Gjykata e Tiranës lë të lirë 14 protestuesit: Arrestimi ishte i jashtëligjshëm!
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Zjarri në zonën e Radostinës në Fier vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë dhe situata raportohet e vështir&...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri. NAFTA 219 LEKË/LI...
Ndarja e përgjegjësive për punët e shtëpisë mund të ndikojë edhe në kënaqësinë në çift...
Edicioni i 70-të i “Topit të Artë” do të zhvillohet më 26 tetor 2026, në një ceremoni që për herë...
Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bunec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në...
Një aksident me tre automjete është regjistruar në Lushnjë, në rrugën që të çon drejt stadiumit, pranë...

SHBA- Ish-manjati i filmave Harvey Weinstein është paditur me akuza shtesë për krime seksuale përpara rigjykimit të tij në Nju Jork, thanë prokurorët e Manhattan-it në një seancë dëgjimore të enjten.
Akt-akuza nuk do të publikohet derisa ai të dalë para gjykatësit për t’u informuar mbi akuzat e reja, seancë që pritet të mbahet më 18 shtator.
Zoti Weinstein, 72 vjeç, po merr veten nga një operacion urgjent në zemër të hënën në një spital në Manhattan dhe nuk ishte në seancën e së enjtes.
Prokurorët, të cilët e kanë ringritur padinë e rrëzuar më parë për përdhunim ndaj zotit Weinstein, njoftuan javën e kaluar se kishin filluar t'i paraqisnin jurisë prova për deri në tre akuza shtesë kundër tij.
Ato përfshijnë sulme të dyshuara seksuale në Hotelin ‘Grand’, i njohur tani si Hotel ‘Roxy’ dhe në një ndërtesë banimi në Manhattan. Rastet janë nga fundi i vitit 2005 dhe mesit të vitit 2006 dhe një sulm të dyshuar seksual në një hotel në maj të vitit 2016.
Prokurorët kanë vendosur të ringrenë padinë ndaj zotit Weinstein pasi Gjykata e Apelit në Nju Jork e përmbysi dënimin e tij të vitit 2020 për akuzat për përdhunim dhe sulm seksual dhe urdhëroi një gjyq të ri.
Mbetet për t'u parë nëse akuzat e reja do të përfshihen në rigjykim, siç shpresojnë prokurorët, apo do të trajtohen si çështje më vete nga gjykata.
Akuzat e reja vijnë pasi prokurorët në Britani njoftuan javën e kaluar se nuk do të ndiqnin më akuzat kundër zotit Weinstein, i cili u vu në shënjestër gjatë lëvizjes ‘#MeToo’ në vitin 2017, kur gratë filluan të tregonin publikisht për sjelljet e tij.
Zoti Weinstein, i cili bashkëthemeloi kompaninë e prodhimit të filmit dhe televizionit Miramax, ka pohuar prej kohësh se çdo marrëdhënie seksuale që ka patur ishte me pajtimin e grave që e kanë akuzuar për abuzim apo përdhunim.
Në seancën dëgjimore të së enjtes, gjykatësi Curtis Farber vendosi që për shkak të problemeve shëndetësore të zotit Weinstein, ai do të lejohet të qëndrojë në spital për një kohë të pacaktuar në vend që të kthehet në kompleksin e burgut të qytetit.
Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhattan-it, Alvin Bragg, kishte sinjalizuar për muaj të tërë se akuzat e reja kundër zotit Weinstein ishin të pashmangshme . Ai ishte dikur një nga njerëzit më të fuqishëm në Hollywood, duke prodhuar filma si ‘Pulp Fiction’ dhe ‘The Crying Game’.
Gjykata më e lartë e Nju Jorkut hodhi poshtë dënimin e vitit 2020 kundër zotit Weinstein, pasi vendosi që gjyqtari në mënyrë të padrejtë lejoi dëshminë kundër tij bazuar në pretendimet e grave të tjera që nuk ishin pjesë e çështjes.
Prokurorët kanë thënë se një nga akuzueset në atë rast, Jessica Mann, është e gatshme të dëshmojë sërish kundër tij. Është e paqartë nëse akuzuesja e dytë, Mimi Haley, do të bëjë të njëjtën gjë. Avokatja e saj, Gloria Allred, nuk pranoi të komentonte.
Harvey Weinstein, po vuante dënimin me 23 vjet heqje lirie në Nju Jork kur dënimi i tij u anulua. Ai, megjithatë u dënua edhe në Los Anxhelos në vitin 2022 për një tjetër përdhunim.
Dënimi i tij me 16 vjet burg në atë rast ende qëndron, por avokatët e tij apeluan në muajin qershor, duke argumentuar se ai nuk pati një gjykim të drejtë në Los Anxhelos. Zoti Weinstein ka mbetur në paraburgim në kompleksin e burgut ‘Rikers Island’ të Nju Jorkut, ndërsa pret rigjykimin./VOA
Vjosa Osmani GJERMANI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar ditën e sotme me çmimin M100 Media Award, çmim q...
SHBA- Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat ...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump foli në debatin presidencial për dëshirën që lufta e Rusisë në Ukrain&eu...
Antony Blinken SHBA- Sekrateri amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Washingtoni dëshiron ta shohë Kievin të fitojë konfliktin kund...
SHBA- Sipas një anketimi të ri të opinionit publik, Nënpresidentja demokrate Kamala Harris kryeson me 47% mbështetje përkund&eum...
Maria Zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar so...
UKRAINA- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka dënuar sulmin që vrau tre punëtorë të tij të cilët po shp&...
SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris mori pjesë së bashku me Presidentin Joe Biden në përkujtimin e 23 vjetorit të sulmit më ...
ITALI- Një gjykatë në Itali ka konfirmuar sot dënimin e përjetshëm për 33-vjeçarin Benno Neumair, i cili vrau p...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar Perëndimin lidhur me dhënien e autorizimit Ukrainës për përdorimin ...