BOTA

Municionet "Made in Kosova", analiza e REL: Një ambicie ende e largët!

n.f Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 12:52
Municionet "Made in Kosova", analiza e REL: Një ambicie ende e
Foto

KOSOVË- Këto ditë kishte shumë bujë për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Turqisë për ndërtimin e fabrikës së parë të municionit në Kosovë. Edhe pse shumëçka rreth saj mbahet sekret, ky artikull sjell përgjigje në së paku disa pyetje: kur mund të funksionalizohet fabrika dhe çfarë hapash duhet të ndiqen për të përfituar prej saj?

Në kohën e pasigurive rajonale dhe tensioneve globale, Kosova i ka vendosur vetes një objektiv: prodhimin e municioneve. Për ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ky do të jetë një hap shumë i rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve ushtarake të vendit.

Fabrika e paralajmëruar e municioneve, sipas tij, do të krijojë jo vetëm aftësi vetanake të mbrojtjes, por edhe mundësi eksporti. Ekspertët e sigurisë, në anën tjetër, shprehen më të rezervuar - disa thonë se do të duhen vite kohë për përmbushjen e kësaj ambicieje, e të tjerë favorizojnë rritjen e bashkëpunimit rajonal.


Me një marrëveshje të nënshkruar më 16 dhjetor me kompaninë turke të armëve, MKE, Kosova synon të ndërtojë një fabrikë të municioneve të kalibrave të ndryshëm - të parën në vend. Maqedonci nuk jep detaje se ku dhe kur pritet të nisë prodhimi, duke thënë se informacionet e tilla janë të klasifikuara, por shpreh bindjen se me jetësimin e saj, Kosova nuk do të jetë më e varur për municione.

“Ne, normalisht, nuk mund të bëhemi 100% të vetëqëndrueshëm, por mund ta zvogëlojmë varësinë nga vendet e tjera, duke prodhuar municione apo armatime, të cilat shpenzohen më shumë dhe sigurohen më vështirë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Maqedonci tregon se, fillimisht, do të prodhohen municione 5.56 milimetra dhe 7.62 milimetra, të cilat përdoren edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, edhe nga Policia e Kosovës. Ai thotë se fabrika do të drejtohet nga shteti, por se “është e rëndësishme që të ketë edhe investitorë privatë, për të rritur prodhimin”.

“Në atë mënyrë, do të sigurojmë furnizime të qëndrueshme për nevojat e brendshme, por do të jemi në gjendje edhe të eksportojmë në vendet partnere, varësisht kërkesave të tyre”, thotë ministri i Mbrojtjes.

Disa përfaqësues të opozitës shprehin dyshime se ky projekt do të realizohet. Për Rashit Qalajn, anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, vetë nënshkrimi i kontratës me një kompani turke është i diskutueshëm.

“Unë mendoj se për çdo gjë që ka të bëjë me armatimin dhe municionet, ne duhet të orientohemi nga partneri ynë strategjik: SHBA-ja”, thotë ai.

Por, Maqedonci siguron se në krejt këta hapa, Kosova e ka mbështetjen e NATO-s - aleancës ku mëton të anëtarësohet – përfshirë edhe të SHBA-së. Kosova, me 1.5 milion banorë, ka Forcën e saj të Sigurisë, e cila është në proces të shndërrimit në ushtri të rregullt dhe pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë, si dhe policinë me rreth 9.000 pjesëtarë. I pranishëm në vend është edhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR.

A mund të bëhet Kosova e vetëqëndrueshme me municion?


Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, thotë se përmbushja e kësaj ambicieje, varet nga së paku tre faktorë - jo të arritshëm në afat të shkurtër. Municioni ka nevojë për kimikate për eksplozivë, për metale speciale dhe për lëndë të para, që shpesh vijnë nga Kina..."

Fillimisht, ai thotë se Turqia duhet të pajtohet për transferimin e teknologjisë dhe të licencave të saj në Kosovë, në mënyrë që ajo t’i zhvillojë aftësitë e veta mbrojtëse. Pastaj, duhet siguruar zinxhiri i pavarur i furnizimeve, që mund të marrë vite kohë.

“... sepse municioni ka nevojë për kimikate për eksplozivë, për metale speciale dhe për lëndë të para, që shpesh vijnë nga Kina dhe vende të tjera”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.

“Gjërat mund të komplikohen edhe më, nëse municioni që prodhohet, përfshin predha dhe raketa që varen nga mikroprocesorë dhe aparatura të tjera të sofistikuara elektronike”, sipas tij.

Si faktor të tretë të rëndësishëm, që Kosova duhet ta marrë në konsideratë, Shea përmend përfitimet. Ai thotë se Kosovës do t’i duhej të eksportojë patjetër municione, në mënyrë që atë kapital ta investojë në mbështetje të industrisë së saj të mbrojtjes.

Një treg potencial për eksporte, sipas Sheas, mund të jetë vetë Turqia, sidomos nëse fabrika në Kosovë operon si strukturë e saj në vend të huaj.

“E, pasi të filloni të prodhoni sasi të mëdha municionesh, ruajtja e sigurt e tyre bëhet një çështje tjetër madhore, por edhe dobësi e mundshme. E mbani mend shpërthimin masiv të një depoje municionesh në Tiranë, disa vite më parë? Ajo ngjarje çoi në krizë politike në atë vend”, kujton Shea.

Rëndësia e bashkëpunimit rajonal


Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, thotë se arritja e vetëqëndrueshmërisë në mbrojtje është e vështirë, qoftë për shkak të standardeve të larta që kërkohen, qoftë për koston që ka kjo industri. Çështja nuk është vetëm të prodhosh e të blesh. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja, e cila ka një kosto jo të vogël".

Ai sugjeron që Kosova ta rrisë bashkëpunimin me shtetet anëtare të NATO-s në rajonin e Ballkanit - përfshirë këtu Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut - dhe në këtë mënyrë t’i rrisë nivelet e veta operacionale. Kjo strategji thotë se quhet “smart defence” apo “mbrojtje e zgjuar” dhe krijon siguri më të madhe përmes bashkëpunimit më të madh. Në mesin e vendeve që e shfrytëzojnë atë, Mediu përmend shtetet baltike: Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë.

“Çështja nuk është vetëm të prodhosh e të blesh. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja, e cila ka një kosto jo të vogël. Ndaj, një bashkëpunim rajonal do të ishte shumë herë më i vlefshëm, sesa të mendojmë të ndërtojmë diçka të vetëqëndrueshme”, thotë Mediu për Radion Evropa e Lirë.

Tani anëtar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ai thotë se kjo qasje do t’i shpaguhej Kosovës, marrë parasysh aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në NATO dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit që kërkon kjo aleancë.

“Në këtë plan, unë mendoj se ka shumë hapësirë për të ecur me prokurime të përbashkëta dhe me ‘smart defence’”, thotë Mediu.

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë do të jetë 207.8 milionë euro në vitin 2025, apo 54 milionë euro më shumë sesa këtë vit.Maqedonci thotë se në tre vjetët e kaluar, Kosova ka shpenzuar mbi 239 milionë euro për blerje të armatimit, e “nëse përfshihen edhe blerjet e këtij viti, shuma kalon mbi 269 milionë euro”.

Për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, ai nuk jep detaje se nga janë blerë. Por, ajo që dihet është se Kosova, viteve të fundit, ka siguruar armë edhe nga dy fuqi të NATO-s: SHBA-ja dhe Turqia. Në mars të vitit 2022, ajo ka themeluar edhe Fondin e Sigurisë, ku qytetarë dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë për mbrojtjen, por se sa është vlera e tij, nuk dihet dhe nuk bëhet publike./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë