Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
TIRANË- Ky vit pritet të shënojë rekord për sa u përket rendimenteve të grurit në Kosovë. Madje, sipas Ministrisë së Bujqësisë, për herë të parë në historinë e Kosovës së pasluftës sigurohet buka për gjithë vitin.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë sot për herë të parë pas luftës Kosova siguron bukën e motmotit. Peci në një video të publikuar në Facebook shkruan se në Novolan të Vushtrrisë do të fillojnë zyrtarisht fushatën e korrjeve shirjeve për këtë vit.
“Të dhënat nga terreni tregojnë se fatbardhësisht për herë të parë në historinë e Kosovës së pasluftës ne sigurojmë bukën e motmotit. Një angazhim i tillë është falë përkrahjes së qeverisë, punës së zellshme të fermerëve dhe begatisë prej Zotit”, tha ai.
Ministri i Bujqësisë tutje tha se kjo është edhe një tregues i qartë se me angazhim të sinqertë dhe punë meritore nuk ka objektiv që nuk arrihet.
“Zoti e bekoftë bukën e Kosovës, Zoti e bekoftë popullin e Kosovës”.
Edhe profesori universitar, Imer Rusinovci, konsideron se prodhimtaria e grurit këtë vit qoftë për nga sasia, qoftë për nga cilësia, është më e mirë se vitin e kaluar.
“Prodhimtaria e grurit këtë vit është më e mirë, qoftë për sasi të prodhimit, qoftë për cilësi. Tani korrjet kanë filluar edhe në rrafshin e Kosovës. Unë isha prezent në disa sondazhe në Komunën e Lipjanit dhe prodhimtaria ishte diku 6 deri në 7 tonë, që do të thotë dukshëm më e lartë në raport me vitet e kaluara”.
Vitin e kaluar kanë qenë 100 mijë hektarë me drithëra ku 66 mijë hektarë ishin me grurë. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se vendi ka mbi 512 mijë hektarë tokë të përshtatshme për bujqësi, por për qëllime të ndryshme shfrytëzohen mbi 420 mijë hektarë.
Sipas ASK-së, rreth 189 mijë hektarë shfrytëzohen për rritjen e kulturave bujqësore, mbi 217 mijë hektarë hyjnë në kategorinë e livadheve dhe kullotave, ndërsa sipërfaqet e tjera janë plantacione për pemë, perime dhe kopshte. Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar, që do të thotë se importon më shumë sesa eksporton, përfshirë këtu edhe prodhime bujqësore.
Vendi nuk i plotëson as nevojat e popullatës për grurë dhe importon nga fqinjët ose vendet e Bashkimit Evropian. Prodhimi vendor i grurit, ndër vite, është rreth 300 mijë tonë, kurse nevojiten mbi 410 mijë tonë./ Monitor
Orban HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha të premten se nuk është në pozitë për të udhëhequr ...
rishi sunak BRITANI- Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak iu drejtua publikut britanik jashtë Downing Street për të shënuar fundi...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë n&e...
Aksident GJERMANI- Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milion...
keir starmer dhe gruaja e tij BRITANI- E ndërsa në Europë fryn një erë e krahut të djathtë, Mbretëria e Bashk...
keir starmer BRITANI- Pak ditë para zgjedhjeve dhe sigurimit tashmë të fitores së laburistëve dhe postit si kryeministër i Mb...
Rohde KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mbështetur deklaratën Ambasadorit të Shteteve të Ba...
Foto ilustruese PALESTINË- Sanaullah, biznesmen nga veriperëndimi i Pakistanit, kundërshton operacionin ushtarak që Islamabadi thot&eum...
foto ilustruese BRITANI- Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për t'i dhënë Partisë Laburiste të qendrës s&eu...
Votim IRAN- Iranianët do të shkojnë edhe sot drejt qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ri pas vdek...