BOTA

Në COP29, jo të gjitha “protestat” janë të barabarta

n.f Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 09:27
Në COP29, jo të gjitha “protestat” janë të
Foto ilustruese

AZERBAJXHAN- E shoqëruar me një melodi frymëzuese, një video e publikuar në llogarinë zyrtare në X për COP29, Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Baku, shfaqi protestues me mesazhin “COP29 Azerbajxhan është një COP vërtet përfshirës ku dëgjohen të gjitha zërat”. Komentet në këtë postim janë ndalur.

Dy ditë para se të publikohej kjo video, aktivisti për të drejtat e kafshëve, Kamran Mammadli, e kuptoi se disa protesta ishin më të mirëpritura se të tjerat në COP29.

Mammadli hyri në “zonën jeshile” të COP29 më 15 nëntor, dhe më pas nxori një pankartë nga çanta e tij duke kundërshtuar praktikën famëkeqe të Azerbajxhanit të vrasjes së qenve endacakë.

“Arrita të protestoja për dy minuta”, tha Mammadli për Radion Evropa e Lirë. “Pjesëtarët e sigurimit nuk dinin se çfarë të bënin”.

Pasi pjesëtarët e sigurimit pranuan përmes radiolidhjeve urdhra për të vepruar, Mammadli u ndalua.

“Pasi u ndalova mund të dëgjoja zëra që vinin nga radiolidhjet e sigurimit që ishin mbi kokën time. Ata ishin në panik”, tha ai.

Disidenti i njohur në shtetin autoritar, Mammadli tha se “një nga zërat po i qortonte rojet e sigurisë që nuk më përcollën sapo hyra në ambientet e COP29”.

Ky aktivist u tërhoq zvarrë nëpër sallën e shtruar me tapet, pastaj ai tha se u mbyll në një kabinë tualeti për më shumë se një orë së bashku me një pjesëtar të sigurimit, derisa autoritetet vendosën se çfarë të bënin. Më pas ai u lirua, por vëzhguesit e të drejtave të njeriut kanë kërkuar që vëmendja të përqendrohet në atë se çfarë do t’i ndodhë atij më vonë.

Trajtimi i dhunshëm i Mammadlit është në kontrast të madh me mënyrën se si grupe protestuesit të huaj janë trajtuar në COP29.

Protesta të shumta, për çështje nga karburantet fosile e deri te lufta në Gazë, janë lejuar të mbahen brenda “zonës blu” të konferencës, e cila është nën juridiksionin e OKB-së e jo të autoriteteve lokale.

Zhala Bayramova, e cila ka baba aktivistin Dr. Gubad Ibadoghlu, i cili aktualisht është i burgosur në Azerbajxhan, tha se protestat në COP29 po përdoren si një “mjet” nga Bakuja. Ajo u shpreh se këto protesta janë të verifikuara me kujdes për të parandaluar çdo kritikë të drejtpërdrejtë ndaj Qeverisë azerbajxhanase, ndërkohë që lejojnë që gishtat të drejtohen ndaj shteteve të tjera.

“Azerbajxhani po lejon [protestat] sepse ato nuk po e shënjestrojnë atë”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë. Në disa raste, Bayramova tha se popujt indigjenë që kanë ankesa reale, po shfrytëzohen nga Bakuja. “Ata po e përdorin dhimbjen e tyre si një mjet. Kjo është shumë e dhimbshme”, shtoi ajo.

Për protesta të tjera që kanë shënjestruar konferencën COP29 ka pasur akuza se janë organizuar nga vetë Qeveria e Azerbajxhanit. Kongresisti amerikan, Frank Pallone, (demokrat nga Nju Xhersi) u shty nga një turmë protestuesish dhe gazetarësh të mediave shtetërore, me të mbërritur në aeroportin e Bakusë. Ai u largua nga Azerbajxhani pak kohë pas kësaj ngjarjeje.

Pallone është i njohur gjerësisht për qëndrimet e tij proarmene lidhur me rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut dhe çështje të tjera. Që nga ngjarja e ndodhur në aeroport, Pallone e ka akuzuar Bakun për “organizim të protestave të dhunshme për të më parandaluar mua, [senatorin nga Masaçusets Ed Markey] dhe të tjerë që të marrim pjesë në COP29”.

Në konferencat të OKB-së për ndryshimet klimatike ka rregulla të ashpra për pjesëmarrësit dhe në to ndalohen “protestat e paautorizuara”. Regjistrimi për pjesëmarrje në këtë ngjarje u kërkon njerëzve që të jenë të lidhur me organizata dhe OKB-ja ka një pjesë ku përmendet “përgjegjësia” për ata që konsiderohen si shkelës të kodit të sjellës së COP-it. Pasojat potenciale të shkeljes së këtij kodi përfshijnë dërgimin e raporteve nga OKB-ja te punëdhënësit ose organizatat “për veprime të mëtejshme të përshtatshme”.

Sipas Bayramovas, qytetarët e Azerbajxhanit nuk janë lejuar të protestojnë në konferencën në Baku, dhe madje organizata si Amnesty International kanë pasur vështirësi që të marrin leje për protesta. “Amnesty duhej të protestonte sot [19 nëntor] për gjendjen e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe në Azerbajxhan, dhe ata po kanë vështirësi për të marrë dritën jeshile për këtë”.

Për protestuesin Kamran Mammadli, protesta e tij e vetme arriti të tërheqë vëmendjen, si për mirëqenien e kafshëve, ashtu edhe për atë që aktivistët thonë se është një hapje e konferencës. “Dhuna e përdorur kundër protestës time tregon se pretendimi që COP29 po mbahet në një mënyrë përfshirëse është i rremë”, tha ai./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë