BOTA

Ministria e Jashtme e Kosovës: Qytetarët të shmangin pikat kufitare me Serbinë

M.B. Përditësimi i fundit 5 Shtator 2024, 11:36

Ministria e Jashtme e Kosovës: Qytetarët të shmangin pikat

KOSOVA- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës u bëri thirrje shtetasve të Kosovës dhe qytetarëve që jetojnë jashtë t'i shmangin pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë udhëtimeve të tyre tranzit. Kjo thirrje nga MPJD, u bë të mërkurën vonë pas paralajmërimeve nga "Këshilli Organizativ për Bllokada” në Serbi, që bëri të ditur se më 6 Shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Kosovën.

"MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në njoftim.

Paralajmërohen veprime radikale

Një ditë më parë edhe në protestën e ish-punonjësve të institucioneve paralele serbe në komunat në veri të Kosovës, serbët protestues paralajmëruan veprime radikale deri në bllokim të kufijve. Qeveria e Kosovës në fund të javës së shkuar mbylli pesë institucione paralele serbe në Kosovë, nën dyshimet se lëshonin dokumente të falsifikuara. Ajo mbylli institucionin paralele serb të komunës se Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, komunën paralele të Mitrovicës së Veriut, të Zveçanit, Zubin-Potokut dhe të Leposaviçit. Në disa nga këto objekte, autoritetet e Kosovës vendosën pllaka që tregojnë se tani ato do të përdoren si zyra për disa nga ministritë e Kosovës dhe departamentet e tyre.

Ka pasur disa hapa të tjerë para mbylljes së institucioneve paralele nga qeveria e Kosovës: ndalimi i dinarit serb për pagesa, mbyllja e degëve të Postës së Serbisë. Policia e Kosovës konfirmoi se të mërkurën u ka dërguar fletëthirrjet për paraqitje në Prokurori pesë personave që dyshohet se kanë qenë udhëheqës të institucioneve paralele dhe dyshohen për falsifikim të dokumenteve.

Serbia: Dëshmi e përndjekjes brutale politike

Kreu i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç tha se "fletëthirrjet u janë drejtuar udhëheqësve të Listës Serbe" dhe sipas tij, ato "janë dëshmi e përndjekjes brutale politike që do të ketë pasoja të gjera”. "Udhëheqësit e institucioneve serbe nuk kanë falsifikuar asgjë dhe kanë bërë gjithçka ekskluzivisht në përputhje me ligjin, duke ofruar shërbime edhe për serbët edhe për shqiptarët. Nëse kryeministri Albin Kurti do të kishte formuar Asociacionin e Komunave serbe, sot nuk do të ishim në këtë gjendje”, shkroi në profilin e tij Petkoviq.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç nga ana e tij, tha se "dy nga institucionet më të rëndësishme të Serbisë në Kosovë, shëndetësia dhe arsimi janë duke funksionuar”, ndërsa shtoi se siç thotë "nuk e vë në dyshim se autoritetet në Prishtinë do të provojnë t'i rrënojnë të gjitha”. Presidenti serb tha se është i gatshëm që të vizitojë Mitrovicën e Veriut nëse një gjë të tillë i lejohet nga forcat ndërkombëtare dhe autoritetet në Kosovë.

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë nga qeveria e Kosovës u kritikua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Hapat e qeverisë së Kosovës cilësohen të pakoordinuara me autoritetet ndërkombëtare dhe rrezikojnë rritjen e tensioneve. BE e SHBA kërkojnë nga  Kosova që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri të Kosovës të trajtohen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Qëndrimi i qeverisë së Kosovës është i ndryshëm. Ajo thotë, se vetëm po përpiqet të vendosë rendin dhe ligjin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke e pamundësuar funksionimin e institucioneve paralele të Serbisë. Forca të shtuara të misionit paqeruajtës KFOR, u panë edhe të mërkurën mbi urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. KFOR-i tha se prania e shtuar e këtyre trupave është "një trajnim periodik në vazhdim, për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale"./ DW

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë