Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
BRUKSEL- Përkundër pritjeve dhe paralajmërimeve se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të hiqen, së paku gradualisht, kjo nuk ka ndodhur ende. Verën e kaluar, BE-ja ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese kundër Kosovës - përfshirë anulimin e disa takimeve në nivel të lartë - duke vlerësuar se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në veriun e banuar me shumicë serbe.
Tensionet në këtë zonë janë rritur pasi Qeveria e Kosovës ka instaluar kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe, në fund të majit të vitit 2023. Rekomandimin për heqjen e masave e ka dhënë në qershor përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, duke e arsyetuar atë me hapat që ka marrë Kosova për përmbushjen e kushteve për heqjen e tyre.
Tani thuhet se Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) është duke i vazhduar konsultimet me vendet anëtare për tekstin e një deklarate të përfaqësuesit të lartë, me të cilën do të njoftohej për heqjen e masave. Por, disa versione të tekstit të një deklarate të tillë nuk kanë arritur të marrin mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare.
Sipas burimeve diplomatike në BE, shumica e vendeve janë pajtuar që të hiqen masat, disa kanë dashur të hiqet vetëm një pjesë e tyre, por disa kanë kërkuar edhe vendosjen e një klauzole, sipas së cilës masat do të mund të ktheheshin me automatizëm, nëse autoritetet e Kosovës do të ndërmerrnin ndonjë hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar në veri, që do t’i rriste tensionet.
Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se Borrell, ashtu siç është kërkuar prej tij, u ka dërguar raportin vendeve anëtare dhe diskutimi për të është zhvilluar në qershor. Por, Stano tha se “përmbajtja e atij raporti nuk do të bëhet publike”. Radio Evropa e Lirë ka pasur rast ta shohë atë raport dhe në të është rekomanduar heqja e masave.
“Marrë parasysh hapat që i ka ndërmarrë Kosova drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së, të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023, përfaqësuesi i lartë i rekomandon Këshillit [Evropian] që të marrë qëndrim për heqjen e masave për Kosovën, në të njëjtën kohë duke respektuar prerogativat institucionale”, është thënë në raportin e Borrellit.
Borrell, në rekomandimin e tij, ka thënë se vendimi nga ana e Këshillit do të kontribuonte në një kontekst të balancuar, në të cilin dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, i lehtësuar nga BE-ja, do të mund të ecë përpara.
“Nga Kosova pritet që ta shfrytëzojë këtë mundësi për të vepruar në mënyrë depërshkallëzuese dhe për t’i evituar veprimet e pakoordinuara”, është thënë në raportin e Borrellit. Por, gjatë diskutimeve, disa vende anëtare kanë argumentuar se përmbushja e kushteve nga ana e Kosovës “nuk është e plotë”.
Stano thotë se “diskutimet në Këshill po vazhdojnë”. Në Bashkimin Evropian nuk duan të flasin për afatet kohore se kur do të mund të hiqeshin masat, por zyrtarë të BE-së - në kushte anonimiteti - thonë se “vendimi është bërë më i vështirë pas sjelljes jokonstruktive” në takimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të lartë dhe në nivel të kryenegociatorëve.
Në fund të qershorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë ftuar në Bruksel për një rund të ri bisedimesh, por takimi i përbashkët nuk është zhvilluar, për shkak të disa kushteve që ka nxjerrë Kurti e që i ka refuzuar Vuçiq.
Disa burime të BE-së thonë se në mesin e arsyeve përse disa shtete nuk duan të hiqen masat, janë niveli i ulët i besimit ndaj autoriteteve të Kosovës dhe frika se Kosova mund të ndërmarrë hapa të njëanshëm për hapjen e urës mbi lumin Ibër, që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës./ REL
Sveçla dhe Petkoviç KOSOVË- Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, e ngarkuar për propagandë ...
Foto ilustruese KOSOVË- Deputetja e PDK-së, njëherit kryetare në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosov&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Obiliq të Kosovës ditën e sotme. Mësohet se nj&...
pamje nga ngjarja ITALI- Një turiste ka shkaktuar debat në Firence pasi hipi sipër një monumenti kulturor për të bë...
Foto ilustruese KOSOVË- Çështja e operimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit në komunën e De&cced...
Vaksina e Covid BRUKSEL- Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian tha të mërkurën se Komisioni Evropian nuk i ka ofruar publikut qas...
Vance dhe Rayner ANGLI- Zëvendëskryeministrja britanike, Angela Rayner të martën hodhi poshtë komentet e zëvendëspr...
Maqedonci KOSOVË- Paralajmërimet e institucioneve shtetërore të Kosovës për sulme të reja në veri të vendit ng...
Foto ilustruese UKRAINË- Rreth 42.000 njerëz janë aktualisht të zhdukur në Ukrainë, tha të mërkurën një z...
Trump SHBA- Një video e re po qarkullon në rrjet ndërsa teknologjia tregon se si ish-presidenti Donald Trump me lëvizjen e kokës a...