BOTA

Negociatori rus: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën ishin intensive, por të dobishme!

n.f Përditësimi i fundit 25 Mars 2025, 08:40

Negociatori rus: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën ishin intensive, por

RIAD- Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për një armëpushim të pjesshëm në Ukrainë, ishin “intensive” por të dobishme, tha një anëtar i ekipit negociues të Rusisë.

“Ne biseduam për gjithçka, ishte një dialog intensiv, jo i lehtë, por shumë i dobishëm për ne dhe për amerikanët”, tha të martën Grigory Karasin për agjencinë shtetërore të lajmeve, TASS.

“Shumë probleme u shtjelluan”, shtoi ai.

Karasin, i cili për kohë të gjatë ishte zëvendësministër i Jashtëm i Rusisë, tha se bisedimet SHBA-Rusi do të vazhdojnë dhe se Kombet e Bashkuara dhe vendet e tjera do të përfshihen në to. Ai nuk tha hollësi rreth kësaj. Ai i bëri këto komente një ditë takimit 12-orësh mes dy vendeve në Arabinë Saudite, vendin ku po zhvillohen bisedimet.

Derisa bisedimet po zhvilloheshin në Riad, Rusia e sulmoi me raketa qytetin Sumi të Ukrainës, duke plagosur më shumë se 90 njerëz, përfshirë 23 fëmijë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin, duke thënë se ky është shembulli më i freskët i "humbjeve, dhimbjes dhe shkatërrimit, diçka që Ukraina kurrë nuk e ka dashur".

Zelensky tha se Rusia është "e vetmja palë që po e zgjat këtë luftë dhe po torturon si popullin tonë, ashtu edhe mbarë botën".

"Për ta detyruar Rusinë të bëjë paqe, duhen masa të forta dhe veprime vendimtare", tha ai në video-fjalimin e tij të përnatshëm.

"Jemi gati ta mbështesim çdo nismë të fuqishme që e bën diplomacinë më efektive", shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, shkroi në X se sulmi i 24 marsit në Sumi tregoi se fjalët e Moskës për paqe janë "boshe". Edhe pala ruse raportoi për një sulm. Një zyrtar rus në rajonin u pushtuar ukrainas, Luhansk, tha se bombardimet ukrainase kanë vrarë gjashtë njerëz atje, përfshirë një gazetar të gazetës ruse Izvestia.

Gazeta pro-Kremlinit e identifikoi gazetarin si Alexander Fedorchak, duke thënë se ai u vra "në rajonin e Harkivit." Kanali rus Zvezda, i sponsorizuar nga Ministria e Mbrojtjes, raportoi se kameramani dhe shoferi i tij u vranë derisa po xhironin një reportazh me Fedorchakun.

Bisedimet në Arabinë Saudite janë pjesë e përpjekjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Takimi SHBA-Rusi të hënën u zhvillua një ditë pas bisedimeve të ndara midis SHBA-së dhe Ukrainës – gjithashtu në Arabinë Saudite – të cilat Kievi i quajti "frytdhënëse".

Serhiy Leshchenko, këshilltar i presidencës ukrainase, tha se delegacioni ukrainas qëndroi në Riad dhe pret të takohet sërish me amerikanët. Zelensky deklaroi në fjalimin e tij të natës se përfaqësuesit nga Ukraina dhe SHBA do të takohen përsëri, por nuk dha një datë të saktë.

Një burim i paidentifikuar në delegacionin rus u citua nga TASS duke thënë se Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë do ta publikojnë një deklaratë të përbashkët më 25 mars. Reuters citoi një burim rus të ketë thënë se një draft i deklaratës së përbashkët u dërgua në Moskë dhe Uashington për miratim dhe se të dyja palët synojnë ta lëshojnë atë më 25 mars.

Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se kufijtë territorialë dhe mundësia e pronësisë amerikane mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhjas në Ukrainën jugore ishin pjesë e bisedimeve. Javën e kaluar, Trump përmendi idenë që SHBA-ja të merrte kontrollin e centralit, i cili u kap nga Rusia në fillim të luftës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bisedimet midis Moskës dhe Uashingtonit ishin të përqendruara në çështje teknike, përfshirë sigurinë e transportit tregtar në rajonin e Detit të Zi./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë