BOTA

Neglizhoi sëmundjen për t'iu shërbyer pacientëve, vdes doktoresha 38-vjeçare. Tani konsiderohet ‘heroinë’, por rasti saj është alarm

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shtator 2025, 08:38
Neglizhoi sëmundjen për t'iu shërbyer pacientëve, vdes

Maddalena Carta, një mjeke familjeje në Dorgali, provinca Nuoro në Itali, ndërroi jetë ndërsa punonte ende në shërbim të pacientëve. Mjekja la pas dore sëmundjen e  saj edhe pse ishte përkeqësuar ditët e fundit, duke përfunduar e shtruar në spital. Pasioni dhe përkushtimi i saj i plotë ndaj punës kanë ngjallur përsëri diskutime rreth mungesës së mjekëve në zonat më të izoluara të gadishullit.

“Ishte e vetëdijshme për boshllëkun e madh që do të linte, ndaj nuk u ndal as kur u ndje keq. Vazhdonte të vizitonte pacientë, duke u kujdesur për mbi 1.800 të regjistruar dhe mbi 5 mijë banorë të mbetur pa mjek për shkak të mungesës së kolegëve”, shpjegojnë bashkëpunëtorët e saj.

Të mërkurën e kaluar, ndërsa vizitonte pacientët, u rrëzua papritur. U transportua urgjentisht në spitalin San Francesco të Nuoros dhe më pas me helikopter drejt Cagliarit. Por ishte tepër vonë: zemra e saj pushoi së rrahuri një ditë më vonë.

Federata e Mjekëve: Një vdekje në vendin e punës, e papranueshme

Reagimi i Federatës Kombëtare të Urdhrave të Mjekëve (Fnomceo) ishte i ashpër. Presidenti Filippo Anelli e quajti rastin “një vdekje në vendin e punës në kuptimin e plotë të fjalës”. Ai denoncoi kushtet e papërballueshme ku punojnë gjithnjë e më shumë mjekë, sidomos në zonat periferike, malore dhe rurale:

“Doktoresha mbeti e vetme të mbulonte një komunitet prej 5 mijë personash, edhe pse ishte e lodhur dhe e sëmurë. Ajo vuri shëndetin e pacientëve mbi të sajin, dhe kjo i kushtoi jetën. Shteti duhet të ndërhyjë: nuk mund të lejojmë më që ata që shërojnë të vdesin nga puna.”

Një sistem shëndetësor në kolaps

Rasti i Dorgalit nuk është i izoluar. Shumë territore në Itali kanë mbetur pa mjekë të familjes dhe pacientët janë pa kujdesin më elementar. Edhe në zonat periferike të qyteteve të mëdha, mungesa e stafit dhe rritja e kërkesës po i çon profesionistët drejt rraskapitjes. Sardegna është kthyer në shembull të këtij kolapsi. Kryetari i bashkisë së Dorgalit shpalli ditë zie në nder të doktoreshës.

“Kjo tragjedi na detyron të reflektojmë mbi kushtet e punës së mjekëve tanë të familjes. Maddalena kishte mbi 1.800 pacientë në ngarkim, një barrë çnjerëzore. Por ajo nuk u tërhoq kurrë”, tha ai me dhimbje.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë