BOTA

Ndryshimet në qeveri, a po përgatitet Putin për një luftë të gjatë?

M.B. Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 07:54
Ndryshimet në qeveri, a po përgatitet Putin për një
Vladmiri Putin

RUSIA- Presidenti Vladimir Putin bëri ndryshime në kabinetin qeveritar të dielën duke emëruar Andrei Belousov, një ekonomist që ka mbajtur për herë të parë rolin e zëvendës kryeministrit të Rusisë, si ministër të ri të Mbrojtjes, në vend të Sergei Shoigut.

Shoigu, i vetmi anëtar i qeverisë që Presidenti Putin e zëvendësoi, u emërua Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një pozicion këshillues shumë i fuqishëm për Kremlinin, duke zënë vendin e Nikolai Patrushevit, aleat për një kohë të gjatë i Vladimir Putinit. Njësoj si Presidenti, zoti Patrushevi më herët ka drejtuar Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë, pasardhëse e KGB-së sovjetike. Këshilli i Federatës, dhoma e lartë e parlamentit rus duhet të miratojë emërimin e zotit Belousov, një formalitet, për të cilin nuk ka dyshime.

Shërbimi rus i Zërit të Amerikës bisedoi me tre ekspertë, të cilët, njëzëri sugjerojnë se zëvendësimi i ministrit Shoigu me Andrei Belousovin tregon se zoti Putin po e përgatit vendin për një luftë të gjatë kundër Ukrainës. Richard Weitz, drejtor i Qendrës për Analiza Politike-Ushtarake në Institutin Hudson me bazë në Uashington, vuri në dukje se prej disa kohësh kishte pasur spekulime se ishte planfikuar largimi nga detyra i Sergei Shoigut, i cili shërbeu si ministër i mbrojtjes për 12 vjet.

“Ka pasur disa shqetësime mbi ritmin e reformës ushtarake nën drejtimin e tij dhe më pas mbi dobësinë e ushtrisë ruse në muajt e parë të luftës në Ukrainë. Dhe rebelimi i vitit të kaluar nga [Yevgeny] Prigozhini dhe grupi Wagner u cilësua si përgjegjësi e Shoigut dhe shefit të Shtabit të Përgjithsëm të asaj kohe, gjeneralit Valery Gerasimov”, tha Weitz për Zërin e Amerikës.

“Besoj se Putini ka vendosur që në këtë faze të konfliktit, tani që ushtria ruse po vepron mirë nga ana operative, por që është e qartë se lufta do të zgjasë disa vjet, ai dukshëm kërkon që të vërë në atë post dikë që ka më shumë njohuri ekonomike. Dhe kjo ka kuptim, nëse do të jetë një luftë e gjatë, kërkohet mobilizim i burimeve të nevojshme për ta mbështetur atë”.

Mykola Sunhurovskyi, drejtor i programeve ushtarake në qendrën Razumkov, një institut me bazë në Kiev, tha se një skandal i kohëve të fundit që përfshin zëvendësin e Shoigut, Timur Ivanov, i cili u akuzua për marrje rryshfeti prej 12 milionë dollarësh, mund të ketë ndikuar në largimin nga kabineti të ish ministrit të Mbrojtjes. Por ai pajtohet se ndryshimi lidhet kryesisht me parashikimin e zotit Putin se lufta ndaj Ukrainës do të jetë e gjatë.

“Shoigu nuk është ushtarak, nuk është ekonomist, nuk është industrialist. Por zoti Belousov është një njeri që ka punuar për një kohë të gjatë për bllokun ekonomik të Rusisë. Ai i ka rrënjët në Institutin Qendror Ekonomik dhe Matematik, që për një periudhë ka qenë institucioni që ka udhëhequr krijimin e standardeve të reja për ekonominë ruse, që në vitet 70-të. Ai ka punuar atje për një periudhë, në mes të viteve 80-të, në pozicione të larta, zëvendës ministër, ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe për një kohë ka qenë ndihmës i Putinit”, shprehet zoti Sunhurovskyi.

Po ashtu, edhe analisti ushtarak ukrainas Alexei Getman i tha Zërit të Amerikës se zëvendësimi i Shoigut me Belousovin u diktua nga fakti se Rusia “po përgatitet për një luftë të gjatë” dhe për këtë arsye i duhej një ministër i ri mbrojtjeje i cili mund të organizojë ekonominë e vendit në përputhje me këtë fakt. Megjithatë, analisti Getman tha se largimi i zotit Shoigu nuk duhet të shihet domosdoshmërisht si një ulje në detyrë ose ndëshkim.

"Në fund të fundit, ai nuk u çua as për një periudhë pushimi të merituar as nuk u fut në burg, siç ndodh shpesh në Rusi," tha ai. “Ai u bë Sekretar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse në vend të Patrushevit”./ VOA

vladimir putin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë