BOTA

Negociatat e paqes mes SHBA-ve dhe Rusisë për Ukrainën/ Analiza: A rrezikon Evropa të humbasë rëndësinë?

M.B. Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2025, 08:19

Negociatat e paqes mes SHBA-ve dhe Rusisë për Ukrainën/ Analiza:

EUROPA- Ç'rol luan Evropa për të ardhmen e Ukrainës? Administrata e re amerikane paraqet në radhë të parë kërkesa, por tregon pak gatishmëri për ta përfshirë Evropën në bisedimet e paqes me Rusinë. Kjo u bë e qartë, për shembull, nga një deklaratë e bërë nga përfaqësuesi i qeverisë amerikane për Ukrainën, Keith Kellogg. BBC-ja e citon atë me fjalët: negociatat e mëparshme kanë dështuar, sepse në to kishin qenë të përfshira shumë palë.

Por evropianët mund të japin kontributin e tyre, i cili sipas përfytyrimeve të administratës së presidentit Trump, duhet të konsistojë në dërgimin në Ukrainë të ushtarëve për një forcë paqeruajtëse ose për programe stërvitore pas përfundimit të luftës së agresionit rus.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih se ishte në dijeni se administrata amerikane kishte nisur një kërkesë në formë pyetësori për vendet anëtare të NATO-s për t'u informuar se me sa ushtarë dhe në çfarë forme mund të kontribuojnë për trupën paqeruajtëse në Ukrainë.

Evropa të paguajë, por jo të bashkënegociojë 

Kërkesa lidhet padyshim me planin e presidentit amerikan Trump për të negociuar me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, për një zgjidhje për t'i dhënë fund luftës ruse kundër Ukrainës.

Trumpi pret që pas arritjes së  një marrëveshjeje të mundshme, evropianët të marrin përgjegjësinë për të siguruar që Rusia të mos sulmojë përsëri Ukrainën. SHBA-ja tashmë ka deklaruar se nuk dëshiron të dërgojë trupa në Ukrainë.

Kurse Evropa duhet të paguajë, por të mos ketë të drejtën e fjalës në negociatat për Ukrainën - ky duket të jetë roli që administrata e re amerikane i jep Evropës lidhur me formësimin e së ardhmes së Ukrainës.

Shqetësimi i shteteve evropiane është se tani ukrainasit tani mund të detyrohen të bëjnë lëshime që në fakt nuk duan t'i bëjnë. Ndër të tjera të heqë përkohësisht dorë nga anëtarësimi në NATO.

Scholz i "irrituar" nga diskutimi për forcat paqeruajtës

Kancelari gjerman Olaf Scholz e hodhi poshtë edhe një herë si "plotësisht të parakohshëm" diskutimin për një forcë paqeruajtëse evropiane për Ukrainën. "Unë jam pak i irrituar nga këto debate, e them sinqerisht këtë”, tha ai pas samitit të Ukrainës në Paris.

Ky është një "debat i papërshtatshëm, në kohën e gabuar dhe për temën e gabuar”, tha Scholz. "Ne nuk jemi ende në paqe, por në mes të një lufte brutale që po vazhdon të zhvillojë Rusia."/ DW

europa

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë