BOTA

Mori ryshfet në para e ar dhe veproi si agjent në shërbim të qeverisë egjiptiane, dënohet me 11 vite burg ish-senatori amerikan Bob Menendez

M.B. Përditësimi i fundit 29 Janar 2025, 22:33

Mori ryshfet në para e ar dhe veproi si agjent në shërbim të

SHBA- Ish-senatori Bob Menendez u dënua të mërkurën me 11 vjet burg pasi u gjet fajtor se kishte marrë në formë ryshfeti para dhe kallëpe ari dhe kishte vepruar si një agjent në shërbim të qeverisë egjiptiane. Dënimi shënon aktin e fundit të rënies për zotin Menendez, i cili u dënua korrikun e kaluar për pasurim nëpërmjet një sërë aktesh korruptive.

Prokurorët thanë se në këmbim të arit, mijëra dollarëve dhe një makine luksoze, demokrati u përpoq të mbronte bashkëpunëtorët nga hetimet penale, u takua me zyrtarë të inteligjencës egjiptiane dhe ndërmori hapa për ta ndihmuar Egjiptin të kishte qasje tek ndihma ushtarake e Shteteve të Bashkuara prej miliona dollarësh.

Menendez, 71 vjeç, ka deklaruar më herët se do ta apelojë vendimin. Më herët, të mërkurën, gjykatësi Sidney H. Stein dha dënimin me shtatë vjet burg për Fred Daibes, 67 vjeç, një nga dy biznesmenët e Nju Xhersit, i cili u shpall fajtor se i kishte dhënë ryshfet senatorit Menendez. Prokurorët kishin kërkuar për të një dënim me nëntë vjet heqje lirie, ndërsa avokatët e tij thanë se ai duhej të dënohej me më pak se dy vjet burg.

Po kështu gjykatësi Stein e gjobiti zotin Daibes, një investitor në fushën e pasurive të paluajtshme, me një gjobë prej 1.75 milionë dollarësh. Para shpalljes së dënimit, zoti Daibes, me lot në sy, i tha gjykatësit se vendimi i jurisë ishte "në kufijtë e një dënimi me vetëvrasje" duke i bërë thirrje atij të ketë mëshirë, në mënyrë që të kujdesej për djalin e tij 30-vjeçar autik.

Po kështu gjykatësi shpalli masën e dënimit me tetë vjet heqje lirie për biznesmenin e dytë, Wael Hana, dhe e gjobiti atë me 1.25 milionë dollarë. Para vendimit, zoti Hana i tha gjykatësit se ishte i pafajshëm. Ai shtoi se nuk i kishte dhënë kurrë ryshfet senatorit Menendez, apo të kishte kërkuar shërbimet e tij.

Një biznesmen i tretë u deklarua fajtor dhe dëshmoi kundër zotit Menendez në gjykatë, vitin e kaluar. Menendez dha dorëheqjen nga Senati pas shpalljes fajtor vitin e kaluar. Ai humbi shumë nga pushteti i tij që në vjeshtën e vitit 2023, ndërsa u bënë publike akuzat kundër tij dhe u detyrua të jepte dorëheqjen nga pozita e rëndësishme në Senat e kreut të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë