BOTA

“Ne kemi ligje që duhen ndjekur dhe zbatuar", Harris premton qasje më të ashpër ndaj emigrimit, mbështet armët për Izraelin

M.B. Përditësimi i fundit 30 Gusht 2024, 11:32
“Ne kemi ligje që duhen ndjekur dhe zbatuar", Harris premton
Kamala Harris

SHBA- Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, u zotua për një qasje më të ashpër ndaj migrimit përgjatë kufirit jugor të SHBA-së dhe tha se nuk do t’i ndalonte armët për Izraelin. Harris i bëri komentet për CNN-in, në intervistën e saj të parë me një organizatë të madhe lajmesh prej se është bërë kandidate e Partisë Demokratike për presidente. Në kohën kur kanë mbetur edhe pak më shumë se dy muaj deri në zgjedhjet presidenciale, Harris u përpoq t’iu ofronte amerikanëve ndjesinë e pozicioneve të saj politike. Ajo tha se do t’i rrisë përpjekjet për një legjislacion gjithëpërfshirës kufitar, që do ta shtrëngonte migrimin në Shtetet e Bashkuara, dhe u zotua se “do t’i zbatojë ligjet” kundër kalimeve kufitare.

“Ne kemi ligje që duhen ndjekur dhe zbatuar, që i adresojnë dhe merren me njerëzit që e kalojnë kufirin tonë në mënyrë të paligjshme dhe që duhet të kenë pasoja”, tha Harris.

Ajo, gjithashtu, tha se qëndron pas mbështetjes që presidenti Joe Biden i ka ofruar Izraelit dhe hodhi poshtë thirrjet e disave në Partinë Demokratike se Uashingtoni duhet ta rimendojë dërgimin e armëve në Izrael, për shkak të numrit të madh të viktimave palestineze në Gazë. Ajo tha se mbështet një Izrael të fortë, por shtoi se “ne duhet të arrijmë një marrëveshje” për të bërë armëpushim në konfliktin e Gazës.

“Jo, ne duhet të arrijmë një marrëveshje [për armëpushimin dhe pengjet]”, tha Harris kur u pyet nëse ajo do t’i ndalonte armët për Izraelin.

Ajo ka qenë zëvendëse e presidentit Biden që nga fillimi i administratës së tij në janar të vitit 2021. Abbas Alawieh, bashkëthemelues i Lëvizjes Kombëtare të Paangazhuar, që ka protestuar kundër politikës së Bidenit, shprehu zhgënjim me përgjigjen e Harrisit për Gazën.

“Nëse zëvendëspresidentja është e interesuar për armëpushim, ajo duhet ta mbështesë ndalimin e menjëhershëm të dërgimit të armëve [për Izraelin]”, tha Alawieh.

Harris, e cila ishte në intervistë bashkë me kandidatin për zëvendës të saj, guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, tha gjithashtu se do të dëshironte të shtonte një republikan në kabinetin e saj, nëse i fiton zgjedhjet presidenciale.

“Mendoj se është e rëndësishme që kur merren disa vendime më të rëndësishme, të kemi në tryezë njerëz që kanë pikëpamje të ndryshme, përvoja të ndryshme. Mendoj se është në të mirën e publikut amerikan që në kabinetin tim të ketë një anëtar, i cili është republikan”, tha Harris.

Prej se është bërë kandidate demokrate për presidente, muajin e kaluar, Harris është rritur në sondazhe, ka grumbulluar qindra miliona dollarë donacione për fushatën e saj dhe ka mbajtur një sërë fjalimesh të fuqishme nëpër tubime me mbështetës. Harris e mbrojti mënyrën se si ajo dhe Biden kanë trajtuar inflacionin, duke thënë se ata kanë trashëguar një ekonomi të shkatërruar nga pandemia COVID-19.

Ajo tha se është bërë shumë punë për t’i ulur çmimet, por se “çmimet janë ende shumë të larta”. Ajo foli edhe për përpjekjet e saj për t’i adresuar ndryshimet klimatike dhe për mbështetjen e Marrëveshjes së Re të Gjelbër - një propozim i Partisë Demokratike për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse fosile.

“Ne kemi vendosur synime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës - dhe për globin - se kur duhet t’i përmbushim disa standarde për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë”, tha Harris.

Harris është përballur me kritika nga republikanët dhe disa ekspertë, për faktin që nuk ka mbajtur ndonjë konferencë shtypi ose intervistë të gjerë deri më tani. Sipas kritikëve, ajo ka shmangur të sfidohej për të kaluarën e saj. Ajo i është futur garës për presidente, pasi Biden është tërhequr prej saj. Në zgjedhjet e 5 nëntorit, ajo do të përballet me kandidatin republikan, ish-presidentin Donald Trump. Trump e përshkroi intervistën e Harrisit si “të mërzitshme”./ REL

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë