BOTA

Niset drejt hënës sonda private "Athena", del nga orbita dhe përmbyset në polin jugor të satelitit

b.z Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 07:50
Niset drejt hënës sonda private "Athena", del nga orbita dhe
Foto ilustruese

SHBA - Një sondë private zbriti në sipërfaqen e hënës të enjten por mund të jetë përmbysur në proces e sipër. Sonda ishte pajisur, mes të tjerash, me një dron dhe një automjet ‘rover’ nga NASA dhe klientë të tjerë.

Kompania me seli në Hjuston, “Intuitive Machines” tha se ishte e pasigurt nëse sonda ‘Athena’ qëndronte drejt, e lartë 4.7 metra, apo kishte rënë në njërën anë, sikurse anija e parë e saj hapësinore një vit më parë.

Specialistët në qendrën e kontrollit nxituan të fikin disa nga pajisjet e sondës për të kursyer energji ndërsa përpiqen të përcaktojnë problemin.

Kjo është zbritja e dytë në hënë këtë javë nga kompani private në bazë të programit të NASA-s për transportin komercial drejt hënës. Ulja të dielën u realizua me sukses të plotë.

Sonda e re ‘Athena’ doli nga orbita hënore siç ishte planifikuar. Zbritja drejt hënës, prej një ore, shkoi mirë deri në momentin përfundimtar, kur sistemi me laser i navigimit filloi të jepte shenja avarie. U desh pak kohë që qendra e kontrollit të misionit të konfirmonte uljen.

“Jemi në sipërfaqe”, njoftoi drejtori i misionit, njëkohësisht bashkëthemelues i firmës “Intuitive Machines”, Tim Crain. Disa minuta më vonë ai njoftoi se specialistët po punonin për të vlerësuar me saktësi orientimin e sondës.

Disa orë pas uljes, Steve Altemus, shef i kompanisë, tha se kishte të dhëna kontradiktore për mënyrën se si u ul sonda dhe nëse kishte rënë në njërën anë.

Sonda ishte pranë objektivit të synuar për uljen, por një vëzhgim nga sonda “Lunar Reconnaissance Orbiter” e NASA- do të konfirmojë gjatë ditëve të ardhshme pozicionin dhe orientimin e saj, tha ai.

E nisur javën e shkuar, sonda ‘Athena’ po komunikonte me qendrën nga një largësi prej 375,000 kilometrash ndërsa prodhonte energji nga rrezet diellore, thanë zyrtarët. Specialistët po përpiqen të aktivizojnë dronin që të fluturojë mbi një krater.

Sonda “Blue Ghost” e kompanisë “Firefly Aerospace” realizoi një ulje të suksesshme në sipërfaqen e hënës të dielën. Pas zbritjes në skajin verilindor pajisjet e sondës kanë mbledhur dhe hënor për të bërë analiza.

Kompania “Intuitive Machines” synoi uljen e sondës në një pllajë malore, vetëm 160 kilometra larg polit jugor. Sonda u ul në atë zonë por nuk dihet nëse ndodhet pranë pikës së synuar./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë