BOTA

Një qytet në Kaliforni bashkëpunon me autoritetet federale në dëbimin e imigrantëve

r.ll Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 18:05
Një qytet në Kaliforni bashkëpunon me autoritetet federale
foto ilustruese

SHBA- Agjentët e Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara po ndalojnë emigrantë pa dokumente në kuadër të fushatës së Presidentit Donald Trump kundër imigracionit të paligjshëm. Shumë prej këtyre arrestimeve janë bërë në Kaliforni, ku qyteti Huntington Beach po sfidon qëndrimin e shtetit, duke bashkëpunuar me agjencitë federale të imigracionit.

Kalifornia është një shtet që kufizon bashkëpunimin e policisë lokale me zyrtarët federal të imigracionit, duke i ndaluar ata të veprojnë si agjentë të imigracionit, ose të bëjnë arrestime të imigrantëve të paligjshëm.

Brenda Kalifornisë, që është deklaruar si shtet strehë për imigrantët, qyteti Huntington Beach është vetëshpallur "qytet, që në emër të parandalimit të krimit, nuk mbron imigrantët e paligjshëm".

“Nëse një person pa dokumente kryen krime të rënda, unë dua që ai të dëbohet. Unë dua që ne të kemi praninë e çdo niveli të forcave të zbatimit të ligjit për ta mbajtur komunitetin tonë sa më të sigurt. Nëse nuk kemi praninë e tyre, atëherë ne mund të lironim dikë që nuk do dëshironim të rikthehej në komunitetin tonë”, thotë kryebashkiaku i qytetit, Pat Burns.

Mai Do nga Instituti “Harbour”, që merret me kërkime dhe mbështetje politike për organizatat lokale pro-imigracionit, thotë se nuk ka asnjë provë që qytetet që strehojnë imigrantët janë më pak të sigurta.

“Studimet kanë vërtetuar se në qytetet që strehojnë emigrantët, në fakt ka patur një ulje të krimit, kështu që politikanët në qytetin Huntington Beach, që thonë se po përpiqen të heqin dorë nga mbrojtja e imigrantëve me justifikimin se kjo do të përmirësonte sigurinë publike, në fakt nuk po e bëjnë këtë”, thotë ajo.

Charlie Zablah, pronar i një restoranti lokal mbështet vendimin e drejtuesve të qytetit.

“Me kalimin e kufirit dhe hyrjen ilegale në vend, këta imigrantë kanë kryer një krim. Pra, kanë shkelur ligjin dhe kjo nuk është e pranueshme. Unë kam ardhur këtu në rrugë ligjore. Bëra atë që ishte e drejtë. Prita në radhë dhe pagova detyrimet e mia. Më janë dashur 12 vjet që të merrja shtetësinë”, thotë pronari i restorantit “Charlie’s Gyros”.

Prania e paligjshme në Shtetet e Bashkuara është një shkelje civile, jo një vepër penale. Hyrja e paligjshme është kundërvajtje. Rihyrja ilegale, pasi të jesh dëbuar një herë, është një vepër penale që dënohet me deri në dy vjet burg.

Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump kundër imigracionit të paligjshëm parashikon mohimin e fondeve federale për të gjitha shtetet dhe qytetet e deklaruara si strehë të sigurta për imigrantët. Nuk është ende e qartë se cilat fonde federale do t'u shkurtohen këtyre juridiksioneve, përfshirë Kaliforninë.

Vendimi i drejtuesve të qytetit Huntungton Beach për t’u deklaruar një qytet që nuk ofron strehë për imigrantët, është kryesisht simbolik, pasi ata nuk kontrollojnë forcat lokale të zbatimit të ligjit, thotë profesorja e drejtësisë e Universitetit të Kalifornisë në Irvine, Annie Lai.

“Ky deklarim nga qyteti do të ketë ndikim të kufizuar, sepse në përgjithësi qytetet nuk kanë burgje. Ato kontrollohen nga Departamenti i Policisë në qarkun Orange, që është një subjekt tjetër vendimmarrës”, thotë ajo.

Kur Kalifornia miratoi ligjin për mbrojtjen e imigrantëve në 2017, administrata e parë e Presidentit Trump argumentoi në gjykatë se kjo përbënte pengesë për autoritetet e imigracionit në zbatimin e ligjit federal. Një gjykatë apeli vendosi në favor të Kalifornisë dhe Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nuk pranoi ta shqyrtonte çështjen./VOA

kaliforni

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë