BOTA

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Këtë vit funksionalizohet reparti i IVF-së në QKUK

n.f Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2024, 16:24
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Këtë vit
Foto ilustruese

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, tha se pret që në mesin e muajit dhjetor në Qendrën Klinike Universitare të nisë ofrimi i shërbimit për fertilitet të asistuar mjekësor (IVF). Gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Vitia tha se në repartin për IVF në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës “kanë ardhur të gjitha aparaturat” për këtë metodë.

Megjithatë, ai tha se përveç aparaturave, nevojiten edhe barna të caktuara hormono-stimuluese, të cilat, sipas Vitisë, janë futur në listën e barnave esenciale dhe kanë nisur procedurat për sigurimin e këtyre barnave.Vitia tha se ofrimi i këtij shërbimi do të jetë shumë më i lirë për çiftet që duan të kenë fëmijë.

“Dy seancat e para do të jenë pa pagesë, ndërsa të tjerat janë me çmim shumë më të ulët sesa kanë qenë deri tash”, tha ai.

Për shkak të mungesës së ligjit adekuat, procedura e IVF-së deri më tani në Kosovë është ofruar vetëm nga institucionet private të lincenduara. Fertizilimi me IVF kushton mijëra euro dhe vetëm çiftet e martuara në Kosovë mund t’i nënshtrohen kësaj metode.

Vitia po ashtu foli për mungesën e ligjit adekuat. Por, ai tha se ka një udhëzim administrativ që është në fuqi, që sipas tij është i pamjaftueshëm, por ai do të përdoret për të funksionalizuar nisjen e ofrimit të këtij shërbimi.

Ministri i Shëndetësisë tha se udhëzimi aktual administrativ nuk mundëson që të ketë monitorim të institucioneve publike dhe private e as të sanksionohen ato në rast të shkeljeve eventuale. IVF-ja është një metodë fertiliteti, së cilës i nënshtrohen personat që nuk mund të lindin fëmijë në mënyrë natyrale.

Përmes kësaj procedure, ekipi mjekësor heq vezët nga vezoret e një gruaje dhe më pas i fekondon ato me spermë në laborator. Embrionit të fekonduar i jepen disa ditë për t’u rritur dhe më pas ai vendoset në mitrën e gruas. Procesi zakonisht zgjat katër deri në gjashtë javë. Por, as kjo metodë nuk është 100 për qind e suksesshme.

Çështja e ofrimit të shërbimit të IVF-së, po ashtu ka bllokuar miratimin në Kuvendin e Kosovës të një projketligji tjetër, atë për shëndetin riprodhues. Ky projektligj ka dështuar të miratohet, pasi kundërshtohet nga disa deputetë të partisë në pushtet, të cilët nuk duan që gratë e pamatuara dhe partnerët e gjinisë së njëjtë të mund t’iu nënshtrohen metodës së IVF-së./REL

ministri i shëndetësisë në kosovë ivf qkuk

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë