foto ilustruese
HAGË- Rreth 99 vende po marrin pjesë në seancën dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke e bërë atë rastin më të madh në historinë e kësaj gjykate. Çështja ka vënë përballë vendet e vogla ishuj me ndotësit e mëdhenj dhe prodhuesit e karburanteve fosile.
Në thelb të saj është është fakti nëse ligji ndërkombëtar i detyron shtetet të parandalojnë ndryshimet klimatike dhe të paguajnë për dëmet mjedisore si pasojë e lëshimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serrë.
Në seancën e së martës, Britania argumentoi se vetëm traktatet ekzistuese mbi klimën siç është Marrëveshja e Parisit 2015, kanë peshë ligjore.
“Sfida e ndryshimeve klimatike mund të përballohet vetëm nëse shtetet bashkëpunojnë. Mënyra më konstruktive, më konkrete dhe për rrjedhojë, më efektive nga pikëpamja juridike është përmes marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme që përcaktojnë përgjegjësitë e shteteve për të trajtuar këto sfida. Në qendër të përgjigjes globale ndaj ndryshimeve klimatike është Marrëveshja historike e Parisit”, u shpreh Richard Hermer, Prokuror i Përgjithshëm i Britanisë.
Shtetet e vogla ishullore dhe bregdetare argumentojnë se ndryshimi i klimës kërcënon ekzistencën e tyre prandaj duhet të zbatohen ligjet ndërkombëtare, si legjislacioni për të drejtat e njeriut.
“Një përgjegjësi e tillë për këtë dëm ekzistencial duhet jetë subjekt sipas ligjit ndërkombëtar”, u shpreh Arnold Kiel Loughman, prokuror i përgjithshëm, ishujt Vanuatu.
Analistët thonë se opinioni këshillues i trupit gjykues mund të çojë në riformulim të termave negocioues mbi ndryshimet klimatike.
“Pritshmëria është që opinioni i gjykatës të ofrojë një parashikim të qartë ligjor dhe të heqë çdo mjegullnajë rreth detyrimeve të shteteve sipas ligjit ndërkombëtar. Negociatat e OKB-së patjetër do të përfitonin nga kjo qartësi ligjore”, shprehet Elena Kosolapova nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po nxisin fatkeqësi të rënda të lidhura me motin. Një gjë e tillë ka vënë në qendër të vëmendjes të drejtat e komuniteteve të prekura. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një prej tre gjykatave nga ku është kërkuar qartësi ligjore lidhur me ndryshimet klimatike.
Gjykata Ndër-Amerikane e të Drejtave të Njeriut mbajti seanca dëgjimore këtë vit në Brazil dhe Barbados dhe pritet që në javët e ardshme të japë opinionin e saj mbi detyrimet ligjore të shteteve.
Gjyqtarët në Gjykatën Ndërkombëtare të së Drejtës mbi Detin, me seli në Hamburg, vendosën në maj se lëshimi i gazeve që shkaktojnë efektin serrë janë subjekt i ligjit ndërkombëtar dhe se të gjitha shtetet janë të detyruara të kufizojnë ngrohjen globale dhe të mbrojnë mjediset detare.
“Nëse një shtet dështon të përmbushë këtë detyrim, atëherë ndaj tij do të zbatohej legjislacioni ndërkombëtar", shprehet Albert Hoffmann, kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare i së Drejtës mbi Detin.
Shtetet e vogla ishullore e vlerësuan këtë opinion, që sipas tyre i dha më shumë fuqi ligjeve mbi ndryshimeve klimatike.
Seanca dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do të përfundojë të premten. Gjyqtarëve do t'u duhen disa javë për të dhënë opinionin e tyre./VOA
ndryshime klimatike
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
11 Dhjetor15:08
Presidenti i zgjedhur Trump sinjalizon se nuk do të përfshihet në Siri/ Analiza e VOA: A është kjo e mundur?
donald trump
SHBA- Donald Trump ka sinjalizuar se dëshiron të shmangë përfshirjen në Siri pas rrëzimit të Presidentit Ba...
M.B.
BOTA
11 Dhjetor14:39
Kryeministri i ri i Sirisë, thirrje refugjatëve sirianë të kthehen
SIRIA- Kryeministri i ri i Sirisë u bëri thirrje sirianëve që kanë kërkuar strehim jashtë vendit, të kthehen në S...
ZH.LL
BOTA
11 Dhjetor11:08
Nata e 13/ Në Gjeorgji vazhdojnë protestat, BE-ja paralajmëron ndëshkime
protesta
GJEORGJI- Protestuesit proevropianë u mblodhën në rrugët e Tbilisit për natën e 13-të me radhë, për t...
ZH.LL
BOTA
11 Dhjetor08:57
Giorgia Meloni, personi më i fuqishëm në Europë për vitin 2025 sipas "Politico"! Lë pas emra si Ursula von der Leyen dhe Putin
Meloni
ITALIA- Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni është personi më i fuqishëm në Evropë sipas gazet&e...
M.B.
BOTA
11 Dhjetor08:23
Dyshohet se rekomandoi shpalljen e ligjit ushtarak, ish-ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut tenton të vetëvritet
KOREA E JUGUT- Ish-ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun ka tentuar t'i japë fund jetës së tij nd&eum...
ZH.LL
BOTA
11 Dhjetor08:15
Shpërthimi me 6 viktima në Hagë, policia holandeze arreston 3 persona të dyshuar! Zyrtarët: Nuk përjashtohen më shumë arrestime
vendngjarja
HAGË- Autoritetet në Holandë kanë arrestuar tre të dyshuar në lidhje me shpërthimet shkatërruese që...
ZH.LL
BOTA
11 Dhjetor07:55
Mohammed al-Bashir: Qeveria e përkohshme e Sirisë do të qëndrojë në pushtet deri më 1 mars
Mohammed al-Bashir
SIRI- Udhëheqësi i ri i përkohshëm i Sirisë, Mohammed al-Bashir njoftoi të martën se do të merr...
n.f
BOTA
10 Dhjetor22:59
Konjufca pengoi deputetët e Listës Serbe për të marrë pjesë në Kuvend, Hovenier: Ishte për të ardhur keq! Askush nuk u duk mirë
Hovenier
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier në një intervistë për mediat në...
n.f
BOTA
10 Dhjetor22:48
Dyshohet se është përdorur gjatë vrasjes së CEO-s së UnitedHealthcare, çfarë është arma fantazmë?
Arma
SHBA- Hetuesit thonë se pistoleta e zezë që dyshohet se u gjet nga Luigi Mangione, i dyshuari i arrestuar në lidhje me vrasjen e n...