BOTA

Murtezani: Maqedonia e Veriut, e përgatitur për avancim në integrimin evropian

n.f Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2024, 15:40
Murtezani: Maqedonia e Veriut, e përgatitur për avancim në
Murtezani

MAQEDONI- Ministri për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut, Orhan Murtezani, thotë se Raporti i Progresit i këtij viti, i dorëzuar nga Komisioni Evropian (KE) një javë më parë, rikonfirmon se Maqedonia e Veriut është e përgatitur të avancojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). Megjithatë, ai theksoi se vendi duhet të jetë i vetëdijshëm që integrimi në BE është më shumë se “përmbushje e standardeve teknike”.

Deklaratat e Murtezanit erdhën gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, të titulluar "Perspektiva për një të ardhme të përbashkët, dhe Marrëdhëniet BE-Turqi". Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ambasadorët e Hungarisë dhe Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Andras Klein dhe Fatih Ulusoy.

“Ne kemi hyrë tashmë në një fazë kyç të adresimit të kritereve fillestare për kapitullin e parë mbi sundimin e ligjit dhe parimet themelore. Për më tepër, kemi paraqitur harta rrugore që adresojnë reformat në drejtësi, të drejtat e minoriteteve dhe reformat e administratës publike. Secila prej tyre është një qëllim, ashtu edhe një angazhim, që demonstron kapacitetin tonë për të ndërmarrë ndryshime të qëndrueshme e të vërteta”, tha Murtezani.

Për rrjedhojë, kapitulli i parë që përmendi ministri Murtezani përfshin reforma thelbësore në fusha si demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, si dhe përmirësimi i transparencës dhe lufta kundër korrupsionit. Për hapjen e këtij kapitulli janë përcaktuar dy kushte kryesore: përmbushja e vlerave themelore dhe përgatitja e udhërrëfyesit për sundimin e së drejtës, si dhe përgatitja e udhërrëfyesit për reformën në administratën publike.

Ambasadori i Hungarisë, Andras Klein, shteti i të cilit ka kryesimin e presidencës së BE-së nga 1 korriku i këtij viti, vlerësoi përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të përmbushur kriteret e anëtarësimit, duke përmendur agjendën e reformave si një shembull që i mundëson vendit përfitime të konsiderueshme financiare nga Plani i Rritjes së BE-së.

Në anën tjetër, ambasadori i Turqisë, Fatih Ulusoy, theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe BE-së dhe mbështeti procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Turqia është e angazhuar për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në rrugën e tij evropiane”, tha ambasadori turk, duke shtuar se marrëdhëniet me Bashkimin Evropian janë thelbësore për një të ardhme të qëndrueshme dhe të përbashkët, por shtoi se “BE-ja nuk duhet të lejojë që interesat strategjike të saj të dëmtohen nga disa shtete anëtare që abuzojnë me solidaritetin e anëtarësimit dhe të drejtën e vetos”.

Klein njoftoi se më 18 dhjetor do të ketë edhe një samit të vendeve të BE-së me rajonin, në Bruksel.

“Shpresoj që do të ketë mesazhe të rëndësishme dhe thelbësore politike për Ballkanin Perëndimor”.

“Ne, do të bëjmë çfarëdo që mundemi për të promovuar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut. Nuk varet nga ne, por derisa të ekzistojë mundësia, ne nuk do të dorëzohemi”, theksoi Klein.

Gjatë vizitës dyditore (25 dhe 26 shtator) të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, në Maqedoninë e Veriut, doli lajmi nga Brukseli se Shqipëria do të hapë kapitujt e parë të negociatave të pranimit me BE-në, duke u ndarë zyrtarisht nga Maqedonia e Veriut, edhe pse të dyja shtetet ishin në proces të përbashkët kur nisën negociatat para dy vjetësh.

Një vendim i tillë u mor nga ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së më 25 shtator. Arsyeja ishte se Maqedonia e Veriut nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria, që të përfshijë në preambulën e Kushtetutës minoritetin bullgar. Për Qeverinë në Shkup, kushti kryesor për vazhdimin e negociatave me BE-në është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e minoritetit bullgar në të. Deri më tani, ky proces është anashkaluar. Qeveria ka propozuar që edhe nëse bëhen ato ndryshime, të bëhen me zbatim të prolonguar.

Pak ditë më parë, Arben Taravari, lider i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, dhe një nga drejtuesit e koalicionit shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë maqedonase, deklaroi se është optimist që deri në vitin e ri do të ketë zgjidhje për ndryshimet kushtetuese.

“Do të ketë ndryshime kushtetuese, mendoj. Unë jam shumë optimist se deri vitin e ri do të gjejmë mundësi për ndryshimet kushtetuese”, deklaroi të dielën Taravari, gjatë Kongresit të pestë të jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët.

Radio Evropa e Lirë u mundua të pyesë ministrin Murtezani gjatë ngjarjes së mërkurës për mundësinë e realizimit të ndryshimeve kushtetuese deri në fund të këtij viti, por nuk mori një përgjigje./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë