BOTA

Ndikim i inteligjencës artificiale në industrinë e teknologjisë

n.f Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 18:34
Ndikim i inteligjencës artificiale në industrinë e
Foto ilustruese

BERLIN- A mund ta shpëtojë inteligjenca artificiale industrinë e teknologjisë? Ekspertët janë optimistë. Pas disa vitesh të vështira, risitë e prezantuara në panairin e këtij viti të pajisjeve teknologjike ‘IFA’ në Berlin janë një tregues se ky sektor është gati për një epokë të re, më fitimprurëse.

Panari IFA në Berlin është një nga ekspozitat më të rëndësishme të pajisjeve elektronike në botë. Kompanitë e mëdha dhe të vogla teknologjike prezantojnë produktet e tyre të fundit, nga ekranet, pajsijet e videolojërave dhe shumë më tepër.

Industria e teknologjisë pati disa vite të vështira pas pandemisë, sepse konsumatorët i ulën shpenzimet, duke i zëvendësuar më rrallë pajisjet elektronike. Por ekspertët thonë se risitë e prezantuara në IFA këtë vit janë një tregues se tregu është gati për një epokë të re.

“Shfaqja e këtij viti duket më energjike, pas disa vitesh të ngadatla. Mendoj se ky është një reflektim i industrisë në tërësi. I gjithë investimi tek Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të fundit, po ecën drejt konsumatorëve dhe bizneseve”, thotë eskperti i teknologjisë Kane McKenna.

Por, a janë njerëzit gati të shpenzojnë më shumë për pajisjet e fundit? Eksperti McKenna mendon se veçoritë e reja të Inteligjencës Artificiale mund të tundojnë disa të paguajnë më shumë.

“Mendoj se disa nga prirjet e fundit do të vazhdojnë. Por, sigurisht që Inteligjenca Artificiale pritet t’i nxisë konsumatorët të blejnë pajisje më të përditësuara që të shfrytëzojnë teknologjinë e fundit”, thotë ai.

Një shembull i teknologjive të reja është fshesa robotike nga kompania ‘Roborock’, e cila u prezantua për herë të parë në panarin IFA.

Përmes inteligjencës artificiale, fshesa pastron kur ju nuk jeni në shtëpi, identifikon dhe shmang pengesat, lëviz edhe në sipërfaqe që nuk janë të rrafshta dhe ka furça më të përparuara.

"Të gjitha rrotat e saj mund të lëvizin lart dhe poshtë. Është si një makinë pa pilot dhe furça e saj pastron të gjitha qoshet e shtëpisë. Fuqia e saj thithëse është gjithashtu më e madhe”, thotë Michelle Newburgh, përfaqësuese e kompanisë ‘Roborock’.

Fshesa e parë robotike është prezantuar më 1996 nga kompania ‘Electrolux’. Që atëherë, teknologjia ka përparuar dhe shumë konkurrentë janë futur në treg. Por, kompania ‘Roborock’ mendon se ka ende hapësirë për rritje.

“Tregu nuk ka kufi, mundësitë janë të shumta. Ndoshta në të ardhmen robotët mund të ngjiten shkallëve. Do t’ju tregojnë se ku ndodhen gjërat tuaja në shtëpi. E ardhmja është e pafund”, thotë zonja Newburgh.

Pavarësisht vështirësive ekonomike të viteve të fundit, bizneset e reja ende po përpiqen të depërtojnë në treg. Remy Fejaville, menaxher i shitjeve në kompaninë franceze ‘Abeye’, mendon se ka një produkt unik në duart e tij.

Syzet ‘Lexilens’ ndihmojnë njerëzit me disleksi të përmirësojnë aftësitë e tyre të leximit. Ato kushtojnë 590 euro. Deri tani kompania ka shitur 5 mijë e 500 palë syze.

“E mendoja më të lehtë futjen në treg me një produkt kaq revolucionar, por kemi ende vështirësi, sepse është produkt i ri dhe unik. Duhet të bindim skeptikët. Është e vështirë, por jemi të lumtur që kemi njerëz që vijnë tek ne dhe na thonë se si u kemi ndryshuar jetën. Kjo na motivon që të ecim përpara”, thotë zoti Frejaville. Panari ‘IFA’ mbyllet më 10 shtator./ VOA

ai teknologji

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë