BOTA

Në një shtet të SHBA-së dominojnë gratë politikane, çfarë do të thotë kjo për Kamala Harris?

E.D Përditësimi i fundit 4 Gusht 2024, 08:07

Në një shtet të SHBA-së dominojnë gratë

SHBA- Në një vend ku gratë ende e kanë të vështirë të arrijnë poste të larta, shteti i Michiganit të SHBA-së është i jashtëzakonshëm. Tre zyrtarët e saj më të lartë të zgjedhur janë të gjitha gra gratë në nivel kombëtar zënë vetëm rreth një të katërtën e roleve të larta politike. Meqë asnjë grua nuk ka shërbyer ndonjëherë si presidente, shteti i drejtuar nga gratë mund të ofrojë udhëzime për një rrugë drejt Shtëpisë së Bardhë për demokraten Kamala Harris.

Edhe pse sondazhi i opinionit nuk ofron një përgjigje të qartë nëse njerëzit janë më pak të gatshëm të votojnë për një grua.  Dhe nuk duhet të kërkoni larg për të kuptuar se gratë duhet të luftojnë akoma më shumë për tu zgjedhur. Robyn Kepplinger mund të jetë një nga të paktat në qytetin e saj pro-armë, anti-abort, e emocionuar për mundësinë për të votuar për presidente një grua demokrate. Siç raportohet, 33 vjeçarja është shprehur se nuk mund të imagjinojë një kandidat më të mirë për të udhëhequr vendin, sesa zëvendëspresidentja Kamala Harris.

Kepplinger, banore e Jenison, ka shprehur haptas mbështetjen e saj për Harris. Së fundmi, 59 vjeçarja ka siguruar mjaft vota delegatësh për tu bërë kandidatja demokrate për presidente të vendit, pas tërheqjes nga gara të presidentit aktual, Joe Biden. Por, disa shqetësohen se të qenit grua mund të jetë një pengesë e rëndësishme mes saj dhe presidencës.

“Të bëjë diçka që nuk është bërë më parë, është e vështirë”, tha Kepplinger.

Megjithatë, një ndryshim i tillë është dëshmuar i mundur në shtetin kyç të Michiganit, ku tre demokrate femra tani mbajnë postet kryesore, Sekretarja e Shtetit Jocelyn Benson, Guvernatorja Demokratike Gretchen Whitmer dhe Prokurorja e Përgjithshme Dana Nessel. Në fakt, Michigan ka pasur dy guvernatore femra demokrate në 20 vitet e fundit, Jennifer Granholm dhe Whitmer. Vetëm rreth një e katërta e senatorëve dhe guvernatorëve të shtetit në SHBA janë gra.

“Gratë janë ende të nënvlerësuara. Nuk do të jetë ndryshe as për Harris besoj, sesa ishte kur ata thanë se tre gra nuk mund të fitojnë në Michigan”, tha Marcie Paul, kryetarja e grupit avokues për gratë liberale, Fems for Dems.

Harris, megjithatë, ndan disa nga tiparet që i bënë gratë në Michigan kandidate të suksesshme, sipas Kim Gates, kryetare demokrate e Kent County, Michigan.

“Harris, Whitmer dhe Granholm arritën një ekuilibër midis dhembshurisë dhe forcës si gra të forta dhe të drejta. Ato kanë aftësi të shkëlqyera të të folurit. Ato janë të mëshirshme”, tha Gates.

Kombinimi i të folurit të drejtë, forcës dhe dhembshurisë është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por nëse Harris mundet, mund të jetë një shenjë e mirë për të. Kandidatet femra mund të rezultojnë gjithashtu më të afta se burrat në nxitjen e votuesve rreth çështjes së të drejtave riprodhuese.

Votuesit në mbarë vendin përmendin të drejtat e abortit ndër çështjet më të rëndësishme zgjedhore, me një sondazh të fundit që zbuloi se 1 në 8 votues e sheh atë si një prioritet kryesor për zgjedhjet e nëntorit. Çështja ka qenë e rëndësishme në votime, me avokatët kundër abortit që humbën një sërë garash në shtetet republikane që kur e drejta federale për abortin u përmbys në vitin 2022.

Në dy vitet e fundit, një pjesë e vogël e shteteve kanë miratuar masa votimi për mbrojtjen e të drejtës abortit, duke përfshirë bastionet republikane në Kansas, Kentaki dhe Ohio. Kauza ndihmoi që Whitmer të fitonte në garën e saj për rizgjedhje në Michigan në vitin 2022, në të njëjtin vit që banorët votuan për të përfshirë të drejtat e abortit në kushtetutën e shtetit. Gjatë mandatit të Harris, ajo ka treguar një fokus të fortë në të drejtat riprodhuese, duke vizituar së fundmi një klinikë që ofron aborte.

“Është një fushë ku gjinia e saj mund të provojë avantazh. Zëvendëspresidentja Harris është një lajmëtare shumë më e mirë për këtë çështje sesa Joe Biden”, tha Adrian Hemond, strateg politik në Michigan

Ndërsa shqetësimet u rritën rreth aftësisë së 81-vjeçarit Biden për të mposhtur Trumpin në nëntor, disa donatorë të mëdhenj ndaluan fondet kur numri i votuesve të presidentit po binte në shtetet e luhatshme, përfshirë Michiganin. Ndërkohë, Trump, 78 vjeç, pa gjithashtu një rritje në vlerësimet personale pasi një person i armatosur tentoi ta vriste atë në një tubim në Pensilvani muajin e kaluar.

Por, pasi Biden dha dorëheqjen, Harris mori një nivel rekord donacionesh 81 milion dollarë brenda 24 orëve. Që atëherë, një sondazh i Morning Consult tregoi vlerësimin e miratimit të Harris në 50%, nga 43% një javë më parë dhe një sondazh i veçantë nga Reuters/Ipsos zbuloi se Harris mbështetej nga 43% e votuesve të regjistruar dhe Trump mbështetej nga 42% e tyre.

Disa aktivistë demokratë në Michigan thonë se prejardhja e saj si një grua me ngjyrë e ka ndihmuar Harris të arrijë më shumë votues. Trashëgimia e saj dhe fakti se ajo është dukshëm më e re se Biden dhe Trump thuhet gjithashtu se rrit apelin e saj në elektorat.

“Ajo ka elektrizuar njerëzit me ngjyrë”, tha Greg Bowens, anëtar i bordit ekzekutiv të NAACP në Grosse Pointe, duke shtuar se kjo nuk është parë që nga presidenti i parë me ngjyrë në SHBA, Barack Obama.

Ndërsa një valë e dukshme entuziazmi rritet në mesin e disa votuesve demokratë, Harris i është nënshtruar sulmeve bazuar në gjininë dhe prejardhjen e saj. Në përgjithësi, bëhet e ditur se kandidatet femra përballen me kritika më sipërfaqësore sesa politikanët meshkuj për mënyrën se si duken, si e mbajnë veten dhe si flasin.

“Politikanet me ngjyrë janë në shënjestër më shumë se homologët e tyre meshkuj të bardhë. Gratë politikane me ngjyrë përballen me sulme që janë gjinore dhe racore në të njëjtën kohë”, shtoi ajo.

“Ne duam që gratë të jenë të ashpra si kandidate por jo shumë të ashpra”, tha Jamil Scott, asistent profesor në Universitetin Georgetown.

Scott vuri në dukje Hillary Clinton  kandidatja e parë femër presidenciale e partisë kryesore amerikane – e cila u përceptua si agresive në sulmet e saj kundër Trumpit në vitin 2016. Trump u përpoq të shfrytëzonte këtë gjë duke e quajtur Clinton një “grua të keqe”. Ndërsa historia dhe qëndrimi i Harris për abortin mund të tërheqë disa, ato nuk garantojnë mbështetje midis votuesve me prirje të majtë.

Tressa Johnson, një votuese liberale 31-vjeçare nga Grand Rapids, beson se qëndrimet politike të Harris janë ato që e bëjnë atë të padëshirueshme jo përkatësia etnike apo gjinia e saj. Ajo thotë se e kaluara e zëvendëspresidentes si prokurore dhe kritikat e kufizuara të administratës Biden ndaj veprimeve të Izraelit në Gazë e bëjnë atë një kandidate të dobët. Ajo që fitorja e Whitmer në Michigan nuk mund ta ndihmojë fushatën e Harris është se si të mposhtet një kandidat i profilit të lartë si Trump.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë