BOTA

Çmimi kryesor i BE-së për të drejtat e njeriut: Kush është në garë për Sakharov?

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shtator 2025, 07:56
Çmimi kryesor i BE-së për të drejtat e njeriut: Kush

Sezoni i ndarjes së çmimeve po nis, të paktën kur bëhet fjalë për çmime që kanë peshë të madhe politike.

Të gjithë sytë, sigurisht, do të drejtohen nga Komiteti Norvegjez i Nobelit kur më 10 tetor të shpallë fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, veçanërisht duke pasur parasysh se disa shtete e kanë nominuar presidentin amerikan, Donald Trump, për këtë çmim.

Por, këtë vjeshtë shpallet edhe një çmim tjetër i rëndësishëm, Çmimi vjetor Sakharov për Lirinë e Mendimit, që është çmimi më i lartë për të drejtat e njeriut i Bashkimit Evropian.

Përderisa presidenti amerikan nuk është propozuar për këtë çmim, që ka një vlerë monetare prej 50.000 eurosh, shumë individë dhe organizata nga zonat që i mbulon Radio Evropa e Lirë janë nominuar, përfshirë studentët protestues serbë, Parada e Krenarisë në Budapest, gazetari polako-bjellorus, Andrzej Poczobut, gazetarja gjeorgjiane Mzia Amaglobeli së bashku me lëvizjen prodemokracisë në shtetin e saj.

Ata garojnë me të nominuar të tjerë, sikurse gazetarët palestinezë dhe punonjës të ndihmës, dhe po ashtu janë në garë kundër aktivistit konservator, Charlie Kirk, i cili u vra së fundi.

Manovrat politike

Çmimi menaxhohet në tërësi nga Parlamenti Evropian.

I krijuar më 1988 për nder të shkencëtarit dhe disidentit rus, Andrei Sakharov, ai u shndërrua në një nga mjetet kryesore të raporteve me publikun të këtij organi, me regjime shtypëse që shpesh reagojnë ashpër ndaj ligjvënësve evropianë për disa nominime apo fitues të këtij çmimi.

Nuk është e pazakontë që fituesit e Çmimit Sakharov më pas të fitojnë Çmimin Nobel për Paqe. Si shembull në këtë drejtim mund të përmendet aktivistja pakistaneze për arsim, Malala Yousafzai dhe humanisti kongolez, Denis Mukwege.

Nominimet – të cilat këtë vit zyrtarisht prezantohen më 23 shtator në një seancë të përbashkët të komiteteve për çështje të jashtme, zhvillim dhe të drejtat e njeriut të Parlamentit Evropian – zakonisht propozohen nga grupe të ndryshme politike në PE ose nga të paktën 40 anëtarët e Parlamentit.

Afati për nominimet përfundoi javën e kaluar dhe grupet veçse kanë treguar se kë kanë nominuar.

Prandaj, ngjarja e 23 shtatorit në thelb është një mundësi për grupet që të prezantojnë të nominuarit e tyre, sepse manovrat politike mbi atë se cili nga tre kandidatët do të përfshihen në listën përfundimtare – dhe kush në fund do të shpallet fitues – fillojnë tani.

Dhe, këto me të vërtetë janë manovra politike.

Lojë numrash

Edhe madhësia ka rëndësi. Lista e ngushtë përpilohet më 16 tetor të këtij viti, kur anëtarët e komiteteve për çështjet e jashtme dhe zhvillim të Parlamentit Evropian do të zhvillojnë një votim të fshehtë për kandidatin e tyre të preferuar.

Rregulli është një anëtar, një votë dhe tre kandidatët që marrin më së shumti mbështetje janë ata që përfshihen në listën e ngushtë.

Pasi që votimi është i fshehtë, askush nuk e tregon zyrtarisht rezultati përfundimtar, por mediat zakonisht arrijnë të sigurojnë shifrat dhe rëndom gara është shumë e ngushtë, me më pak se disa vota që përcaktojnë treshen finale.

Disiplina partiake është thelbësore në këtë çështje, me eurodeputetët që shpesh ushtrojnë presion për të votuar kandidatin që ka propozuar grupi i tyre politik. Dhe, meqë përbërja e dy komiteteve përcaktohet nga madhësia e grupeve politike, gjithçka bëhet një lojë numrash.

Gjërat ndërlikohen edhe më shumë nga ata të nominuar që nuk mbështeten nga një grup politik, por nga disa eurodeputetë nga i mbarë spektri politik.

Kjo i bën që gjithçka të jetë e paparashikueshme.

Dhe kjo paparashikueshmëri shpesh mbizotëron deri në vendimin përfundimtar, i cili duhet të merret më 22 tetor.

Vendimi nuk merret nga asnjë komunitet, por nga Konferenca e Presidentëve të PE-së, që përbëhet nga presidentja e PE-së, Roberta Metsola, dhe nga udhëheqësit e tetë grupeve politike. Edhe këtu votimi është i fshehtë dhe diskutimet mund të zgjasin. Por, sërish madhësia ka rëndësi: sa më i madh të jetë grupi politik, aq më e rëndë është pesha e votës së tij.

Pra, kush do të futet në listën e ngushtë dhe kush mund të jetë fituesi i mundshëm?

Logjika sugjeron se do të jetë Andrzej Poczobut, duke pasur parasysh se ai mbështetet nga grupi më i madh në PE, Partia Popullore Evropiane, e qendrës së djathtë.

“Ata zakonisht e arrijnë qëllimin e tyre”, siç tha një zyrtar i PE-së për Radion Evropa e Lirë, duke folur për çmimin.

Po ashtu, ndihmon fakti që Poczobut është nominuar nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë, grupi i katërt më i madh.

Këto dy grupe u bën bashkë edhe më 2024 për të promovuar, me sukses, politikanët opozitarë nga Venezuela Maria Corina Machado dhe Edmundo Gonzalez për Çmimin Sakharov.

Zyrtarët nga këto dy grupe politike thanë për Radion Evropa e Lirë se besojnë se një fitore e Poczobutit mund ta ndihmojë atë të lirohet nga burgu, veçmas pasi regjimi autoritar i Aleksandr Lukashenkos ka nisur të lirojë të burgosur politikë. Këto lirime pasojnë një shtypje të ashpër të shoqërisë civile dhe aktiviteteve të opozitës pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Bjellorusi, që gjerësisht u konsideruan si të manipuluara.

Por, nuk është e sigurt që Poczobut do të fitojë.

Grupi i dytë më i madh, Socialdemokratët e qendrës së majtë kanë propozuar “gazetarë dhe punonjës të ndihmës humanitare në zonat e konfliktit, të përfaqësuar nga Shoqata Palestineze e Shtypit, Shoqëria Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze dhe nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë”.

Ndërsa grupi më i vogël, Të Majtët, ka nominuar një sërë gazetarësh palestinezë.

Nëse këto dy grupe pajtohen që të bashkojnë nominimet e tyre dhe të zgjedhin një person ose një organizatë palestineze, ata mund të kenë numrat e nevojshëm që i përzgjedhuri i tyre të fitojë.

Nominimet që kanë më pak gjasa për fitore

Numrat ndoshta nuk e favorizojnë Paradën e Krenarisë të Budapestit, të propozuar nga të Gjelbrit, të cilët nuk janë një forcë e madhe politike, as studentët protestues serbë, të mbështetur nga grupi liberal Rilindja, që është grupi i pestë më i madh.

Edhe nominimi i Charlie Kirk nuk ka gjasa që të triumfojë, pasi ky nominim mbështetet nga një fraksion më i vogël i të djathtës ekstreme, Evropa e Shteteve Sovrane, fraksion me të cilin asnjë grupim tjetër politik nuk dëshiron të bashkëpunojë.

Një e nominuar që mund të jetë një zgjedhje kompromisi është gazetarja e burgosur gjeorgjiane, Mzia Amaglobeli. Ajo mbështetet nga 61 ligjvënës evropianë nga parti të ndryshme politike. Normalisht, kjo mbështetje mund të mos jetë e mjaftueshme për ta futur emrin e saj në listën e ngushtë. Por, pothuajse të gjitha grupet politike – përfshirë edhe Partinë Popullore Evropiane dhe Socialdemokratët – e kishin shqyrtuar mundësinë që ta nominonin atë para se të zgjidhin emra të tjerë.

Amaglobeli është një figurë e pranuar dhe e admiruar gjerësisht në PE. Asnjë gjeorgjian nuk e ka fituar këtë çmim dhe PE-ja dëshiron të dërgojë një mesazh për Tbilisin.

Megjithatë, shanset janë të vogla, pasi grupet politike zakonisht janë të disiplinuara, por këtë vit gara është më e hapur se kurrë më parë./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë