BOTA

Mungesat e mëdha në buxhet, partitë gjermane në bisedime për koalicion, propozojnë 500 miliardë euro për mbrojtjen

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Mars 2025, 11:22
Mungesat e mëdha në buxhet, partitë gjermane në bisedime
Krerët e CDU, CSU dhe SPD

GJERMANI - Nën presion të madh, Unioni CDU/CSUdhe SPD po zhvillojnë bisedime paraprake për një koalicion të mundshëm. Por tema për mungesat e mëdha në buxhet ka përparësi. Është vërtetuar se në katër vitet e ardhshme 130 miliardë euro nuk do të mund të mbulohen nga të hyrat buxhetore.

Ekonomistët gjermanë kanë llogaritur se armatimi shtesë i Bundeswehr-it do të kushtojë 400 miliardë euro në vitet e ardhshme. Në të njëjtën kohë, nevojiten rreth 500 miliardë për të rindërtuar infrastrukturën e vjetëruar. Këto para do të shkonin për riparimin dhe ndërtimin e rrugëve, urave dhe hekurudhave.

Partnerët e mundshëm të koalicionit tani kanë vendosur të veprojnë. Të gjitha shpenzimet e mbrojtjes mbi një për qind të prodhimit të brendshëm bruto do të përjashtohen nga kufizimet për huamarrjen e re të qeverisë, të njohur si "frena e borxhit". Ky rregull parashikon frenimet e futjeve në borxhe mbi një nivel të caktuar të të ardhurave. Ndryshimi i këtij rregulli u njoftua nga kreu i CDU-së dhe kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz.

"Duke marrë parasysh kërcënimin për lirinë dhe paqen tonë në kontinentin tonë, mbrojtja jonë duhet të udhëhiqet nga parimi se duhet të financohet gjithçka që është e nevojshme”, tha Merz.

Riparimi i rrugëve, hekurudhave dhe urave

Përveç kësaj, do të krijohet një "fond i posaçëm” prej 500 miliardë eurosh për një periudhë 10-vjeçare, 100 miliardë nga shuma totale i dedikohetlandeve. Landet do të lejohen të marrin borxhe në një shkallë më të ulët - deri në 0.35 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto. Deri më tani, ky ka qenë privilegj vetëm i shtetit federal.

Socialdemokratët dhe Kristiandemokratët do të paraqesin një kërkesë në Bundestag javën e ardhshme për ndryshimin e dispozitës kushtetuese për kufirin e huamarrjes. Në Bundestagun aktual ekziston një shumicë, për të cilën besohet se do të ketë dy të tretat për ndryshime kushtetuese, pasi edhe të Gjelbrit kanë bërë me dije se do ta votojnë ndryshimin.

Parlamenti i riu zgjodh më 23 shkurt, por deri në seancën e parë më 24 mars, parlamenti i vjetër ka të drejtë të marrë vendime. Në parlamentin e ri, për të arritur shumicën prej dy të tretave do të duheshin edhe vota nga e Majta apo nga AfD. E Majta kundërshton rritjen e shpenzimeve ushtarake, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD) në përgjithësi kundërshton ndryshimin e "frenave të borxhit".

Këto janë shuma të mëdha parash. Për shembull, buxheti total i Gjermanisë vitin e kaluar ishte 467 miliardë euro. Pjesa e kredive ishte vetëm 25 miliardë euro, pjesa tjetër mbulohej nga të ardhurat. Kështu, buxheti u miratua sipas rregullave që kufizojnë huamarrjen e re.

"Fondet e posaçme” janë pjesë e financave të shtetit që menaxhohen veçmas nga buxheti normal dhe për rrjedhojë nuk i nënshtrohen "frenimit të huamarrjes”. Këto shuma nuk duhet të miratohen çdo vit në parlament, por vetëm një herë, me një shumicë prej dy të tretash në të dy dhomat e Parlamentit – Bundestag dhe Bundesrat. Që nga ai moment, shpenzimi i atyre parave mund të zgjasë me vite.

Nuk janë asete, janë borxhe

Kritikët thonë se një gjë e tillë është një lloj buxheti në hije dhe këtë e quajnë si një "kontabilitet kreativ". Gjykata Federale e Auditorëve në raportin e saj të vitit 2023, që kontrollon shpenzimet e fondeve buxhetore, ka përpiluar një raport mbi "asetet e veçanta" në të cilin thuhet se është më e saktë të flitet për "borxhe të veçanta".

Ndër modelet më të njohura të tilla deri tani ishte Fondi i Stabilizimit të Tregut Financiar, i krijuar gjatë krizës financiare globale në vitin 2008. Në atë kohë, shuma e kredisë arrinte në 90 miliardë euro. Në vitin 2020, Fondi i Stabilizimit Ekonomik u krijua për të zbutur pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë së koronavirusit.

Ky fond luajti një rol kyç pasi socialdemokratët fituan zgjedhjet e vitit 2021 dhe formuan një qeveri koalicioni me Liberalët (FDP) dhe të Gjelbrit. Shuma e kredisë prej 60 miliardë eurosh nuk u përdor gjatë pandemisë. Qeveria e re ka ridrejtuar fondet për mbrojtjen e klimës. Opozita kristiandemokrate ka paraqitur një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se ky është anashkalimi i "frenave të borxhit”. Më pas, kjo pjesë e kredisë nuk mund të aktivizohej.

100 miliardë dollarë për Bundeswehr-in do të shpenzohen në 2027

Dy fonde speciale u krijuan në vitin 2022. I pari ishte pasojë e sulmit rus në Ukrainë. Bundestagu ka vendosur të modernizojë ushtrinë gjermane të lënë pas dore prej dekadash, me kredi të reja në vlerën 100 miliardë euro. Këto para do të shpenzohen deri në vitin 2027. Një fond i dytë special u krijua në 2022 për të stimuluar dhe mbështetur ekonominë gjermane gjatë krizës energjetike.

Gjykata Federale gjeti në raportin e saj se shuma e "aseteve të veçanta” më të mëdha – fondet e ngarkuara me kredi – arrin në rreth 869 miliardë euro. Vetëm një e dhjeta e kësaj shume mbulohet nga të ardhurat reale. Potenciali i borxhit të këtyre fondeve speciale arriti në 522 miliardë euro. Kjo është pesë herë më shumë se kreditë e planifikuara për buxhetet mes viteve 2023 dhe 2027, të cilat ishin parashikuar sipas rregullave të "frenave të borxhit”.

Kreditë e reja do të çojnë në një rritje të ndjeshme të huamarrjes. Në vendet e Bashkimit Evropian, borxhet nuk kalojnë 60 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Nëse një vend merr hua përtej këtij kufiri, ai është i detyruar të reduktojë borxhin e tij dhe të përballet me gjoba financiare. Ato për vendet me borxh midis 60 dhe 90 për qind janë 0.5 për qind në vit.

Përveç kësaj, kreditë merren në tregun financiar, ndaj paguhet edhe interesi bankar. Gjermania ka shkaktuar 1.7 bilionë euro borxh gjatë dekadave të fundit. Vitin e kaluar nga buxheti është dashur të ndahen 33 miliardë euro për pagesat e interesave. Një vit më parë, kjo shumë ishte 39 miliardë euro, pasi normat e interesit u rritën për shkak të inflacionit.

Juristët dhe ekspertët financiarë paralajmërojnë se akumulimi i ri i borxheve do të rrisë ndjeshëm barrën e buxhetit me interesat e kredive. Situata buxhetore do të bëhet kështu më e ngushtë, duke kufizuar më tej hapësirën politike për manovrim./DW

koalicion gjermani buxhet

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë