BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
TETOVË- Universiteti i Tetovës ndërpreu marrëdhënien e punës me Artan Grubit, i cili jepte mësim në Departamentin e Gazetarisë të Fakultetit Juridik të këtij universiteti. Grubi, i cili shërbeu në detyrën e zëvendëskryeministrit në qeverinë e kaluar të koalicionit mes Lidhjes Social Demokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, u arratis nga vendi para tre javësh, ndërsa autoritetet po përgatiteshin për fillimin e një procesi gjyqësor kundër tij, nën akuzat për marrje rushfeti.
Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës Safet Emruli konfirmoi për Agjencisë Shtetërore të Lajmeve MIA se vendimi për largimin nga puna të Grubit, u mor për shkak të mungesës paarsye të tij në punë.
“Vendimi i është komunikuar atij zyrtarisht, si me postë ashtu edhe në mënyrë elektronike”, sqaroi dekani Emruli.
Në bazë të ligjit, një punonjës mund të hiqet nga puna nëse nuk paraqitet tre ditë me radhë në vendin e punës, apo pesë ditë përgjatë gjithë vitit dhe mbi mungesën nuk jep asnjë arsye. Vendimi i fakultetit u përshëndet nga koalicioni i partive shqiptare në qeveri “Vlen”, përfaqësuesit e së cilës thanë se Grubi “nuk i përmbush kriteret morale dhe as profesionale për të dhënë mësim në Universitetin e Tetovës”.
Me 18 dhjetor autoritetet në Shkup njoftuan shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Grubi, nën dyshimet për mashtrim me Lotarinë Shtetërore së bashku me ish-drejtorin e saj, Përparim Bajrami. Prokuroria thotë se dëmi i shkaktuar llogaritet në 8.2 milionë euro. Grubi dhe Bajrami, janë arratisur nga vendi dhe vendndodhja e tyre nuk dihet.
Organet maqedonase filluan hetimet dhe ndjekjen penale pas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit më 9 dhjetor, se ka përcaktuar ish zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe anëtarin e Gjykatës së Apelit Enver Bexheti, si persona të padëshiruar për shkak të përfshirjes së tyre në akte korrupsioni.
Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhej se Grubi dhe Bexheti “morën ryshfet duke minuar proceset gjyqësore që lidheshin me dënimin e Sasha Mijalkovit, ish-drejtor i Agjencisë për Sigurinë dhe Zbulimin në Maqedoninë e Veriut”.
Ish-zëvendëskryeministri nuk ka bërë asnjë deklaratë përveç një postimi në facebook, pasi prokuroria njoftoi më 11 dhjetor se do të hetonte çështjen për rushfet në ngarkim të zotit Grubi dhe zotit Bexheti. Ai tha se po shkëputej nga jeta publike. Gjatë një qëndrimi së fundmi në Kosovë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pjesë e së cilës është dhe Grubi, tha se “ai ndodhej diku në trojet shqiptare”.
“Nuk e kam takuar; është mirë. Është një proces që duhet të ketë një epilog. Artan Grubi është i gatshëm të përgjigjet para organeve të drejtësisë, të respektojë ligjet, por jo me drejtësi hakmarrëse e selektive”, tha Ahmeti në ditët e fundit të vitit 2024. Deklarata e tij nxiti reagimin në Shkup të disa partive politike, një pjesë e të cilave kërkuan që Ahmeti të paraqitej në prokurori për t’u rrëfyer rreth vendndodhjes së Artan Grubit./ VOA
Foto SHBA- Disa orë pasi djali i tij u ul në kryeqytetin e Groenlandës presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump mbajti një ko...
Zbulimet EGJIPT- Egjipti ka njoftuar zbulime të reja arkeologjike që përfshijnë varre të zyrtarëve të ran...
scholz, trump BERLIN- Gjermania ka paralajmëruar Donald Trump që të mos kërcënojë Grenlandën, pasi presidenti i zgjedhu...
jack smith SHBA- Departamenti i Drejtësisë thotë se do të publikojë përfundimet e Prokurorit të Posaçëm Jack...
ITALI- Gazetarja italiane Cecilia Sala e cila qëndroi e burgosur për tre javë në burgjet iraniane për "shkelje të ligj...
UKRAINË- Zyrtarët ukrainas njoftuan së të paktën 13 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë p...
liam payne BRITANI- Shkaku mjekësor i vdekjes së këngëtarit Liam Payne është konfirmuar në një hetim në ...
KALIFORNI- Skena apokaliptike tregohen në Kaliforni ndërsa zjarri masiv ka shkrumbuar gjithçka. Një zonë e madhe po digjet nga Mali...
FRANCË- Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Noel Barrot, paralajmëroi të mërkurën presidentin e sapozgjedhur të SHBA-s&e...
Foto ilustruese DANIMARKË- Deklarata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump mbi Groenlanden është pritur me habi nga danezët t&eum...