BOTA

Në 10 ditë fushatë, 125 mijë euro gjoba për subjektet politike në Kosovë

n.f Përditësimi i fundit 21 Janar 2025, 17:14
Në 10 ditë fushatë, 125 mijë euro gjoba për subjektet
Foto ilustruese

KOSOVË- Vetëm brenda një dite, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dhënë gjoba në vlerë prej 42 mijë euro ndaj partive politike për shkelje gjatë fushatës zgjedhore. Sipas vendimeve që ka publikuar PZAP më 19.01.2025 në faqen e saj zyrtare shihet se ankuesi i vetëm për këto raste është partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Gjoba më e lartë e dhënë nga PZAP në këto vendime është në vlerë prej 8 mijë euro. Ndërsa, afati për shlyerjen e tyre është 15 ditë, nga plotfuqishmëria e vendimit. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa më 19.01.2025 ka dhënë gjoba në vlerë prej 42 mijë euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

Në ankesën e LVV-së paraqitur kundër PDK-së në PZAP, thuhet se Qendra e LVV-së në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat publike, konkretisht në rrugën “Osman Geci”, të kandidates për deputete nga radhët e PDK, Blerta Deliu Kodra. E vlera e gjobës sipas këtij vendimi është 4 mijë euro.

Një tjetër ankesë e LVV-së është sërish kundër PDK-së në të cilën thuhet se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat publike, konkretisht në rrugën “Pazari i vjetër”, të kandidates për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.Vlera e gjobës sipas këtij vendimi është 5,500 euro.

Po nga LVV kanë dërguar ankesë në PZAP në të cilën bëhet e ditur se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat publike, konkretisht në rrugën “Pazari i vjetër”, të kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku. Vlera e gjobës është 4 mijë euro.

Sërish LVV-ja në ankesën e saj dërguar në PZAP pretendon se më 16 janar 2025, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat publike, në rrugën “Osmani Geci”, të kandidatit për deputet, Mërgim Lushtaku. Vlera e gjobës është 5,500 euro.

Edhe ankesa tjetër vjen nga LVV në të cilën pretendohet se Armend Ahmeti, punonjës në Komunën e Skenderajt dhe aktivist i Subjektit Politik PDK, në profilin e tij në Facebook story ka postuar një video në të cilën nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku i ka quajtur aktivistët e LVV-së “Zagar”. Vlera e kësaj gjobe është 8 mijë euro.

LVV-ja me seli në Prishtinë është ankuar për një rast në të cilën pretendohet se kryetari i subjektit politik NISMA për Kosovën, njëherit kandidat për deputet nga koalicioni AAK-NISMA ka mbajtur tubim zgjedhor dhe takim me punonjës të Shtëpisë së Shëndetit në Malishevë “Shpëtim Robaj”, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Vlera e gjobës është 8 mijë euro.

Në ankesën e radhës LVV-ja dërguar në PZAP pretendon se më 16 janar 2025, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat e organeve shtetërore, në rrugën “Fadil Rrustemi”, në Skenderaj ku me këtë veprim subjekti PDK ka shkelur dispozitat e legjislacionit në fuqi. Vlera e gjobës është 3,500 euro.

LVV me seli në Prishtinë është ankuar edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës në të cilën pretendohet se më 16 janar 2025, LDK-ja ka vendosur bollboard/posterë në hapësirat e stadiumit “Shahin Haxhiislami”, në rrugën “UÇK”, në Pejë. Vlera e gjobës është 3,500 euro.

Lëvizja Vetëvendosje në një ankesë tjetër që ka dërguar në PZAP, sipas këtij vendimi bëhet e ditur se kjo i referohet shkeljeve nga mediat, dhe në këtë rast PZAP e ka përcjell në Komisionin e Pavarur për Media për trajtim në pajtim me dispozitat e Ligjit të KPM-së.

Ndërsa, një ankesë e subjektit politik Demokracia Serbe është refuzuar nga PZAP në të cilën thuhet se ka parashtruar ankesë nga vendimet e KQZ-së të datës 14.01.2025 duke theksuar se subjekti i tyre politik sërish nuk ka marr përfaqësues në këshillat zgjedhore në Komunat e Zubin Potokut, Zveçan, Shtërpcë, Novobërdë, Kllokot dhe Partesh.

Totali i gjobave të dhënëa ndaj subjekteve politike me vendimet e PZAP-it, deri më tani është 125,000.00 euro. Ditë më parë  Demokracia në Veprim (DnV), tha se që nga fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është vërejtur gjuhë nxitëse dhe e urrejtjes mbi baza politike, si në tubime politike, por edhe në komente në platforma online.

Në një konferencë për media më 18 janar, Eugen Cakolli nga DnV, tha se gjatë kësaj jave ka pasur përkeqësim të gjuhës së ashpër të përdorur në fushatë.

“Këtë javë kemi pasur ashpërsim e përkeqësim të gjuhës së përdorur në fushatë, me plotë 25 aktivitete gjatë monitorimit të së cilave janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës së nxitjes apo urrejtjes, kryesisht mbi baza politike”.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2025, ku në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme

Në garë janë mbi 1.200 kandidatë, prej të cilëve do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit, dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti i Vetëvendosjes, aktualisht në pushtet, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kosova, me mbi 2 milionë votues të regjistruar brenda dhe jashtë vendit, mban zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt./ Monitor

fushata elektrale ne kosove gjoba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë