BOTA

"Ndotje dhe ngordhje të gjallesave!" Analiza: Deti Kaspik i shndërruar në fushëbetejë, armët lënë pasoja në njerëz dhe në mjedis

M.B. Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2024, 08:46

"Ndotje dhe ngordhje të gjallesave!" Analiza: Deti Kaspik i

UKRAINA- Forcat ushtarake ruse në dhe përreth Detit Kaspik duket se po sulmojnë Ukrainën dhe ende nuk dihet ndikimi që kanë këto sulme në mjedisin lokal apo sa i përket numrit të viktimave, shkatërrimit të shkaktuar apo caqeve që po godasin. Zyrtarët ukrainas raportuan se avionët luftarakë rusë gjuajtën raketa nga deti në ditët e para të pushtimit të Ukrainës, të nisur nga Moska më 2022, dhe vazhdimisht raportojnë për sulme të tilla. Njerëzit që jetojnë pranë Kaspikut kanë raportuar po ashtu për lëshime raketash. Gjatë këtij viti, madje ata kanë publikuar një video që me sa duket shfaq lëshimin e një rakete lundruese të llojit, Kalibr.

Disa banorë lokalë kanë thënë se ky aktivitet ushtarak po shkakton ndotje, ndërkaq disa gazetarë kanë sugjeruar se ka një lidhje mes lëshimeve të raketave dhe ngordhjes së fokave të Kaspikut. Rusia nuk ka konfirmuar se përdor Kaspikun për të kryer sulme ndaj Ukrainës, por jo gjithmonë ka qenë kështu. Në tetor të vitit 2015, media zyrtare citoi ministrin e atëhershëm rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të ketë thënë se Flota e Detit Kaspik kishte sulmuar caqe në Siri duke përdorur raketat Kalibr. Po ashtu, për një sulm nga Kaspiku kishte edhe një raportim një vit më pas.

Raportimet për sulme që nga viti 2022 kryesisht kanë qenë për bombarduesit që kanë fluturuar mbi Kaspik dhe që kanë gjuajtur raketa lundruese të llojit X-55. Është e mundur që Flota e Kaspikut ka gjuajtur raketa Kalibr, por forcat e armatosura ukrainase kanë thënë se nuk ka dëshmi të qarta për këtë. Një video e publikuar në qershor nga një peshkatar tregoi dy raketa. Lëvizja e bishtit të raketës ishte më e ngjashme me atë të një rakete Kalibr sesa të një rakete lundruese të lëshuar nga ajri.

Por, shqetësimet lokale për ndikimin në mjedis të Flotës Kaspik të Rusisë datojnë para nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Moska veçse ishte duke ndërtuar një bazë të re për flotën në Kaspik, në Dagestan, dhe në qershor të vitit 2020 atje kishte mbajtur një paradë detare. Një banor vendas i tha Radios Evropa e Lirë se ngjarja, e cila që atëherë është mbajtur në baza vjetore, e mbulon detin me naftë dhe pas kësaj parade, brigjet mbushen me peshq të ngordhur.

“Rreth 30 vjet më parë, deti ishte plot jetë. Nuk është më. Notova te anijet gjatë verës dhe pash se çfarë po ndodhte. Flota e Kaspikut është një nga faktorët”, tha ai.

Radio Evropa e Lirë është shpallur “organizatë e padëshirueshme” nga Moska, prandaj emri i këtij personi nuk mund të zbulohet. Nëse do të zbulohej emri i bashkëbiseduesit, ai do të përfundonte prapa grilave. Një banore lokale, e cila po ashtu duhet të mbetet anonime, tha se është zhvendosur në Kaspik nga kryeqyteti rajonal, Makaçkala, nëntë vjet më parë, duke shpresuar se uji do të ishte më i pastër. Ajo tha se situata kishte “ndryshuar shumë” në atë kohë dhe foli për ndikimin që kanë paradat vjetore detare.

“Anijet nuk janë në port, ato janë të ankoruara në det të hapur. Ato djegin karburante pandërprerë, gjithmonë dëgjohen motorët e tyre dhe sigurisht i gjithë ky emetim shkon në det”, tha ajo.

“Më pas anijet nisin të qëllojnë. Është një atmosferë e tmerrshme. Vjen era e djegies edhe nëse dritaret janë të mbyllura... është e pamundur të marrësh frymë”.

Flota po ashtu mban stërvitje çdo shtator. Këtë vit, mbi 30 anije ishin të përfshira në stërvitje. Pavarësisht se stërvitjet mbahen më thellë në det, burimet e REL-it thanë se karburanti i derdhur dhe peshqit e ngordhur grumbullohen në breg. Gazetarët i kanë lidhur stërvitjet dhe aktivitetet luftuese me nivelin e ndotjes dhe ngordhjen masive të fokave. Si Kalibr, ashtu edhe raketat lundruese X-55, përdorin karburante toksike që mund të derdhen në det. Por, asnjë e dhënë e pavarur shkencore nuk është mbledhur në Kaspik për të vlerësuar ndikimin e aktiviteteve ushtarake të Rusisë ndaj mjedisit atje./ REL

lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë