Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...

SHBA- Pas disa incidenteve që përfshinin dëmtimin e kabllove nënujore në Detin Baltik, përfshirë incidentin e fundit për të cilin Suedia filloi hetimet, NATO krijoi një program për të monitoruar këto tubacione jetike të linjave të komunikimit nënujor dhe të energjisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Vladislavs Andrejevs bisedoi me ushtarakët e një anijeje të NATO-s që patrullon në Gjirin e Finlandës.
Luftanijet estoneze deri vonë shpenzonin pjesën më të madhe të kohës për mbrojtjen e kufirit, duke kërkuar për mina të rastësishme në fundin e Detit Baltik dhe duke kryer operacione shpëtimi. Por këto ditë pasi një numër jashtëzakonisht i lartë i kabllove nënujore janë dëmtuar – marina ka një mision të ri mbrojtjen e infrastrukturës detare.
“Këtu shohim të gjitha anijet rreth nesh dhe të gjitha informacionet rreth tyre. // Ky, për shembull, është një objekt miqësor”, thotë një prej marinarëve ndërsa tregon radarët.
Që nga fillimi i vitit 2025, ekuipazhi i kësaj luftanijeje mina-kërkuese ka marrë pjesë në operacionet e NATO-s që synojnë mbrojtjen e Detit Baltik. Zona e tyre e përgjegjësisë shtrihet nga porti i Talinit deri në mesin e Gjirit të Finlandës, rreth dy orë kohë lundrimi.
“Që nga incidenti me kabllot, marina e Estonisë ka caktuar tre anije - njëra prej tyre është anija jonë, Sarkala. Ajo që po bëjmë këtu është patrullimi i zonës, monitorimi i të gjithë trafikut që shkon në perëndim dhe në lindje, në të dyja drejtimet”, thotë Meelis Kants, komandant i luftëanijes “Sarkala”.
Pikërisht në këto ujëra u dëmtua në dhjetor 2024 kablli energjetik Estlink-2 që lidh Estoninë dhe Finlandën. Tani është detyra e marinës estoneze të mbrojë kabllin e dytë që gjendet në shtratin e detit në Gjirin e Finlandës.
"Nëse diçka është e dyshimtë, u afrohemi anijeve dhe gjithashtu i kontaktojmë anijet nëse është e nevojshme", thotë komandanti Kants.
Gjatë javëve të fundit, mbi 10 kabllo nënujore janë dëmtuar në Detin Baltik. Ndërsa nuk ka asnjë provë përfundimtare sabotimi, disa marinarë thonë se dyshojnë që një spirancë e rënë aksidentalisht të ketë kapur kabllot në shtratin e detit.
Zyrtarët ushtarakë estonezë thonë se ka hetime aktive për mundësinë e sabotimit.
“Kabllot u këputën duke tërhequr spirancat. Anijet tregtare civile kanë qenë duke lundruar dhe kanë lëshuar spirancën. Pyetja është a u bë qëllimisht apo ishte një aksident? Hetimet janë në vazhdim, hetime penale për të gjitha ato ngjarje”, thotë marinari Johan-Elias Seljamaa.
Gjatë patrullimit, marina estoneze së bashku me marinën finlandeze organizojnë stërvitje të vogla ushtarake. Për këta marinarë me përvojë kjo ofron një stërvitje shtesë, edhe pse ndërkohë përmbushin detyrën më serioze të vëzhgimit të këtyre tubacioneve jetike që lidhin vendet nordike me vendet baltike./VOA
ZELANDË E RE- Pasagjerët e anijes së lundrimit "Crown Princess" përjetuan momente tmerri kur ajo u përplas në det të t...
UKRAINA- Ukraina dënoi më 2 mars atë që e cilësoi si “shkelje të sovranitetit territorial” nga punonjësit e v&e...
MILANO- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para emigrantëve shqiptarë në Milano u shpreh se ...
FOTO KRIME- Në një video të postuar në Telegram në fillim të shkurtit, dy barriera lundruese janë parë n&...
LONDËR- Presidentja e Komisionit Europianë, Ursula von der Leyen, deklaroi pas përfundimt të Samitit të liderëve europianë ...
LONDËR- Dhjetëra udhëheqës evropianë dhe të NATO-s, së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, u mblodhën ...
LONDËR- Samiti i Londrës për Ukrainën është duke u zhvilluar në Lancaster House nga ora 16:00 me pjes&e...
ANGLI- Britania, Franca dhe Ukraina kanë rënë dakord të punojnë për një plan armëpushimi, që do t’i paraqit...
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka lënë fuqi masën e arrestit me paraburgim edhe për dy muaj ndaj Dragisha dhe Jo...
ANGLI- Britania e Madhe dëshiron të punojë me Francën për një plan paqeje për Ukrainën. Kryeministri britanik Keir Sta...