BOTA

"Një shtet europian i nënvlerësuar!" Analiza: Si u bë Polonia një fuqi kryesore e mbrojtjes?

M.B. Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 07:53

"Një shtet europian i nënvlerësuar!" Analiza: Si u

POLONIA-Kanë kaluar shekuj që kur Polonia ishte për herë të fundit një fuqi e madhe e armatosur, por fuqia ushtarake polake duket se po rikthehet, shkruan The Economist. Kur Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014, Forcat e Armatosura të Polonisë ishin në vend të nëntë në NATO, për nga madhësia. Sot ato janë të tretat pas Amerikës dhe Turqisë, me një dyfishim të trupave në mbi 200,000. Buxheti është trefishuar në terma realë, duke arritur në 35 miliardë dollarë.

Në Europë, vetëm Britania, Franca dhe Gjermania shpenzojnë më shumë se Polonia për ushtrinë (shih grafikun). Për nga përqindja që zënë shpenzimet në PBB, Polonia shpenzon shumë më tepër. Këtë fillim viti, Polonia mori presidencën gjashtëmujore të Këshillit të BE-së. Vëmendja e saj natyrisht ishte te siguria. Ndërsa Rusia po përparon në fushën e betejës dhe Trump po hedh hije dyshimi dhe pasigurie mbi NATO-n, kufiri lindor i Europës duket i lëkundur.

Polonia ka një ekonomi me rritje të shpejtë dhe një kryeministër të aftë si Donald Tusk. A mund të bëhet ajo spiranca e re e sigurisë lindore në Europë? Kështu mendon Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër i Polonisë. “Ne po përballemi me një kërcënim të madh. Nëse nuk do të përfitonim nga kjo mundësi për të ndërtuar sigurinë tonë, ky do të ishte një dështim historik dhe tragjik”. Polonia po blen nga Koreja e Jugut qindra tanke të reja, avionë dhe sisteme raketash me shumë pika lëshimi.

Por ministri krenohet edhe për blerjet me vlerë gati 60 miliardë dollarë nga Amerika, duke përfshirë një marrëveshje prej 10 miliardë dollarësh për 96 helikopterë sulmues Apache, dhe 2.5 miliardë dollarë për Sistemin e Komandës së Integruar të Betejave, një qendër dixhitale për raketat e mbrojtjes ajrore Patriot. Kosiniak-Kamysz e vë theksin mbi blerjet nga Amerika sepse kërkon të tërheqë vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë. Trump ka kërkuar që shpenzimet e mbrojtjes të vendeve të NATO-s të shkojnë tashmë në 5% të PBB-së.

Ministri vëren se Polonia është i vetmi shtet anëtar që ka në plan ta arrijë këtë kusht. Ai llogarit se vendi ka shpenzuar për mbrojtje 4.1% të PBB-së në vitin 2024 dhe do të arrijë në 4.7% këtë vit.

“Ne kemi bërë atë që pret zoti Trump”, thotë Kosiniak-Kamysz. Polonia mund të jetë “një urë lidhëse midis Bashkimit Europian dhe Amerikës”.

Përparësia e Polonisë është që të mbajë të përkushtuar Amerikën. Si një nga anëtarët e BE-së që e mbështet më fort lidhjen ndëratlantike, Polonia ka kundërshtuar prej kohësh nismat për autonomi strategjike europiane, veçanërisht kur vendi ishte nën drejtimin e partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS), që qeverisi midis viteve 2015 dhe 2023.

(Në vitin 2018, qeveria e atëhershme u përpoq më kot ta bindte Amerikën që të ndërtonte një bazë ushtarake në Poloni, duke premtuar se do ta quante atë “Fortesa Trump”.)

Kryeministri polak Tusk është më i orientuar nga BE-ja dhe ka deklaruar para polakëve se kontinenti duhet të bëjë më shumë për veten. Por ata ende duan të mbajnë Amerikën afër. “Pa SHBA-në, NATO nuk funksionon”, thotë ministri polak Kosiniak-Kamysz. Polonia ka ngurruar shumë në çështjen e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë. Presidenti francez Emmanuel Macron ishte ai që e propozoi idenë dhe ajo mori vrull në dhjetor, pasi Trump u zotua t’i jepte fund luftës shpejt.

Britania dhe Gjermania as nuk e kanë pranuar dhe as nuk e kanë kundërshtuar. Por kryeministri polak ngurroi, duke thënë se Polonia “nuk kishte në plan” të dërgonte ushtarë, një qëndrim që duket se bie në kundërshtim me synimet për të marrë përgjegjësi për më shumë siguri. Kosiniak-Kamysz thotë se çdo vendim duhet të merret nga NATO në tërësi.

Arsyeja kryesore e ngurrimit është politike. Zgjedhjet presidenciale me dy raunde nisin më 18 maj dhe fati i qeverisë së kryeministrit Tusk është në fije të perit. Kryeministri është përpjekur të çrrënjosë trashëgiminë autokratike të partisë PiS, e cila mbushi gjykatat dhe qeverinë me servilë dhe e ktheu median shtetërore në makinë propagandistike.

Por presidenti i tanishëm polak vjen nga partia PiS dhe ka vënë shpesh veton ndaj përpjekjeve të kryeministrit Tusk. Nëse zgjedhjet fitohen nga Rafal Trzaskowski, kryebashkiaku liberal i Varshavës dhe kandidat i partisë Koalicioni Qytetar, atëherë reformat e Tusk mund të ecin përpara. Por nëse fiton Karol Nawrocki, historiani konservator i emëruar nga partia PiS (i cili është skeptik për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO), atëherë ngërçi do të vazhdojë. Sondazhet i japin zotit Trzaskowski një epërsi të ngushtë.

Koalicioni i tanishëm qeverisës është mjaft i brishtë. Tusk nuk arriti dot të liberalizonte rregullat e rrepta të abortit, që ishte një nga premtimet e tij kryesore të fushatës. Kjo ka zhgënjyer partitë e majta që janë aleate me të. Partia e qendrës së djathtë Polonia 2050 ka pikëpamje konservatore ndaj abortit dhe ka ngadalësuar reformën.

Anëtarja më e skajshme e koalicionit të djathtë është Partia Popullore Polake, e udhëhequr nga Kosiniak-Kamysz. Këtë muaj, ai ndihmoi Kishën Katolike që të kufizonte edukimin seksual në shkolla. Një arsye e dytë e ngurrimit të Polonisë për t’u zotuar në Ukrainë, është tensioni dypalësh. Dy shtetet kanë pasur prej kohësh fërkime në lidhje me masakrat në Volhinia gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur partizanët ukrainas organizuan një fushatë spastrimi etnik, duke vrarë rreth 100,000 polakë.

Historianët polakë kërkojnë leje për të zhvarrosur viktimat. Por shumë ukrainas i shohin partizanët si heronj dhe zyrtarët ukrainas kanë zemëruar polakët duke minimizuar mizoritë. Ukraina u pajtua këtë muaj për të lejuar zhvarrosjet. Por Polonia gjithashtu ka përshtypjen se Ukraina është mosmirënjohëse. Shumë polakë mendojnë se ukrainasit nuk i kanë falënderuar sa duhet për mikpritjen e mbi një milion refugjatëve dhe për faktin se Polonia ka qenë një qendër kryesore logjistike në ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.

Më e rëndësishmja, polakët kanë përshtypjen se Ukraina e shpërfill Poloninë në marrëdhëniet me aleatët. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, parapëlqen të bisedojë me Amerikën, Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Komisionin Europian. Administrata e tij nuk denjon të merret shumë me fqinjin perëndimor polak. Zelensky e tregoi këtë në një vizitë që bëri në Varshavë më 15 janar që e zemëroi partinë PiS. Ai tha se nëse zoti Nawrocki kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ai duhet të fillojë trajnimin ushtarak për t’u përgatitur për luftë me Rusinë.

Justyna Gotkowska, një eksperte e mbrojtjes në Qendrën për Studime Lindore në Varshavë, thotë se Polonia gjithsesi do ta kishte të vështirë të vendoste një brigadë ushtarake në Ukrainë. Aftësitë e reja ushtarake për të cilat po trajnohet, do të jenë plotësisht funksionale vetëm në vitet 2026-2027. Thuhet se vizita e presidentit Zelensky kishte për qëllim gjetjen e mënyrave për të bindur Trump që të qëndronte i përkushtuar ndaj NATO-s. Oferta kryesore e Polonisë është rritja e buxhetit të saj të mbrojtjes.

Ndryshe nga anëtarët e tjerë të NATO-s, ajo mund të mos ketë nevojë të bëjë shkurtime në fusha të tjera: shpenzimet e reja të mbrojtjes do të financohen nga rritja e PBB-së prej gati 3% vitin e kaluar, thotë Michal Baranowski, zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik. Qeveria e Tusk do të nxisë për ta futur Ukrainën në NATO dhe BE, sado të largëta të jenë perspektivat. “Strategjia e ushtrisë polake është ta mbajë Rusinë sa më larg të jetë e mundur”, thotë zoti Kosiniak-Kamysz./ Monitor

poloni

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë