BOTA

Bisedimet në prapaskenë/ Ministri Iranian i ngriti zërin Kushnerit dhe Witkoffit. Si fjalia e Araqchit çoi në nisjen e sulmeve amerikane

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Mars 2026, 20:06
Bisedimet në prapaskenë/ Ministri Iranian i ngriti zërin

Takimi mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjenevë, ku në qendër të diskutimeve ishte programi bërthamor i Teheranit, u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje verbale.

Sipas NBC News, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi ngriti zërin gjatë bisedimeve ndaj të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, si dhe ndaj dhëndrit të Trump, Jared Kushner, i pranishëm në takim.

Duke cituar një zyrtar të lartë, raporti thekson se Araqchi këmbënguli se Irani ka një “të drejtë të patjetërsueshme” për të pasuruar uranium dhe sfidoi palën amerikane të deklaronte nëse SHBA-të kishin një “të drejtë të patjetërsueshme” për ta ndaluar Iranin.

“Nëse preferoni, unë mund të iki”, mësohet t’i ketë thënë Witkoff ministrit iranian, ndërsa më pas delegacioni amerikan informoi presidentin Trump për zhvillimet. Sipas burimeve, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e fshehu “turpin” dhe zhgënjimin për mënyrën si u zhvilluan bisedimet.

Vetëm disa orë më vonë, situata mori një kthesë dramatike. Në orën 02:30 të mëngjesit (me orën amerikane), Trump publikoi një video në rrjetet sociale ku njoftoi nisjen e “operacioneve të mëdha ushtarake” kundër Iranit.

Vendimi për të goditur Teheranin dhe për të synuar udhëheqjen iraniane erdhi pas negociatave të gjata, të cilat sipas presidentit amerikan përfunduan pa rezultat.

“Ata nuk ishin të gatshëm të ndalonin kërkimin e tyre bërthamor. Nuk ishin të gatshëm të thoshin se nuk do të pajiseshin me armë bërthamore. Shumë e thjeshtë”, deklaroi Trump.

Përplasja në Gjenevë duket se shënoi pikën e fundit të përpjekjeve diplomatike, duke hapur rrugën për përshkallëzimin e konfliktit mes dy vendeve. /PiranjatNews/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?