BOTA

Ministri amerikan i Financave: Evropa është e dobët, SHBA nuk tërhiqet nga Groenlanda

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Janar 2026, 20:11

Ministri amerikan i Financave: Evropa është e dobët, SHBA nuk

Ministri amerikan i Financave, Scott Bessent, ka forcuar mesazhin e Donald Trump drejtuar aleatëve evropianë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen në çështjen e Grenlandës, duke theksuar se Europa është “shumë e dobët” për të garantuar sigurinë e saj në mënyrë të pavarur.

Gjatë një interviste në “Meet the Press” të NBC News, Bessent minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për të anuluar marrëveshjen tregtare të arritur vitin e kaluar me administratën Trump, duke nënvizuar se presidenti amerikan përdor ndikimin strategjik si një mjet presioni për të arritur objektivat e tij.

“Para së gjithash, marrëveshja tregtare nuk është finalizuar ende dhe një veprim i jashtëzakonshëm mund të jetë krejtësisht ndryshe nga një marrëveshje tjetër tregtare,” deklaroi ai të dielën, duke shtuar se Trump “po përdor fuqitë e emergjencës për ta bërë këtë.”

Kujtojmë se të shtunën Trump njoftoi vendosjen e tarifave 10% mbi produktet nga tetë vende evropiane, me efekt nga 1 shkurti, me parashikim për rritje në 25% në qershor, nëse nuk arrihet një marrëveshje për “blerjen e Grenlandës”.

Ky veprim shkaktoi reagime të ashpra, me presidentin francez, Emmanuel Macron, që e quajti masën “të papranueshme” dhe paralajmëroi aktivizimin e mekanizmit më të fortë të kundërmasave të BE-së.

Bessent paraqiti një argument më të gjerë për kërkesën amerikane për Grenlandën, duke përmendur konkurrencën në rritje gjeopolitike në Arktik, planet e Trump për vendosjen e mbrojtjes antiraketore “Golden Dome”, si dhe varësinë historike të Evropës nga energjia ruse, e cila sipas tij “ka financuar operacionet ruse kundër Ukrainës.”

Kur u pyet nëse qëndrimi i Trump ndaj Evropës është thjesht një taktikë negociuese, ministri amerikan la të kuptohet se presidenti nuk ka ndërmend të ndryshojë linjë: “Evropianët duken të dobët, ndërsa SHBA-të tregojnë forcë,” tha ai. “Presidenti beson se siguria e forcuar nuk mund të arrihet pa përfshirë Grenlandën si pjesë të Shteteve të Bashkuara.”

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të liderëve evropianë se një hap amerikan për të marrë Grenlandën mund të çojë në shpërbërjen e NATO-s pas më shumë se 70 vjetësh, Bessent e quajti këtë dilemë “të rreme”. “Liderët evropianë do ta pranojnë dhe do të kuptojnë se kanë nevojë për ombrellën e sigurisë së SHBA-ve,” përfundoi ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?