të drejtë të vetëmbrohet. Në Gaza Izraeli nuk lufton kundër një ushtrie, por një trupe guerilase.

Rabini flet edhe për rolin e Iranit, që mbështet Hamasin dhe milicët Hizbollahë, të dyja organizata që BE i ka shpallur si terroriste. "Kjo është një kohë shumë me rëndësi për Europën. Europa duhet të mbrohet kundër këtyre sulmeve. Këto sulme kundër demokracisë dhe lirisë, që vijnë nga njëra anë nga Rusia, dhe nga ana tjetër nga Irani."

Rabini poliglot është një mjeshtër i dialogut. Ai ndodhet rregullisht në dialog me shumë njerëz të politikës, ka qenë shpesh për vizitë   në zyrën e kancelarit gjerman, ka vizituar Papa Françeskun. Që nga koha e zgjedhjes si president i Konferencës Europiane të Rabinëve ai ka nxitur një dialog të klerikëve rabinë me imamët myslimanë nga vendet europiane dhe afrikano-veriore. Takime të ndryshme dhe rritja e besimit tek njëri-tjetri, që rrallë zënë vend në media, por që janë shumë të rëndësishme për bashkëjetesën. Ndërkohë Konferenca e Rabinëve ka edhe një seli në Mynih.

"Në vend që të luftohet islami radikal luftohet thjesht feja islame. Ky është një gabim shumë shumë i madh", thekson Goldschmidt. Duhet të luftohet islami radikal, por nga ana tjetër duhet të jetë e qartë, "se islami si i tillë mund të bëhet një pjesë e çmuar e Europës, kur besimtarët dhe përfaqësues të tij jetojnë si të gjithë aktivisht vlerat europiane si liria, demokracia dhe toleranca."

Për nderimin me Çmimin Karl ai gëzohet. "Për mua personalisht, për komunitetin hebre në Europë është një sinjal i mirë. Sepse ne duam më shumë mbështetje për komunitetin hebre nga shoqëria civile. Kjo ka shumë rëndësi."

Marrë nga DW

pinchas goldschmidt

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë