BOTA

"Mund të fillojmë me parafinancimin e më shumë se 60 mln eurove!" Von der Leyen në Kosovë: Kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA, por duhet ende punë për t’i hequr masat

M.B. Përditësimi i fundit 26 Tetor 2024, 11:58

"Mund të fillojmë me parafinancimin e më shumë se 60

KOSOVA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA të Kosovës. Von der Leyen thënë në konferencën për shtyp krah presidentes së Kosovës, Vojsa Osmani, se duhet punuar për hapat e mëtejshëm që të arrihet në një pikë ku shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të binden për heqjen e masave ndaj Kosovës. Ajo ka shtuar se bashkë me udhëheqësit e Kosovës janë të përkushtuar për t’i arritur këto qëllime. Gjithashtu ajo ka vlerësuar si hap pozitiv hapjen e Merdarit për kalimin e mallrave serbe.

“Është shumë e rëndësishme të punojmë së bashku, dhe ne kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA dhe pas kësaj duhet të punojmë për hapa të mëtejshëm që të arrijmë në një pikë ku mund të hiqen masat dhe kjo do të ndihmojë të binden shtetet anëtare – pasi siç e dini të gjitha shtetet anëtare duhet të jenë dakord për heqjen e masave. Ne të dyja jemi të përkushtuara të gjejmë hapat e nevojshëm për të arritur këto qëllime. E rëndësishme ta shohim Kosovën si partneren tonë dhe ta bëjmë të mundur rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë ajo.

Von der Leyeni ka theksuar se zgjerimi do të jetë në krye të axhendës në mandatin e dytë si presidente e KE-së dhe se është e përkushtuar që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u sigurojë të gjitha mjetet e nevojshme për anëtarësim në BE.

“E di që viteve të fundit Kosova ka punuar shumë për ta përforcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe dua t’iu siguroj juve dhe Kosovës se në mandatin e tim të dytë zgjerimi do të jetë në krye të agjendës. Për mua është njëra prej projekteve më të mëdha. Për këtë arsye do të punojmë bashkë që të vazhdojmë tutje sepse jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i kenë të gjitha mjetet dhe instrumentet e nevojshme që ta bëjmë këtë realitet”, ka deklaruar ajo.

Presidentja e KE-së shtoi se Plani i Rritjes është i planifikuar t’i sjellë ekonomitë e rajonit më afër tregut të përbashkët. Ajo tha se suksesi i madh i zgjerimit nuk janë vetëm marrëveshjet politike dhe ndarja e vlerave, por edhe prosperiteti ekonomik. 

“Dua ta theksoj Planin e Rritjes. Plani i Rritjes është i planifikuar t’i sjellë ekonomitë e rajonit më afër tregut të përbashkët. Suksesi i madh i zgjerimit nuk janë vetëm marrëveshjet politike dhe ndarja e vlerave, por edhe prosperiteti ekonomik. Kemi hapur tashmë sektorët e tregut të përbashkët për partnerët e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që kompanitë nga Kosova përshembull mund të kenë qasje në tregun e përbashkët. Për këtë arsye na duhen reformat që të kemi nivel të barabartë të pjesëmarrjes. Këto reforma do të shoqërohen me investime shtesë evropiane. Ka kaluar një vit prej kur kemi filluar ky diskutim, shumica e shteteve e kanë Agjendën e Reformave të gatshme. Kosova ka bërë punë të shkëlqyer në këtë agjendë. Tani mund të fillojmë me parafinancimin e më shumë se 60 mln euro. Është një projekt ku e shohim Kosovën dhe marrëdhëniet me BE-në. Varet nga ne që ta bëjmë realitet”, ka thënë ajo.

ursula von der leyen vjosa osmani

 ursula von der leyen

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë