BOTA

Ministri Maqedonci: Sinjalet për sulme shtrojnë nevojën për traktat të Paqes me Serbinë!

n.f Përditësimi i fundit 17 Korrik 2024, 11:04
Ministri Maqedonci: Sinjalet për sulme shtrojnë nevojën për
Maqedonci

KOSOVË- Paralajmërimet e institucioneve shtetërore të Kosovës për sulme të reja në veri të vendit nga Serbi kanë shtruar nevojën për një traktat paqeje midis Kosovës dhe Serbisë. Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqendonci në një intervistë për RTV21 tha se një ide e tillë do të duhej të ishte pika kyçe në proces të dialogut në Bruksel.

"Një ndër kërkesat kyçe të kryeministrit të Kosovës që para se të hyhet në proces të dialogut dhe bisedime të bëhet një traktat i paqes, pra mos sulmimit mes dy vendeve dhe kjo do të duhej të shërbente si bazamenti i dialogut. Vlerësoj se kjo duhet të mbetet një ndër pikat që duhet të diskutohet para se të fillohet të vendoset për cështje të tjera në kuadër të dialogut”, tha Maqedonci.

Në Qershor të vitit 2021, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paraqiti katër propozime për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë  përfshirë edhe idenë e një traktati paqeje përmes të cilës palët do të zotoheshin se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Por, anëtari i Komisionit për Siguri nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, kundërshton këtë ide të qeveritarëve duke thënë se një ide e tillë është e dëmshme për Kosovën. Sipas tij, një marrëveshje me njohje reciproke do të ishte zgjidhja e duhur.

"Definitivisht kjo qeveri e ka humbur kompasin. Me kë do të bëjë traktat paqeje, me ata që i kanë vrarë edhe fëmijët në djep, me ata që kanë dhunuar edhe vajzat e mitura, me ata që përveç që i kanë vrarë edhe i kanë djeg kufomat, me ata që ende sot i kanë zhduk trupat e të vdekurve. Ky është një veprim i dëmshëm, i papranushëm dhe që duhet të gjykohet shumë nga të gjithë”, tha Qalaj.

Profesori i Studimeve për Paqe në Universitetin e Qytetit të Dublinit, Gëzim Visoka, tha se ideja e një traktati të paqes midis Kosovës dhe Serbisë është e vetmja mënyrë për ta mbyllur konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, kjo ide duhet të marrë mbështjetje nga të gjithë.

"Është e vetmja mënyrë për të përmbyllur konfliktin midis Kosovës dhe Serbise është përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes që mund të quhet edhe traktat i paqes e cila do të përfshinte të gjitha elementet si cështje të hapura midis dy shteteve. Është e vetmja platformë që ofron stabilitet. Çdo marrëveshje e pjesshme edhe tranzitore dhe e kthyeshme”, tha Visoka.

Sipas vlerësimit të tij është e vështirë të arrihet një marrëveshje e paqes Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale, meqë sipas tij palët e përfshira në dialog kanë pasur edhe të kaluarën mos zbatim të marrëveshjeve dhe është rritur skepticizmi i tyre.

"Skenari i parë është që në rrethanat aktuale nuk ka vullnet prej anës serbe ose prej presioneve ndërkombëtare që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ose një traktat.  Nëse ka ndryshim në zhvillimet politike pas zgjedhjeve evropiane mund të hapet ajo mundësi si një aspiratë për të ecur tutje. Por në rrethanat aktuale nuk duket që ka një vullnet evropian apo amerikan për një gjë të tillë”, shtoi Visoka.

Krerët e institucioneve të Kosovës së fundmi kanë shfaqur shqetësim se grupet e armatosura serbe për rreth kufirit me Kosovën po bëjnë përgatitje për sulme të rena në veri. Qeveria ka kërkuar nga Serbia dorëzimin tek organet e drejtësisë së Kosovës organizatorin e sulmit terrorist Milan Radojiçiç.

kosova serbia maqedonci

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë