BOTA

Mungesë mjekësh dhe krizë financiare në spitale, DW: Si do të shërohet sistemi i sëmurë shëndetësor i Gjermanisë?

n.f Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 13:11
Mungesë mjekësh dhe krizë financiare në spitale, DW: Si do
Foto ilustruese

GJERMANI- Mungesë mjekësh, krizë financiare në spitale, standarde të dobëta digjitalizimi. Ministri gjerman i Shëndetësisë i Gjermanisë, Lauterbach synon një reformë të gjerë në sistemin shëndetësor, por ndeshet me kritika.  Kur ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach flet për reformën, dëgjohen fjalë si revolucion, sipas tij, reforma e re nuk është asgjë më pak se një revolucion. Në një konferencë vjetore të mjekëve në fillim të majit, ministri gjerman i Shëndetësisë, i cilësoi planet reformuese për të cilat ishte punuar për dy vjet, si  "Zeitenwende" - Kthesë epokale- në kujdesin shëndetësor gjerman - një aludim ky për kthesën ushtarake që bëri të ditur, kancelari, Olaf Scholz pas agresionit rus kundër Ukrainës në shkurt 2022.

Frika nga rritja e kontributeve të sigurimit shëndetësor

Rreth 15 projektligje të ndryshme janë në "fazën kritike", tha Lauterbach para mjekëve, të gjitha këto janë pjesë e përpjekjes së madhe për të trajtuar një sërë problemesh me të cilat përballet sistemi shëndetësor i Gjermanisë - duke përfshirë: Shumë pak mjekë, shumë shtretër spitalor bosh, presion të lartë financiar mbi spitalet dhe standarde të dobëta të dixhitalizimit.

Por qëndrimet mbi këto plane janë të ndara: shoqatat e mjekëve kanë vlerësuar pozitivisht planet e Lauterbach, ndërsa sigurimet shëndetësore kanë paralajmëruar se kjo mund të çojë në kontribute edhe më të larta. Dirk Heinrich, mjek specialist  dhe kryetar i shoqatës së mjekëve Virchowbund, tha për DW, se reformat janë me "dritë-hije". Eugen Brysch, kryetar i Organizatës për Mbrojtjen e Pacientëve, "Deutsche Stiftung Patientenschutz" e kritikoi Lauterbach.  "Ministri Federal i Shëndetësisë ka shumë ide. Por është e dyshimtë nëse ato janë praktike," tha ai për DW.

Mënyrë e re pagese për spitalet

Megjithatë në nga planet më të mëdha dhe më të diskutueshme të Lauterbach u miratua nga kabineti qeveritar i Olaf Scholz para pak ditëh - një reformë spitalore që do të ndryshojë mënyrën e financimit të spitaleve gjermane dhe do të vendosë standarde të reja të kujdesit shëndetësor.

Gjermania ka numrin më të madh të shtretërve spitalorë për frymë në Bashkimin Evropian (7.9 shtretër për 1000 banorë - mesatarja e BE-së është 5.3), por mbajtja e tyre është e shtrenjtë. Sipas Lauterbach, kjo i çoi shumë spitale në prag të falimentimit. Rezultati është se shumë pacientë qëndrojnë në spital në mënyrë të panevojshme, me qëllim që spitalet të mund të tërheqin para shtesë nga siguruesit shëndetësorë - gjë që nga ana tjetër rrit kostot shëndetësore të të gjithë vendit dhe kontributet e sigurimeve.

Reforma e re parashikon që spitalet të mos paguhen më për trajtim – përkundrazi, ata do të kenë të ardhura të garantuara për të ofruar shërbime të caktuara. Shpresa është që kjo të lehtësojë presionin financiar mbi spitalet që kryejnë sa më shumë operacione dhe trajtime, edhe nëse nuk janë të kualifikuar për t'i kryer ato.

Reforma supozohet të sigurojë që pacientët që kanë nevojë për trajtime komplekse të dërgohen më herët tek specialistët. Kjo, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të zvogëlojë kostot shëndetësore në plan afatgjatë, pasi pacientët kanë një shans më të mirë për t'u kuruar dhe kanë më pak gjasa të bien viktimë e gabimeve. Lauterbach pret nga kjo reformë të shpëtojë dhjetëra mijëra jetë në vit.

Një numër i madh spitalesh

"Reforma spitalore është e drejtë dhe e rëndësishme," thekson Heinrich për DW. "Ne kemi shumë spitale, por ajo që po ndodh tani është shumë pak. Reformimi i spitaleve pa një reformë gjithëpërfshirëse të trajtimit ambulator dhe pa reformën e sistemit të emergjencës nuk do të sjellë ndonjë ndryshim."

Edhe Eugen Brysch shprehet skeptik. "Në fushën e kujdesit mjekësor ambulator, të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe personat e varur nga kujdesi shëndetësor do ta kenë pothuajse të pamundur të gjejnë një mjek të ri”, thekson Brysch.

Një problem tjetër: Gjermania lufton me mungesën e mjekëve në zonat rurale, pasi jo shumë mjekë duan të jetojnë në këto zona. Ministria e Shëndetësisë dëshiron ta zgjidhë këtë problem duke u ofruar klinikave në zonat rurale para shtesë. Por Eugen Brysch mendon, se "fakti që tani po krijohen mundësi më të mira fitimi nuk do të çojë automatikisht tek më shumë mjekë në zonat rurale. Në fund të fundit, faktorë të tjerë gjithashtu luajnë një rol."

Të paktën një çështje u zgjidh me reformat e fundit: Kufiri i pagesave për mjekët e përgjithshëm. Mjekët janë ankuar prej kohësh për këtë kufi buxhetor - dhe herë pas here kanë hyrë në grevë për të, sepse kjo i detyron shpesh ata të trajtojnë pacientët falas. Ky ndryshim, shpreson Lauterbach, do t'u japë mjekëve më shumë stimuj për të marrë më shumë pacientë. Dirk Heinrich nga shoqata e mjekëve e e mirëpriti reformën, por thekson se ajo nuk shkon aq larg sa duhet. "Ndalon përgjysmë, sepse buxhetet mbeten në vend për mjekët specialistë”, shprehet ai. "Nuk i sjellë asgjë një pacienti, nëse ai merr një takim më shpejt te mjeku i familjes, por më pas duhet të presë me muaj për një specialist."

Disa reforma më të vogla janë më pak të diskutueshme: Psh. ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach dëshiron që çdo pacient të ketë një dosje të vetme mjekësore digjitale që tregon trajtimet dhe rezultatet e testeve nga të gjithë mjekët që e kanë trajtuar. Ka gjithashtu plane për të reduktuar kohën e pritjes në klinika duke i lejuar mjekët të kryejnë konsultime online ose me telefon dhe të japin ilaçe për një vit për njerëzit me sëmundje kronike. Deri më tani, pacientëve të tillë u është dashur të paraqiten te mjeku çdo tre muaj për të rinovuar recetat e tyre.

Po ashtu atlasi spitalor tanimë është prezent në internet. Ai u mundëson pacientëve të krahasojnë spitalet duke përdorur një përmbledhje të opsioneve të trajtimit, numrave të rasteve të trajtuara dhe numrit të komplikimeve, si dhe informacione mbi kualifikimin e personelit të spitalit.

Marrë nga DW

gjermani mjeke sistem shendetesor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë