BOTA

Ministrat e Jashtëm të Aleancës të mbledhur në Pragë për vendimin: Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?

M.B. Përditësimi i fundit 31 Maj 2024, 08:24
Ministrat e Jashtëm të Aleancës të mbledhur në
Kandidatët

PRAGË- Më 30 dhe 31 maj në Pragë të Çekisë janë mbledhur ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s për të vendosur se kush duhet ta udhëheqë aleancën transatlantike në vitet e ardhshme. Jens Stoltenberg i Norvegjisë i cili mori detyrën në vitin 2014, do të largohet nga pozita si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s më 1 tetor. Aleatët pothuajse janë dakordësuar për një emër, por thuhet se ende ka pengesa në rrugë. Ndërkohë, vendimi i tyre vjen në një moment kyç për aleancën më të madhe ushtarake, pasi ajo po përballet me kërcënimin e një Rusie gjithnjë e më luftarake dhe një presidencë të dytë nga Donald Trump në horizont.

Si e zgjedh NATO Sekretarin e saj të Përgjithshëm?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është nëpunësi më i lartë civil i aleancës dhe zgjidhet me konsensus të anëtarëve të paktit ushtarak. Historikisht, ai kryeson komitetet kryesore të NATO-s, vepron si zëdhënës dhe rekruton staf ndërkombëtar. Në praktikë, përzgjedhja e tij bëhet përmes kanaleve diplomatike joformale, por gjetja e një kandidati të përshtatshëm nuk është e lehtë.

Kush janë kandidatët?

Një prej kandidatëve, është Mark Rutte, kryeministër i Holandës që nga viti 2010. Kandidatura e tij ka fituar mbështetje nga 29 prej 32 anëtarëve të aleancës, duke përfshirë edhe atë nga SHBA-ja. Pas muajsh bisedimesh, ish-shefi i spiunazhit Dirk Schoof me sa duket do të emërohet kryeministër i Holandës, që do të thotë se Rutte mund të largohet brenda disa javësh nga pozita. Por, ai nuk është i vetmi kandidat.

Kandidatët e tjerë përfshijnë presidentin rumun Klaus Iohannis, kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe ish-ministrin britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace. Megjithatë, disa janë të shqetësuar se emërimi i Rutte si kreu i NATO-s, i cili është shumë anti-rus, mund të përshkallëzojë më tej tensionet.

Ndërsa Rutte duket i preferuari, për përzgjedhjen e tij ka disa pengesa. Midis tyre është Hungaria dhe lideri i ekstremit të djathtë, Viktor Orban, i cili e sheh Perëndimin si nxitës të luftës dhe ka vënë veton ndaj ndihmës së BE-së për Ukrainën. Madje, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka konfirmuar se nuk do ta mbështesë Rutte.

Mbledhja në Pragë mund të jetë “politikisht e vogël” për ta zgjidhur ngërçin brenda aleancës. Shpresat janë të përqendruara në një samit të NATO-s në Uashington gjatë muajit korrik, pas një takimi të ministrave të Mbrojtjes në mes të qershorit. Shtyrja e një vendimi deri pas zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit e bën të mundshme që ai të përfshihet në një seri më të gjerë vendimesh për postet kryesore të BE-së.

Supozohet se Iohannis do të drejtojë Komisionin Evropian, megjithëse kjo punë ka më shumë gjasa t’i shkojë presidentes aktuale, gjermanes Ursula von der Leyen, raporton Euronews. Gjithashtu, Kallas mund të jetë zgjedhja e Estonisë për komisionere të BE-së, apo të përfundojë në krye të shërbimit diplomatik të bllokut. Të gjithë sytë janë nga zgjedhjet amerikane që do të zhvillohen në nëntor, me disa që kanë frikë se rezultati mund të dëmtojë tërësisht aleancën transatlantike. 

nato

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë