BOTA

Nga fermer kikiriku në president të SHBA-ve, kush ishte Jimmy Carter?

n.f Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2024, 08:51
Nga fermer kikiriku në president të SHBA-ve, kush ishte Jimmy Carter?
Jimmy Carter

SHBA- Ditë zie kombëtare është shpallur data 9 janar 2025 në SHBA. Kjo datë është shpallur ditë zie kombëtare për të nderuar ish-presidentin demokrat, Jimmy Carter i cili vdiq dje, 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Presidenti aktual, Joe Biden bëri thirrje që populli amerikan të mblidhet më datë 9 janar për të bërë homazhe në ndër të Cartër.

“I bëj thirrje popullit amerikan që të mblidhet atë ditë në vendet e tyre të adhurimit dhe të bëjë homazhe në kujtimin e (ish-presidentit) James Earl Carter Jr. Ftoj çdo person në botë që ndan pikëllimin tonë të bashkohet me ne në ceremonitë që do të mbahen," tha Biden.

Jimmy Carter, fermeri i kikirikut nga Gjeorgjia, si president i SHBA-së luftoi për të rivendosur ekonominë dhe u përball me krizën e pengjeve në Iran, por gjithashtu ndërmjetësoi marrëveshjet e paqes të Camp David midis Egjiptit dhe Izraelit.

Carter u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij humanitare. Politikani demokrat u zgjodh presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara duke mundur, në zgjedhjet e vitit 1976, kandidatin republikan Gerald Ford. Por ai qëndroi në presidencë vetëm për një mandat (1977-1981) pasi pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet e ardhshme ndaj ish-aktori dhe guvernatorit republikan të Kalifornisë, Ronald Reagan.

Carter jetoi më gjatë se çdo president tjetër pas përfundimit të mandatit të tij. Në dekadat që pasuan ai zhvilloi një reputacion më të mirë si një ish-president se sa ishte si president, ​​diçka që edhe ai vetë e pranoi.

Pika kryesore e mandatit të tij të vetëm ishte nënshkrimi, në 1978, i marrëveshjeve të paqes midis Izraelit dhe Egjiptit, të cilat sollën njëfarë stabiliteti në Lindjen e Mesme. Por në të njëjtën kohë ai u shënua nga recesioni i ekonomisë, popullariteti i tij i ulët dhe kriza e pengjeve që zgjati 444 ditët e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë.

Vitet e fundit, Carter është përballur me shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë melanomën që i ka dhënë metastaza në mëlçi dhe tru. Në shkurt 2023 ai vendosi të ndërpresë trajtimet dhe të marrë vetëm kujdes paliativ. Gruaja e tij, Rosalyn, vdiq në nëntor 2023, në moshën 96-vjeçare. Ai dukej i dobët kur mori pjesë në funeralin e saj në një karrige me rrota.

Kur Carter u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai ishte shumë i papëlqyer nga amerikanët, megjithatë ai punoi fuqishëm për dekada për kauza humanitare. Në vitin 2002, atij iu dha Çmimi Nobel për Paqe për përpjekjet e tij të palodhura për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktet ndërkombëtare, për të promovuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe social.

Carter, duke qenë guvernatori i Gjeorgjisë, ishte i dobëti kur ai kandidoi për presidencën, në një kohë kur Amerika ishte ende e tronditur nga skandali ëatergate dhe dorëheqja e presidentit republikan Richard Nixon.

“Unë jam Jimmy Carter dhe po kandidoj për president. Nuk do t'ju gënjej kurrë”, u premtoi ai votuesve me një buzëqeshje të madhe.

Kur u pyet për të vlerësuar presidencën e tij në një dokumentar të vitit 1991, ai tha: “Dështimi më i madh që patëm ishte politika. Unë kurrë nuk kam qenë në gjendje të bind popullin amerikan se kam qenë një udhëheqës i fortë.

Pavarësisht vështirësive të tij gjatë mandatit të tij, Carter ishte i pamposhtur si ish-president. Ai fitoi njohjen në mbarë botën si një mbrojtës i palodhur i të drejtave të njeriut, si zëri i të padrejtëve, si lider në luftën kundër urisë dhe varfërisë – duke fituar kështu respektin që i mungonte në Shtëpinë e Bardhë. Ai luftoi për të drejtat e njeriut dhe zgjidhjen e krizave në mbarë botën, nga Etiopia dhe Eritrea në Bosnje dhe Haiti. Qendra Carter në Atlanta po dërgonte ekipe ndërkombëtare vëzhguesish në zgjedhje kudo.

Që nga vitet e adoleshencës, Karteri ka qenë mësues i seminarit baptist dhe ka qenë i hapur për besimin e tij fetar dhe ka sjellë një ndjenjë të fortë etike në presidencë. Lindja e Mesme ishte në qendër të politikës së tij të jashtme. Marrëveshja e paqes e vitit 1979, e bazuar në Marrëveshjet e Camp David, i dha fund gjendjes së luftës midis Egjiptit dhe Izraelit. Carter dërgoi presidentin e atëhershëm egjiptian Anëar Sadat dhe kryeministrin izraelit Menachem Begin në Camp David, rezidenca verore presidenciale, për bisedime.

Më vonë, kur filloi të dukej se marrëveshjet po prisheshin, ai e shpëtoi ditën duke shkuar vetë në Kajro dhe Jerusalem. Me marrëveshjen, Izraeli u tërhoq nga Gadishulli i Sinait dhe të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike. Dy udhëheqësit e tyre u nderuan me Çmimin Nobel për Paqen në 1978.

Megjithatë, deri në vitin 1980, çështjet dominuese ishin ekonomike: inflacioni dyshifror, normat e interesit mbi 20%, çmimi gjithnjë në rritje i gazit. Në të njëjtën kohë, kriza e pengjeve në Iran ishte e turpshme për Amerikën. Këto probleme dëmtuan presidencën e Carter dhe minuan shanset e tij për një mandat të dytë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë