BOTA

Mrrëveshja për armëpushim, VOA: Izraeli kërkon të mbajë kontrollin mbi Gazën!

b.z Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 15:46
Mrrëveshja për armëpushim, VOA: Izraeli kërkon të
Foto ilustruese

HAMAS - Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi të ndarë në tri faza. Presidenti Joe Biden dhe pasuesi i tij, Donald Trump e përshëndetën marrëveshjen. Zoti Trump u zotua ta shfrytëzojë atë për të vazhduar përmirësimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve arabe. Këto të fundit këmbëngulin që zgjidhja përfundimtare të jetë krijimi i një shteti të pavarur palestinez. Megjithatë, disa analistë thonë se Izraeli po përgatitet për një qëndrim afatgjatë në një pjesë të Gazës.

Faza e parë e marrëveshjës së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit fillon me një tërheqje të pjesshme të forcave izraelite. Kjo do t'u mundësonte palestinezëve që ikën në pjesën jugore të Gazës të kthehen në shtëpitë e tyre, në veri.

Në fazën e dytë, ushtria do të tërhiqej pasi të lirohen të gjithë pengjet, që kërkon negociata të reja. Qëllimi i fazës së dytë është dhënia fund e konfliktit.

Për këtë mund të duhen muaj të tërë. Analistët thonë se ndërkohë sulmet janë të mundshme.

“Do të shihni sulme të rregullta izraelite në Gazë, ashtu siç ndodhin në Bregun Perëndimor, gjë që nuk kërkon praninë e një numri të madh të forcave në Rripin e Gazës. Për sulme duhet vetëm liria e lëvizjes”, thotë analisti ushtarak Yonah Bob nga gazeta ‘Jerusalem Post’.

Faza e tretë dhe e fundit, mbulon periudhën pasi të marrë fund konflikti: rindërtimin e Gazës me një strukturë të re qeverisëse.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti i zgjedhur Donald Trump e përshëndetën marrëveshjen.

Analistët thonë se kërcënimet zotit Trump javën e kaluar se “ferri e pret” Hamasin nëse nuk arrihej një marrëveshje përpara inaugurimit të tij, mund të kenë luajtur rol.

“Banorët e Gazës tanimë janë në ferr, por ekziston gjithashtu ndjenja se Trumpi mund të ketë bërë trysni ndaj kryeministrit Netanyahu. Kjo është arsyeja pse po ecim përpara”, thotë Mirette Mabrouk nga Institui i Lindjes së Mesme.

Zoti Trump, në një postim në rrjetin social ‘Truth’ tha se ai do ta shfrytëzojë marrveshjen për të zgjeruar Marrëveshjet e Abrahamit, të ndërmjetësuara nga Uashingtoni, për të normalizuar marrëdhëniet arabo-izraelite. Vendet arabe vazhdojnë të këmbëngulin në krijimin e një shteti palestinez, apo dhënien fund të konfliktit përmes të ashtuquajturës zgjidhja me dy shtete.

“Nuk e shoh këtë si të mundshme nën administratën Trump dhe kjo nuk është një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj tij apo dikujt tjetër. Izraelitët dhe palestinezët janë shumë larg arritjes së marrëveshjeve të vështira që janë të nevojshme për zgjidhjen e konfliktit me krijimin e dy shteteve”, thotë Jonathan Ruhe nga Instituti Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës.

Analistë të tjerë thonë se Izraeli po përgatitet për një qëndrim afatgjatë në një pjesë të Gazës.

Korridori ‘Netzarim’ ndan Gazën në pjesën veriore dhe atë jugore. Ajo është shndërruar në një rrugë të gjerë, të asfaltuar, e veshur me dhjetëra kazerma ushtarake, që tregon se Izraeli do të ketë një prani ushtarake afatgjatë në Gazë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se ky nuk është plani i tyre.

“Vendimi se sa do të qëndrojmë i takon qeverisë. E kemi thënë shumë herë, nëse është e nevojshme, mund ta pastrojmë atë zonë brenda 24 orëve”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Nadav Shoshani.

Zyrtarët e Hamasit thanë se organizata e tyre e fitoi luftën. Ushtruesi i detyrës së shefit të Hamasit, Khalil al Hayya, tha se Izraeli nuk arriti qëllimet e tij në Gazë.

Disa analistë izraelitë paralajmërojnë se Hamasi mbetet me ndikim në Gazë dhe mund të forcohet, nëse Izraeli tërhiqet plotësisht pas lirimit të të gjithë pengjeve.

“Hamasi ende nuk është mposhtur plotësisht ushtarakisht dhe ende e kotrollon Rripin e Gazës. Këto ishin dy qëllimet më të rëndësishme izraelite që u përcaktuan nga qeveria dhe ende nuk janë arritur. Kjo është arsyeja pse kjo marrëveshje nuk është e mirë strategjikisht, por është e mirë nga pikëpamja morale dhe kombëtare për të liruar pengjet”, thotë Jonathan Concricus, ish-zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Ushtria thotë se dëshiron krimin e një zone neutrale prej të paktën një kilometri përgjatë kufirit për t'u siguruar që një sulm i Hamasit në Izrael nuk mund të ndodhë më kurrë./VOA

armepushim izrael-hamas

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë