BOTA

Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE: Të krijohen sa më parë institucionet për t'i çuar përpara reformat urgjente evropiane!

n.f Përditësimi i fundit 7 Maj 2025, 14:09

Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE: Të krijohen sa

KOSOVË- Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkon koalicion qeverisës me LDK-në, por kjo e fundit refuzon dhe kërkon qeveri tranzitore. Reagon edhe Komisionerja e BE, Marta Kos.

Ka dështuar për të 12-tën herë me radhë konstituimi i Kuvendit të Kosovës duke e çuar vendin në një krizë të thellë politike pa zgjidhje. Lëvizja Vetëvendosje, që doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk po arrin të sigurojë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Partitë politike opozitare të deritashme e kundërshtojnë emrin e Albulena Haxhiut, si e propozuar e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit. Gjithashtu e refuzojnë bashkëpunimin me partinë e Albin Kurtit,  kryeministër në detyrë.

Kurti kërkon koalicion por refuzohet

Para kësaj situate pa zgjidhje që të dilet nga ngërçi i krijuar  lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një letre i kërkoi bashkëpunim për koalicion Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që doli partia e tretë në zgjedhje, por jo PDK-së që ishte partia e dytë. "Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në. Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”, shkroi Kurti në letër.

Përgjigjja e liderit të LDK-së, që doli partia e tretë në zgjedhje, ishte "Jo”. Kreu i saj, Abdixhiku refuzon koalicion vetëm me Vetëvendosjen, duke thënë se është i pamundur bashkëpunimi me Vetëvendosjen. Kreu i LDK-së ka propozuar, siç thotë, "një qeveri nacionale të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit të ri për të dalë nga bllokada aktuale në Kuvendin e Kosovës”.

"LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë politike shqiptare, me qëllim formimin e qeverisë nacionale të tranzicionit. LDK kërkon unitet gjithëshqiptar në këtë periudhë dhe formimin e qeverisë nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri”, thuhet në përgjigjen e Abdixhikut për Kurtin.

Deputetët e VV-së nuk pranojnë qeveri tranzitore

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje menjëherë janë shprehur kundër propozimit të liderit të LDK-së për një qeveri tranzitore, duke thënë se Vetëvendosja ka dalë partia e parë në zgjedhje, dhe Kosova ka nevojë për koalicion qeverisës, por jo qeveri tranzitore të shumicës shqiptare.

Përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë janë shprehur me shqetësim për vonesat e krijimit të institucioneve të Kosovës dhe përgjegjëse i bëjnë vetë partitë politike parlamentare që s'po gjejnë gjuhë të përbashkët.

Kos: Kosova të krijojë sa më parë institucionet

Tani ka reaguar edhe komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, e cila tha se është në interes të Kosovës që sa më parë t'i formojë institucionet.

"Është në interesin e Kosovës që t'i formojë sa më parë institucionet e saj për t'i çuar përpara reformat urgjente evropiane,” ka thënë Marta Kos, duke veçuar edhe nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjeve që lidhen me Planin për Rritje, i cili, sipas saj, do të duhet të trajtohet me prioritet nga Qeveria dhe Kuvendi i ri. Sipas Kos, "kjo do të mundësonte lirimin e fondeve nga ky instrument, me kusht që të përmbushen të gjitha kriteret e tjera,” ka thënë Kos.

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, duke folur të martën në mbrëmje në një debat në Parlamentin Evropian kushtuar raportit për Kosovën, përsëriti edhe nevojën që Kosova të përmbushë pa vonesa obligimet e saj nga Marrëveshja e Ohrit në kuadër të dialogut me Serbinë. E Parlamenti Evropian, në raportet e tij si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, kërkon nga të dyja vendet "që të angazhohen sinqerisht për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve përmes një marrëveshjeje ligjërisht obliguese të bazuar në njohje të ndërsjellë.”

Pas ngërçit politik të krijuar në Kosovë edhe tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve mbetet e paqartë se si do të veprohet më tej. Sipas Kushtetutës së Kosovës, posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë që doli në zgjedhje, në këtë rast LVV-së, ndërkaq partitë më të mëdha politike propozojnë një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit. Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë votash dhe seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre. Me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, hapet rruga për formimin e qeverisë së re./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë