BOTA

Mjekë e infermierë në Kosovë të demotivuar nga pagesa, mbingarkesa, fyerjet...

n.f Përditësimi i fundit 5 Tetor 2024, 16:02
Mjekë e infermierë në Kosovë të demotivuar nga pagesa,
Foto ilustruese

KOSOVË- Pritje të gjata, mungesë barnash, trajtim jo i duhur... Radio Evropa e Lirë raporton shpesh për ankesat e pacientëve në Kosovë, por pakënaqësi ka edhe stafi shëndetësor. Këtë javë, Federata e Sindikatave e Shëndetësisë mbajti një konferencë për media, ku listoi disa shqetësime të punonjësve shëndetësorë - në mesin e tyre: shkëputja e kontratës kolektive, mospagesa e punës në kushte rreziku, mospagesa e shujtave, ikja e mjekëve dhe infermierëve, mungesa e bashkëpunimit mes sindikalistëve dhe institucioneve shëndetësore e të ngjashme.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Shëndetësisë se a planifikon t’i adresojë këto ankesa dhe si, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje. Tre punonjës shëndetësorë, të fushave dhe të institucioneve të ndryshme, ndanë me REL-in ankesat e tyre.

Emërues i përbashkët i të gjithëve është: “pagesa jo e mjaftueshme”. Mirlinda Krasniqi Ergini, infermiere/asistente e stomatologut në Sektorin e Shëndetit Oral në Prishtinë

“Unë e kam rrogën 503 euro në muaj. Puna në fundjavë nuk paguhet sa duhet. Avancimi në punë te ne nuk ndodh. Kjo është demotivuese”.

“As rrezikshmëria në punë nuk paguhet. Çdo ditë shpohemi, çdo ditë kemi atakim me mjete të rrezikshme të punës, me gjak, me pështymë...”.

“Jam e pakënaqur edhe me menaxhimin e punës, orarin, kontratën... Unë nuk jam e përcaktuar ku të punoj. Me kontratë e kam: ku të ketë nevojë edhe kjo më dëmton mua, por i dëmton edhe pacientët”.

“Renovime nuk bëhen. Është stresuese të punosh në një ambient jokomod, me ndriçim të pamjaftueshëm”.

Belkize Kafexhiu, infermiere/mami në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec

“Rroga është shumë e vogël për të mbijetuar, edhe pse jetoj vetëm me djalin. Nuk jam e kënaqur. I marr 570 euro në muaj dhe jam gati në vitin e 40-të të punës. Shtesa për emergjenca nuk ka”.

“Unë shpesh jam detyruar të bëj punëdore në pauzë të punës, për të mbijetuar”.

“Ka pasur edhe raste kur kanë ardhur pacientët - nuk ka pasur barna - dhe na kanë thënë: hajna”.

“Pastaj, pacientët shpesh vijnë pasdite. Ne i kemi dy pediatër që punojnë deri në orën 14:00. Pacientët vijnë dhe thonë: pse nuk ka mjekë? Unë ballafaqohem me të gjithë”.

Sadri Dervishi, mjek në Qendrën e Urgjencës në Prishtinë, konsideron se shteti duhet të sigurojë kushte për punë.

“Shteti nuk po arrin të na i plotësojë kushtet elementare në punë, ato që janë të shkruara në letër, në bazë ligjore. Nëse e ka shkruar që mua më takon edhe me ligj 25-30% pagesë më e madhe për rrezikshmëri, pse nuk ma plotëson? Nuk po kërkoj kushte shtesë, vetëm ato që janë të shkruara në ligj dhe në kontratë”.

“Kemi, pastaj, probleme edhe në organizimin e punës. Pacientët nuk janë të informuar se duhet ta zgjedhin mjekun tyre. E, nëse një pacient nuk e zgjedh mjekun e tij dhe shëtit herë te një mjek e herë te tjetri - kjo nuk është mjekësi”.

“Unë nuk mund të jem efektiv në punë, nëse kam fluks të madh të pacientëve. Kam pasur rast t’i kem edhe 50 pacientë në ditë, ndërsa me ligjin e Kosovës obligohesh që së paku 25 minuta t’ia kushtosh një pacienti. Sot as 5 minuta nuk mund t’i kushtohen”./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë