BOTA

Netanyahu takohet me Trumpin, synohet riparimi i një raporti të thyer prej disa vjetësh

n.f Përditësimi i fundit 26 Korrik 2024, 17:11
Netanyahu takohet me Trumpin, synohet riparimi i një raporti të thyer
Trump dhe Netanyahu

SHBA- Kandidati republikan për president Donald Trump pritet të takohet sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për herë të parë në gati katër vjet. Takimi do të zhvillohet në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridës.

Trump duket se do të synojë të riparojë marrëdhëniet që u dëmtuan në fund të presidencës së tij dhe të portretizojë vetën si një aleat dhe burrë shteti. Për Trump, tashmë kandidati republikan për president, takimi mund të ndihmojë në forcimin e përpjekjeve të republikanëve për t’u shfaqur si partia më besnike ndaj Izraelit. Për kryeministrin izraelit Netanyahu, riparimi i marrëdhënieve me zotin Trump është me rëndësi të jashtëzakonshme duke mbajtur parasysh mundësinë që ai të jetë sërish president i Shteteve të Bashkuara, vendi kryesor në mbrojtje të Izraelit si dhe furnizuesi kryesor me armë.

Si President, zoti Trump shkoi përtej paraardhësve të tij në përmbushjen e dëshirave kryesore të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nga ana e Shteteve të Bashkuara. Por, me largimin nga Shtëpia e Bardhë, marrëdhëniet mes tyre u thyen, në fillim të vitit 2021, pasi zoti Netanyahu uroi me shpejtësi zotin Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve të vitit 2020.

“Bibi (Benjamin Netanyahu) mund të kishte heshtur”, tha zoti Trump asokohe në një intervistë për një gazetë izraelite. “Ai bëri një gaim të madh”.

Takimi i sotëm do të jetë një prove nëse marrëdhënia mund të përmirësohet. Të dy kanë interes të kalojnë dallimet mes tyre.

Për të dy, takimi do të vërë në dukje për qytetarët e vendeve respektive portretizimin që ata synojnë t’i bëjnë figurës së tyre si udhëheqës të fortë që kanë arritur të realizojnë akte me rëndësi në skenën botërore dhe se mund ta bëjnë përsëri një gjë të tillë.

Në fjalimin e tij para Kongresit të mërkurën, zoti Netanyahu shprehu mirënjohhe ndaj zotit Biden i cili ka vazhduar të ofrojë mbështetje ushtarake dhe diplomatike për ofesivën e Izraelit në Gazë pavarësisht kundërshtive brenda Partisë Demokrate.

Por zoti Netanyahu thuri lavde për zotin Trump, duke i cilësuar historike marrëveshjet rajonale të cilat u realizuan me ndërmjetësimin e ish-Presidentit dhe duke e falënderuar atë “për gjithçka që bëri për Izraelin”.

Ai renditi veprimet e administratës së zotit Trump, nga deklarimi zyrtar nga ana e Shteteve të Bashkuara se Izraeli ka sovranitet mbi Lartësitë e Golanit; tek politika më e ashpër e Uashingtonit ndaj Iranit dhe nga njohja nga administrata e zotit Trump e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, duke përmbysur kështu politikën e ndjekur prej një kohe të gjatë nga Shtetet e Bashkuara se statusi i Jeruzalemit duhej të vendosej në negociatat mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Në një intervistë për rrjetin Fox News dje, zoti Trump shprehu kritikat e tij mbi mënyrën se si po e zhvillon luftën Izraeli në Gazë, nga e cila janë vrarë deri më tani 39 mijë palestinezë./ VOA

trump netanyahu shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë