Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bunec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në...
BOTA
Nderohen 59 viktimat e tragjedisë në Koçan! Në Shtip ndizen qirinj, në sheshin "Skënderbeu" në Shkup vendosen lule
r.llPërditësimi i fundit 16 Mars 2025, 22:52
MAQEDONI E VERIUT- Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në qendrën e Shtipit, duke bërë kështu homazhe për 59 personat që humbën jetën në diskotekën e cila u përfshi nga zjarri në Koçan. Qytetarët kanë ndezur edhe qirinj në kujtim të këtyre viktimave, dhe po ashtu janë vendosur edhe disa fotografi të tyre.
Ndërkohë zëvendëskryeministri i parë Izet Mxhiti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për vendosjen e luleve në Sheshin Skënderbeu në Shkup, në nder të viktimave.
“Sonte, në Sheshin Skënderbeu, vendosëm lule në nderim të jetëve të humbura të viktimave në tragjedinë e Koçanit. Së bashku, e ndajmë dhimbjen e solidarizohemi me njëri-tjetrin. Sonte, në gjuhë të ndryshme flasim, por njëjtë i vajtojmë dhe pikëllohemi për të rinjtë dhe të rejat tona që i humbëm padrejtësisht. Lutjet dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit. Ata nuk janë vetëm në këtë dhimbje! Jemi bashkë!”, shkruan Mexhiti.
Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga tragjedia në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria maqedonase shpalli zyrtarisht 7 ditë zie në të gjithë vendin.
Po ashtu ka ngarkuar Inspektoratin Shtetëror të Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet e hotelerisë (kabare, klub nate, etj) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të përcaktojë gjendjen dhe kushtet sipas rregullores dhe akteve të tyre vendi.