BOTA

Ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare! Ish-presidentit të SHBA-ve i jepet lamtumira e fundit! Jimmy Carter përcillet me nderimet të larta, në ceremoni të pranishëm Trump dhe...

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Janar 2025, 17:13

Ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare! Ish-presidentit

UASHINGTON- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të nderohet të enjten me një funeral në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, përpara se të varroset në shtetin e tij të Xhorxhias. Në ceremoninë funebre të Uashingtonit do të marrin pjesë Presidenti Joe Biden, Presidenti i zgjedhur Donald Trump, si edhe ish-presidentët Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama. Presidenti Biden do të mbajë fjalimin për nder të tij.

Trupi i ish-Presidentit Carter do të dërgohet në Katedrale nga Kapitoli, ku publiku amerikan ka bërë nderimet e fundit për të që nga e marta. Vizitorët e shumtë, ndër të cilët edhe zyrtarë të shumtë të zgjedhur dhe Nënpresidentja Kamala Harris, theksuan arritjet dhe humanizmin e ish-presidentit 100-vjeçar, i cili vdiq muajin e kaluar.

David Smith, profesor në Shkollën Carter për Paqen dhe Zgjidhjen e Konflikteve në Universitetin George Mason, tha se ish-presidenti padyshim ndikoi në karrierën e tij. Ai i tha Zërit të Amerikës se erdhi në Kapitol për të nderuar njeriun, por edhe për të nderuar kauzat e ish-Presidentit Carter.

"Ai pati një ndikim të tillë tek kaq shumë njerëz. Puna e tij për mbështetjen e pakicave, emërimet e grave në gjyqësor, mbrojtjen e mjedisit tonë, aktivizmin për të drejtat e njeriut të gjitha ato gjëra janë shumë të rëndësishme për mua”, tha ai. 

Arkivoli i ish-presidentit i mbështjellë me flamur mbërriti në hollin e Kapitolit të martën, përpara funeralit shtetëror të së enjtes.

Në atë hapësirë madhështore  ku vetëm për rreth 50 amerikanë është bërë ky nderim i veçantë që nga viti 1852 – udhëheqësi i shumicës së Senatit Jon Thune, në një shërbesë të martën vonë, e përshkroi ish-Presidentin Carter si: “Një veteran i marinës, fermer kikirikësh, guvernator i Xhorxhias. Dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara. Mësues në shkollën e kishës. Fitues i çmimit Nobel. Mbrojtës për paqen dhe të drejtat e njeriut. Dhe para së gjithash, një shërbëtor besnik i krijuesit të tij dhe bashkëqytetarëve të tij".

Dhe Nënpresidentja Harris e cila një ditë më parë, në këtë ndërtesë, çertifikoi fitoren e presidentit të ardhshëm  lartësoi politikën e ish-Presidentit Carter.

"Ai ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që kishte një politikë gjithëpërfshirëse energjetike, përfshirë sigurimin e një pjese të mbështetjes së parë federale për energjinë e pastër. Ai gjithashtu miratoi mbi dymbëdhjetë pjesë të mëdha të legjislacionit në lidhje me mbrojtjen e mjedisit. Dhe më shumë se dyfishoi madhësinë e parqeve kombëtare të Amerikës", tha ajo të martën.

Carter, i cili shërbeu si presidenti i 39-të, vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare në shtëpinë e tij në Xhorxhias. Që atëherë, udhëtimi i tij i fundit e kaloi arkivolin e tij nëpër rrugët e ngushta të vendlindjes së tij të thjeshtë, qytezën Plains; nëpër bulevardet e Atlantës, kryeqytetit të shtetit, dhe përmes qiejve në Uashingtonin me dëborë, për funeralin e tij shtetëror.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë