BOTA

Nesër debati i parë dhe i vetëm mes kandidatëve për nënpresident në SHBA

n.f Përditësimi i fundit 30 Shtator 2024, 18:04
Nesër debati i parë dhe i vetëm mes kandidatëve për
Vance dhe Walz

SHBA- Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance do të përballen të martën në debatin e kandidatëve për nënpresident, një mundësi që secili prej tyre të forcojë mesazhet e fushatës për votuesit, disa javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Debati do zhvillohet në rrjetin CBS News, në Nju Jork dhe do të zgjasë 90 minuta. Ky do të jetë debati i tretë i zgjedhjeve presideciale, pas përballjeve të kandidatëve për president, Joe Biden dhe Donald Trump në 27 qershor dhe atij mes Kamala Harrisit dhe Donald Trumpit në 10 shtator.

Ndërsa po afron fundi i fushatës zgjedhore për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, senatori republikan JD Vance dhe guvernatori demokrat Tim Walz do të zhvillojnë të martën debatin e parë dhe të vetëm të kandidatëve për nënpresident, i cili pritet të jetë edhe përballja e fundit për garën presidenciale të 2024.

Debati në Nju Jork do të zhvillohet në një kohë që zgjedhjet janë 5 javë larg, në disa shtete kanë nisur votimet e hershme dhe anketimet tregojnë se gara është tepër e ngushtë. Ligjvënësi republikan Tom Emmer ka ndihmuar senatorin Vance që të përgatitet për debatin.

“Ai mund të flasë për përmirësimin e ekonomisë gjatë drejtimit të Trumpit dhe se si e shkatërroi atë Harrisi dhe Bideni. Mund të flasë se si ai ndërhyri për të vënë situatën nën kontroll në kufi dhe ata e shkatërruan. Dhe sapo ta kuptojë që Tim Walzi do të përpiqet të anashkalojë çështjet, ai (Vance) do ta mbajë atë përgjegjës”, tha zoti Emmer.

Guvernatori i Minesotës po ashtu është përpjekur të forcojë aftësitë e tij debatuese. Mesazhi i tij shpesh përqëndrohet tek rëndësia jetike që mund të kenë votimet e 5 nëntorit. E drejta për riprodhim pritet të jetë një nga pikat e forta që ai do të godasë zotin Vance, thotë profesori i shkencave politike në Universitetin e Cikagos, Mark Hansen.

“ Ndaj zotit Vance duhet të ushtrohet trysni për të folur nëse zoti Trump si President do të nënshkruajë ndalim të abortit në nivel kombëtar, apo se deri në cilën fazë të shtatzënisë do lejohet aborti”, thotë ai.

Historikisht, debatet e kandidatëve për nënpresident nuk kanë patur ndikim të madh, por këtë herë mund të jetë ndryshe, thotë autori i librave dhe eksperti për debatet presidenciale, Alan Schroeder.

“Edhe pse ata janë kandidatë për nënpresident, gjithsesi, në njëfarë mënyre ata do të japin qëndrimet përmbyllëse. Do të jetë hera e fundit që do të shohim kundërshtarët përballë njëri-tjetrit dhe hera e fundit që gjithësecili të bëjë një krahasim mes tyre”, thotë zoti Schroeder.

Si zoti Vance dhe zoti Walz u vunë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vere, pasi kishin qenë realitivisht të panjohur në skenën kombëtare dhe të dy i drejtohen debatit të së martës me sfidat e ndërsjellëta.

Sfida më e madhe për zotin Vance është rritja e përkrahjes.

Një anketë e fundit e agjencisë së lajmeve Associated Press dhe qendrës për Hulumtim të Çështjeve Publike NORC tregon se rreth gjysma e votuesve të regjistruar kanë një pikëpamje jo të favorshme për senatorin e Ohajos, nga 40 për qind që ndanin këtë mendim në muajin korrik.

“Ai ka mungesë të mbështetjes. Dhe ka një lloj prirjeje për të fyer një pjesë të opinionit që do të duhet ta kthejë në favor të tij, thotë eksperti Schroeder. “Po ashtu, ai duhet të bëjë një punë më të mire në pikëpamje të komunikimit publik me votuesit”, shton ai.

Ndërkohë, zoti Walz po përballet me kritika lidhur me shërbimin e tij në ushtri dhe zbatimin e politikave progresive në Minesota, ndërsa zoti Vance përpiqet të tregojë se kandidati demorkat është shumë larg votuesve të zakonshëm.

Zoti Schroeder thotë se ndërsa kandidati Vance shpreson të rifitojë terren pas paraqitjes së lëkundur të zotit Donald Trump në debatin me zonjën Kamala Harris, përparësia kryesore për zotin Walz është thjesht të mos bëjë dëm.

"Trysnia ndaj tij është që të ketë një paraqitje të njejtë me atë të zonjës Harris. Dhe kjo do të jetë shumë e vështirë", thotë zoti Schroeder.

Megjithëse pak besojnë se kjo përballje mes kandidatëve për nënpresident do të ketë të njëjtën peshë si debati i vetëm midis zotit Trump dhe zonjës Harris, në një garë presidenciale kaq të ngushtë, ku çdo moment viral, i cili do të përhapej me shpejtësi në internet, do të mund të mund të ndryshonte garën./  VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë