BOTA

Negociatat vijojnë prej 25 vitesh, analiza e DW: A do ta bllokojë Franca marrëveshjen e tregtisë mes Evropës dhe Amerikë së Jugut?

r.ll Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2024, 10:17

Negociatat vijojnë prej 25 vitesh, analiza e DW: A do ta bllokojë

FRANCË-  Franca do ta ndalojë me çdo kusht një marrëveshje të tregtisë Evropë - Amerikë Jugore. Brukseli e Berlini shohin dobi strategjike te marrëveshja me Mercosur, shkruan Auron Dodi.

Zonë gjigande e tregtisë së lirë

Është fjala për krijimin e një zone të tregtisë së lirë për rreth 800 milionë qytetarë. Ka 25 vjet, që në vitin 1999, që kur Bashkimi Evropian dhe shtetet e Amerikës së Jugut në komunitetin ekonomik Mercosur po negociojnë për marrëveshjen.

Po të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes, evropianët do të përfitonin, pasi do të hiqeshin tarifat doganore për makineri, automjete, për produkte kimike etj., të cilat BE i eksporton në shtetet e Mercosurit, ku bëjnë pjesë Brazili, Argjentina, Paraguaj dhe Uruguaj.

Kurse shtetet e Mercosurit do të eksportonin pa dogana më shumë produkte bujqësore në BE: do të eksportonin mish, lëndë të para, perime e fruta.

Komisioni Evropian në Bruksel, që drejton negociatat dëshiron që ta nënshkruajë marrëveshjen në një samit, në 5 e 6 dhjetor. Shtetet e Mercosurit kanë shprehur gjithashtu interes për këtë datë.

Këtë e mbështet edhe Gjermania dhe dhjetë shtete të Bashkimit Evropian, që e quajnë marrëveshjen urgjente e me përfitim për gjithë Evropën. Por Franca po bën rezistencë të ashpër dhe po mbledh aleatë.

Argumentat për dhe kundër marrëveshjes BE - Mercosur

Në marrëveshjen "lopë në këmbim të makinave", siç e quajti me humor atë një diplomat në Bruksel, aktualisht nuk përmbahet qartë respektimi i objektivave për klimën të Marrëveshjes së Parisit. Bashkimi Evropian kërkon këtu qëndrim më të rreptë, të shoqëruar edhe me sanksione, shtetet amerikanojugore kërkojnë zhdërvjelltësi më të madhe.

Mbështetësit e Marrëveshjes tërheqin vëmendjen që marrëveshja ka rëndësi të madhe ekonomike. Po të hiqen doganat, Bashkimi Evropian do të kursente katër miliardë euro në vit në tregtinë me shtetet e Mercosurit.

Sa për një ide për përmasat e tregtisë: në vitin 2023, BE eksportoi në shtetet e Mercosurit mallra me vlerë 56 miliardë euro. 12,6 përqind e të gjitha importeve të BE qenë nga shtetet e Mercosurit, sipas agjencisë Eurostat.

Kurse  Brazili, Argjentina, Uruguaj dhe Paraguaji eksportuan në BE në vitin 2023 mallra me vlerë 24 miliardë euro.

Nga ana tjetër, kundërshtarët e Marrëveshjes, kryesisht Franca i kanë shpallur luftë të vendosur marrëveshjes. Presidenti i Francës Emmanuel Macron e quajti marrëveshjen "të papranueshme", nëse në të nuk përfshihen elementët e Marrëveshjes së Klimës së Parisit, ndalimi i shpyllëzimeve dhe kundërpërgjigje evropiane.

Arsyet e padurimit për nënshkrimin e Marrëveshjes

Padurimi i Gjermanisë dhe i shumë shteteve të tjera në mbështetje të marrëveshjes ka të bëjë me stanjacionin ekonomik në shumë shtete evropiane. Si dhe me rritjen e rreziqeve gjeopolitike për BE. Në Bruksel mendojnë se përfitimi për të gjithë BE do të ishte më i madh se një dëm potencial.

Strategjikisht, Bashkimi Evropian synon të nxisë tregtinë. Sepse Presidenti i ardhshëm amerikan Donald Trump ka shpallur tarifa doganore deri 25% për Kanadanë e Meksikën. Ai mund ta bëjë edhe me Bashkimin Evropian. Kina investon në të gjithë botën, për të siguruar burime strategjike.

Por, siç e shprehu një ekspert në gazetën gjermane Die Welt, kur negocion me Brukselin "ti merr një leksion”. "Kur negocion me Kinën, merr një port”. Në këtë rast eksperti e kishte fjalën për një port kontenierësh, që Kina ndërtoi shumë shpejt në Peru.

Interesat franceze mbi ato evropiane?

Megjithë deklaratat e vazhdueshme se Evropa duhet të rrisë kapacitetet për t'u përballur me sfidat gjeopolitike, Presidenti Macron synon sërish të frenojë. Është e vërtetë se pozita e Macronit në Francë është e vështirë. Por nuk është hera e parë. Kujtojmë rastin e bllokadës për nisjen e negociatave të BE me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në vitin 2019.

Në rastin e tarifave doganore për automjetet elektrike kineze, që BE i vendosi sivjet i nxitur nga Franca, realisht ishin disa shtete në BE në mbështetje të këtij proteksionizmi. Gjermania, që megjithë problemet ekonomike ndihet më e fortë, mbrojti një pozicion guximi: ishte për konkurrencë të hapur me Kinën, ishte kundër tarifave doganore e proteksionizmit. Por nuk pati sukses.

Në rastin e marrëveshjes aktuale me komunitetin ekonomik të Mercosurit, kjo marrëveshje madje është miratuar në parim, që në vitin 2019. Franca përpiqet tani megjithatë ta bllokojë, sepse Macroni ndihet sërish i dobët para ekstremizmit të djathtë të Le Penit dhe fermerëve francezë.

Franca përfiton po nuk guxon

Një deputet francez kujtoi (në kushte anonimiteti) për agjencinë Reuters se Franca ka në fakt një tepricë tregtare prej 155 miliardë eurosh me Amerikën e Jugut. Ai tha se Franca mund të përfitojë nga marrëveshja për produktet e qumështit, mishit të derrit dhe produkteve derivate, edhe nëse shtohet konkurenca për mishin e gjedhit.

Por Macroni zgjedh rrugën më të sigurtë për të: përpjekjen për bllokadë. Në këtë rast, presidenti francez e injoron presionin real gjeopolitik dhe ekonomik nga Kina dhe SHBA. Ai shpërfill sërish, si për doganat për automjetet kineze, argumentat e fuqisë së tretë ekonomike në botë, Gjermanisë.

Interesat gjermane dhe franceze

Është e natyrshme që Gjermania dhe Franca të ndjekin edhe interesa nacionale. Macroni, dhe në një unitet të rrallë qeveria, parlamenti dhe fermerët francezë, kanë frikë se Evropa do të përmbytet me mish të lirë gjedhi nga Argjentina e Brazili dhe se ata do të humbasin. Fermerët francezë nisën këto ditë protesta të mëdha kundër Marrëveshjes në disa qytete franceze. Macroni druhet se zemërimi në Francë për marrëveshjen do të shfrytëzohet kundër tij nga ekstremistët e djathtë të Le Penit.

Në mediet franceze, eurodeputetë francezë argumentuan këtë javë se bujqësia nuk është aktivitet ekonomik si të tjerët. Ajo ka rëndësi strategjike për rezistencën dhe stabilitetin e demokracisë.

Kurse në Gjermani, Olaf Scholzi dëshiron të ndihmojë industrinë automobilistike dhe industrinë e ndërtimit të makinave e në tërësi ekonominë gjermane. Nga ana e tyre, shtete si Spanja, Portugalia e Suedia duan të zgjerojnë vëllimin e shkëmbimeve tregtare dhe të përmirësojnë bilancin tregtar.

Gjasat për nënshkrimin e Marrëveshjes

Juridikisht kjo marrëveshje mund të hyjë në fuqi nëse e miraton një shumicë e kualifikuar shtetesh. Dhe pastaj të votohet në Parlamentin Evropian. Pra nuk nevojitet miratimi nga të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në këtë kuadër, që marrëveshja të bllokohet, kundërshtarët duhet të krijojnë një minoritet bllokues: pra të bëhen bashkë katër shtete të BE, të cilat përfaqësojnë njëkohësisht 35% të popullatës së Bashkimit Evropian.

Franca arriti të bindë këtë javë Poloninë. Për pak muaj në Poloni janë zgjedhjet presidenciale dhe kryeministri Donald Tusk nuk do të rrezikojë sërish me zemërimin e fermerëve polakë. Tusk deklaroi papritur se „në formën aktuale" nuk e mbështet Marrëveshjen. 

Polonia dhe Franca përfaqësojnë së bashku 24% të popullatës së Bashkimit Evropian. Italia është e lëkundur, a do ta mbështesë në fund marrëveshjen apo jo. Holanda gjithashtu. Austria dhe Irlanda nuk janë pozicionuar përfundimisht.

Gjermania ka aktualisht mbështetjen e dhjetë shteteve të tjera të Bashkimit Evropian, midis tyre të Spanjës, Portugalisë dhe Suedisë.

Brazili: Franca nuk mund të shpallë fundin e Marrëveshjes

Nga shtetet e Mercosurit, Brazili, që dominon në këtë komunitet ekonomik, shprehu vendosmërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes. "Unë planifikoj ta nënshkruaj këtë marrëveshje brenda këtij viti", tha Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva të mërkurën (27.11.) Lula da Silva tha se fundin e Marrëveshjes mund ta vendosë vetëm Brukseli, jo Franca.

Në fakt në Bruksel mendojnë se Franca do ta ketë të vështirë ta krijojë minoritetin bllokues. Por Brukseli nuk do që të injorojë për një akt të tillë si kjo marrëveshje një shtet të rëndësishëm si Franca dhe të godasë, edhe në Evropë, Emmanuel Macronin (pas problemeve të mëdha që ka ai në Francë).  Negociatat vazhdojnë, po mendohet edhe mundësia e  kompensimeve për fermerët francezë e polakë./DW

evrope france amerika e jugut

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë